Lart

Çfarë Tregojnë Thonjtë e Dobët për Shëndetin Tuaj?

Sipas një studimi në kolegjin osteopatik të dermatologjisë në Amerikë thonjtë ndahen në dy kategori:

  • Thonjë të thatë dhe të dobët
  • Thonjë të butë dhe të dobët

Kategoria e parë shkaktohet nga mungesa e hidratimit ndëra e dyta nga lagështia e tepërt, por cilat janë shkaqet e tjera që i bëjnë thonjtë të dobët? Më poshtë ju zbulojmë disa prej tyre:

Hipotiroidja

Nivelet e ulëta të tiroides mund të sjellin dobësimin e thonjve por jo vetëm. Ajo shkakton shtimin në peshë, humbje të flokëve, lodhje si dhe depresion.

Mosha

Thonjtë janë në ndryshim të vazhdueshëm me rritjen e moshës. Ato të këmbëve fillojnë trashen ndërsa të duarve bëhen më të hollë.

Mungesa e hekurit

Nëse ju nuk keni sasinë e duhur të hekurit në trup, niveli i qelizave të kuqe ulet duke sjellë më pas dobësimin e thonjve.

Për t’i mbrojtur ato sugjerohet të përdorni kremin e duarve, mbajini sa më të shkurtër si dhe përdorni doreza kur jeni duke bëre punët e shtëpisë.

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]