Lart

7 Mënyra të Përkujdesjes së Lëkures afër Syve

Lëkura pranë syve është një ndër vendet e para ku trupi juaj tregon shenjat e mplakjes, veçanërisht nëse ju nuk përkujdeseni për atë.


A keni pyetur ndonjëherë pse?

Së pari, lëkura përreth syve tuaj është me e hollë dhe më e ndjeshme se sa lëkura në pjesët e tjera të trupit. Dhe për shkak se ju mbyllni dhe hapni sytë shumë shpesh gjatë ditës kjo shkakton mplakjen parakohore të lëkurës.

Pa përmendur faktorët gjenetikë, rrezet ultravjollcë, stresin, stilin e jetesës të cilat janë shkaktarët kryesorë të plakjes së hershme të lëkurës rreth syve.

7 menyra te perkujdesjes se lekures afer syve
Probleme të zakonshme rreth syve:

  • Lëkurë të errët poshtë syve
  • Vijat e mplakjes
  • Lëkurë të enjtur poshtë syve

Mirëpo nuk ka rëndsi se sa vjet keni, nuk është asnjëherë shumë vonë për të filluar të kujdeseni për lëkurën rreth syve.


Hidratoni, hidratoni, hidratoni!


Hidratimi i lëkurës është një nga hapat më të nënvlersurar, mirëpo ju duhet të mëndoni lëkurën tuaj si një rrush, kur rrushi ka mungesë të ujit ai tkurret dhe paraqiten rrudhat.
Kur bëni hidratimin e lëkurës tuaj, ju ndihmoni redukutimin e rrudhave.

Lëkura poshtë syve tanë nuk ka gjëndra të veta, dhe kjo është shkaktari kryesorë që ndikon në tharjen e tepërt të kësaj lëkurë.

Pyetja më e zakonshme është nëse mund të përdorni hidratuesit e fytyrës rreth syve, dhe përgjigja është po. Përderisa nuk irriton sytë tuaj, dhe hidraton mirë lëkurën, ju mund të përdorni hidratuesit e fytyrës në lëkurën poshtë syve.

Megjithatë duhet të mbani mend se lëkura rreth syve tuaj është më e hollë, dhe kjo mund të bëj atë më të ndjeshme ndaj kremave që përdorni në fytyrë.

Ju mund të blini edhe krem për sy, përbërësit e të cilit janë më të parrezikshëm ndaj syve dhe kanë efekte më të mira kundër mplakjes.


Lexoni përbërësit

Nëse jeni në kërkim për kremën e duhur, është e rëndësishme të dini cilët janë përbërësit më të mirë për problemin që dëshironi të trajtoni, ne kemi shënuar disa përbërës që ndihmojnë për disa shqetësime të caktuara:


Për rrudha të mplakjes

Përveç hidratusve që ndihmojnë lëkurën e thatë, ju duhet të shikoni për përbërës të cilët ndihmojnë edhe dukjen e lëkurës tuaj.

Për të arritur këtë rezultat produktet të cilat kanë përbërje të kolagjenit janë më të mira. Këto përfshijnë:

Retinoidët (Sipas udhëzimt)
Retinolin (si ilaç që mund ta gjeni në shtëpi)
Derivate të vitaminës A
Peptidet
Faktorët që nidikojnë në zhvillim


Për lëkurën e errët poshtë syve

Për të trajtuar lëkurën e errët poshtë syve, që shkaktohen si pasojë e rrezeve UV të diellit, ju duhet të kërkoni këta përbërës:

Arbutin
Hidrokinon
Acid kogjik
Vitaminë C
Sojë
Vitaminë B-3
Acid azelaik


Për enjtjen e lëkurës poshtë syve


Enjtja e lëkurës poshtë syve mund të trajtohet shumë lehtë, pasi që ato zakonisht shkaktohen si pasoj e mungesës së gjumit, apo dehidratimit trupor. Mirëpo nëse jeni duke kërkur për përbërës që ndihmojnë në largimin e pjesës së enjtur, ju duhet të kërkoni për:
Kafeinë
Çaj të gjelbër dhe polifenole të mjderave, manave, boronicave etj..
Dipeptidë
Shelg


Për shqetësime tjera

Për probleme tjera që mund të këni në lëkurën rreth syve, kërkoni antioksidant. Këta përbërës të fuqishëm ndihmojnë në largimin e lëkurës së vdekur që është shkaktuar nga rrezet UV të diellit, duhani, apo edhe ndotja. Për këto probleme kërkoni produkte që përmbajnë:
Vitaminë C
Vitaminë E
Çaj të gjelbër
Vitaminë B-3


Gjithmonë jeni të kujdesshëm

Sa herë që fshini dhe vëni grimin, apo produkte tjera në lëkurën rreth syve tuaj jeni shumë të kujdesshëm. Siç përmendëm më herët lëkura rreth syve tuaj është shumë e hollë, për këtë arsye presioni gjatë ditës mund të kontriboj më shumë në formimin e linjave në lëkurë.

Këtu kemi shënuar disa këshilla që mund të ndiqni gjatë rutinës tuaj për përkujdesjen e lëkurës poshtë syve:


Kur hiqni grimin:

  • Hiqni grimin në lëkurën rreth syve me anën e pambukut
  • Fërkoni sa më lehtë që të mundeni
  • Fërkoni në lëvizje përpjetë
  • Përsëritni deri sa të hiqni grimin

7 Mënyra të Përkujdesjes së Lëkures afër Syve


Kur aplikoni produkte:

  • Merrni produktin me gishtin tuaj të vogël.
  • Aplikoni produktin duke bërë lëvizje rrethore me gisht dhe mos harroni të vendosni produktin edhe në kapakët e syrit tuaj.
  • Përsëritni deri sa produkti të absorbohet.


Kremat kundër diellit janë më se të nevojshme

Ekspozimi në diell luan rol shumë të madh në procesin mplakjes së lëkurës, dhe mund të jetë një nga arsyet kryesore të lëkurës së errët poshtë syve.

Kremat kundër diellit duhet të jenë të domosdoshme në rutinën tuaj për përkujdesjen e lëkurës. Edhe nëse jashtë nuk ka shumë diell asnjëherë mos anashkaloni këtë hap të përkujdesjes për lëkurën.

Dhe mos harroni, kapakët e syve tuaj. Kjo është një nga pjesët më të neglizhuara gjatë përdorimit të kremës kundër diellit.

Dhe nëse nuk mund të vendosni krem kundër diellit koh pas kohe mbi grimin tuaj, atëherë konsideroni blerjen e syzeve kundër diellit që kanë efekt mbrojtës nga rrezet UV.

Syzet jo vetëm që mbrojnë sytë tuaj, ata mbrojnë edhe lëkurën rreth syve nga rrezet UVA dhe UVB.


Bëni masazh


Nëse ju vëreni se enjtja e syve tuaj ndodh vetëm nganjëherë atëherë ju duhet të dini se kjo ndodh për shkak se ju nuk flini sa duhet, dhe ju mund të zgjidhni këtë problem vetëm me një masazh.

Përveç faktorëve gjenetik, sy të enjtur mund të shkaktoj edhe prania e shumë lëngjeve. Kjo mund të jetë rezultat i konsumimit të ushqimeve që janë të pasura me shumë kripë, munges të gjumit, apo edhe teprim të gjumit.

Masazha rreth syve do ndihmoj në qarkullimin e këtyre lëngjeve që janë mbledhur në pjesët tuaja të enjtura.

Dhe nëse mund të investoni në një pajisje masazhi kjo do ju ndihmoj edhe më shumë në reduktimin e entjes rreth syve tuaj.


Flini mjaftueshëm, ushqehuni shëndetshëm, bëni aktivitete fizike, dhe përsëritni

Nëse ju dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme, ju duhet të bëni ndryshime edhe në stilin e jetesës dhe ushqimin që konsumoni.

Tre nga ndryshimet më të mira që mund të bëni janë:

  • Të flini sa keni nevojë
  • Të bëni aktivitete fizike
  • Të konsumoni ushqime të shëndetshme

Unë provoj të fle së paku 6 orë çdo natë dhe të ushtroj rregullisht në mënyrë që të ndihmojë trupin tim në qarkullimin e gjakut. Kur unë nuk fle sa duhet dhe nëse nuk bëj aktivtete fizike jo vetëm që ndihem e plogësht gjatë gjithë ditës, mirëpo edhe lëkura rreth syve të mi enjtet, dhe errësohet.

Unë gjithashtu ushqehem shëndetshëm, me ushqime si ushqimet që janë të pasursa me shumë kalium, veçanërisht bananet. Ju duhet gjithashtu të mbani veten të hidratuar, rregulli im është të pi 8 gota ujë çdo ditë, mirëpo kjo varet nga personi.


Duhani dhe përkujdesja e lëkurës


Nëse jeni duke u munduar të ndaloni duhanin, tani keni edhe një arsye më shumë: të parandaloni rrudhat e parakohshme. Duhani mund të përshpejtoj procesin e mplakjes duke dëmtuar nivelet e kolagjenit dhe elastinit në lëkurën tuaj, të cilat ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës.


Provoni metodat jokirurgjike

Megjithëse parandalimi duhet të jetë hapi juaj i parë, edhe nëse jeni nën moshën 30 vjeçare, faktorët gjenetik mund të shkaktojn probleme.

Nëse keni provuar shumë tretmane dhe asnjëra nga ato nuk kanë funksionuar, atëherë ju keni zgjidhje të tjera të cilat nuk përfshijnë intervenimet kirugjike, nga botoxi deri te mbushjet. Këto metoda ndihmojnë në dukjen e re dhe të njomë të lëkurës.

Mëgjithëse këto janë zgjidhje shumë të shpejta të këtyrë problemeve, ato janë edhe shumë të shtrenjta. Çmimet mund të fillojë nga 550 për një seancë me botox, deri në 1,031 për një senacë me trajtim me llaser. Dhe duke ditur se këto tretmane nuk janë permanente, konsultohuni me mjekun për t’i provuar ato. Ai do e dijë nëse kjo është zgjidhja më i mirë për ju.


Filloni

Ka shumë mënyra për përkujdesjen e duhur të lëkurës rreth syve tuaj, duke filluar nga hidratuesit e deri te kremat kundër diellit. Duke ndjekur këto hapa gjatë rutinës tuaj për përkujdesjen e lëkurës ju do të vëreni ndryshime mjaft të mëdha në lëkurën tuaj rreth syve në shumë pak kohë.

 

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com