Çfarë Tregon Lëkura për Shëndetin Tuaj
Megjithëse tani aparatet dhe analizat e MRI-së dhe ato me rreze X bëjnë shumë mirë identifikimin e problemeve që mund të keni me shëndetin, ato janë zbuluar vetëm tani vonë. Sëmundjet dhe çrregullimet kanë qenë të pranishme që nga kohët e mëhershme. Personat që kanë praktikuar mjekësinë në kohët e mëhershme kanë dalluar simptomat e një sëmundjeje para se ajo të shfaqet me anë të shenjave që jep trupi.
Të njëjta këto teknika mund të përdoren edhe tani për të identifikuar problemet me shëndetin para se ato të bëhen më serioze. Kjo metodë merret nga mësimet Ayurvedic, në të cilat ju mësoni të lidhni problemet e fytyrës me një organ apo pjesë të trupit, për të trajtuar problemin nga brenda për të pasur rezultate nga jashtë.
Këtu kemi përmendur 10 vende të fytyrës të cilat janë më të rrezikuara nga aknet, apo problemet tjera, dhe çka thonë ato për shëndetin tuaj:
Balli
Mund të keni probleme me: fshikëz apo mëlçi
Sipas Aayurveda, balli është nën kontrollin e Vata Doshës dhe lidhet me sistemin nervor dhe sistemin e tretës të ushqimit, kjo do të thotë se problemet në ball zakonisht ndodhin nga stresi dhe amullia. Provoni të reduktoni konsumimin e ushqimeve që kanë shumë yndyrna dhe provoni meditimin apo yogat për të kontrolluar stresin.
Në mes vetullës tuaj të djathtë
Mund të keni probleme me: funksionimin e mëlçisë
Të gjithë e dimë se ankthi i tepërt shkakton rrudhat e parakohshme, mirëpo ju mund të kuptoni se cili nga organet tuaj është më shumë në rrezik nga ndonjë sëmundje nëse vëreni me kohë problemet që paraqiten në këtë pjesë të trupit. Nëse ju keni rrudha në mes vetullës tuaj të djathtë, kjo do të thotë se ju shtypni ndjenjat tuaja, sidomos zemërimin ne mëlçi.
Në mes vetullas tuaj të majtë
Mund të keni probleme me: funksionimin e shpretkës
Rrudhat në mes të vetullës tuaj të majtë shkaktohen si pasojë e grumbullimit të ndjenjave në shpretkën tuaj.
Sytë
Mund të keni probleme me: nyje, gjëndra tiroide apo zorrë
Sytë e tu mund të ju tregojnë më shumë se ç’mendoni: Bebëza të zvogëluara të syrit mund të jenë shenja të probleme me nyje, rritja e pjesës së bardhë në sy mund të jetë shenjë të dëmtimit të nyjeve. Njollat në iris mund të tregojnë probleme me zorrë apo konsumim jo të mjaftueshëm të nutricioneve. Nëse ju vëreni se keni një unazë të bardha në iris, ndaloni konsumimin e tepërt të sheqerit dhe kripës. Ngjyra e verdhë në sy mund të jetë shenjë e problemeve në mëlçi.
Poshtë syve
Mund të keni probleme me: funksionimin e veshkëve
Enjtja e lëkurës poshtë syve tuaj mund të jetë shenjë e problemeve me veshkë. Konsumimi i mjaftueshëm i ujit, konsumimi i më shumë erëzave pikante dhe përtypja e ushqimit në gojë do të ndihmojnë në trajtimin e këtyre problemeve.
Faqet
Mund të keni probleme me: metabolizëm, konsumimin e pamjaftueshëm të nutricioneve apo me mushkëri
Ngjyrat e ndryshme në lëkurën e fytyrës përreth sipërfaqes së faqeve tuaj mund të jetë shenjë e problemeve me metabolizëm apo konsumim të pamjaftushëm të nutricioneve, si të acidit folik apo të hekurit. Faqet janë të lidhura me funksionimin e mushkërive (si p.sh faqet tuaja skuqen kur bëni ushtrime fizike pasi që mbeteni pa frymë), për këtë arsye shikoni nëse keni probleme me frymëmarrjen dhe filloni të bëni ushtrime që ndihmojnë me kondicionin.
Edhe pse kjo nuk është e bazuar nga Ayurveda, është mirë të dini se aknet në faqe zakonisht shkaktohen edhe si pasojë e papastërtisë së telefonit apo, këllëfit të jastëkut në të cilin flini. Mësohuni të mos prekni faqet me duar, dhe të mbani të pastër këllëfët e jastëkut.
Hunda
Mund të keni probleme me: gjakun dhe zemrën
Për arsye se faqet dhe hunda janë nën kontrollin e Pitta dosh-ës (elementi i zjarrit), nuk është e çuditshme se aknet mund të jenë shenja të ndonjë problemi të brendshëm në trupin tuaj. Hunda juaj lidhet me sistemin tuaj qarkullues, për këtë arsye nëse ju vëreni ndonjë puçërr kjo mund të jetë si pasojë e ndonjë problemi me shtypjen e gjakut. Konsumoni më shumë acide yndyrore si avokadot apo vajin ullirit dhe shmangni alkoolin, kafen dhe ushqimet pikante.
Buza e poshtme
Mund të keni probleme me: zorrët, dhe tretjen e ushqimit
Buza juaj e poshtme mund të ju njoftoj rreth shumë gjërave që shkojna brenda në zorrët tuaja. Njollat e kafta në buzë mund të jenë shenja të problemeve me tretjen e ushqimit dhe funksionimin e enzimeve. Ajo mund të jetë edhe shenjë e parazitëve apo krimbave në zorrët tuaja. Ju mund të trajtoni këtë duke konsumuar më shumë probiotikë.
Buzët e zbehta janë zakonisht shenjë e anemisë, për këtë arsye ju duhet të konsumoni më shumë ushqime që janë të pasura me hekur si dhe gjethe të gjelbëra. Nëse ju vëreni se keni një hije të ngjyrës së kaltër në buzë kjo do të thotë se ju mund të keni probleme me frymëmarrje, apo edhe me zemrën. Nëse ju gjithashtu mbeteni shpesh pa frymë, konsultohuni edhe me mjekun. Njollosja e buzës se poshtme mund të jetë shenjë e problemeve më zorrë apo veshkë.
Gjuha
Mund të keni probleme me: mbledhjen e toksinave, dhe me mushkëri
Gjuha është organi i parë në të cilën do të paraqiten problemet që mund të keni me organet e brendshme, dhe është e këshillueshme që ju të përcjellni ndryshimet që ndodhin në të çdo mëngjes. Vendet e bardha në mesin e gjuhës mund të jenë shenja të mbledhjes së toksinave në zorrë, të cilën mund ta trajtoni lehtë duke filluar të mbani një diet të shëndetshme.
Çarjet në fillim të gjiuhës tuaj mund të jenë shenja të problemeve me mushkëri, të cilat mund t’i trajtoni me ushtrime aerobike apo meditim. Nëse ju vëreni ndryshime të tjera në gjuhë ato mund të jenë si pasojë e mungesës së nutricioneve apo lëndëve ushqyese në gjakun tuaj. Kjo mund të ndodh nëse ju vazhdimisht konsumoni ushqime të cilat përmbajnë shumë yndyrna dhe nuk janë të pasura me vitamina. Provoni të konsumoni më shumë ushqime të cilat janë të pasura me hekur, vitamina dhe acide folike.
Mjekra
Mund të keni probleme me: zhbalancim të hormoneve
Mjekra juaj është vendi i parë ku vërehen shenjat e para të zhbalancimeve hormonale dhe stresit, kjo do të thotë se aknet në këtë vend zakonisht paraqiten si pasojë e ciklit menstrual. Reduktimi i stresit, gjumi dhe ushtrimet fizike do ndihmojnë në largimin e këtyre akneve të cilat ndodhen në zonën që kontrollohet nga Kapha dosha.