Lart

7 Gabime që bëni Gjatë Përkujdesjes për Lëkuren Tuaj

Përkujdesja për lëkurën dallon mjaft shumë tani nga përkujdesja për lëkurën më herët – ne përdorim shumë e shumë produkte për lëkurën, si serumet, letrat për absorbimin e vajrave etj. Mirëpo megjithëse ju mund të keni një rutinë perfekte për përkujdesjen e lëkurës, ju prap mund të bëni disa gabime, dhe kjo mund të jetë e vetmja gjë që ju ndalon që të keni një lëkurë të shëndetshme, dhe perfekte.

gabime gjate perkujdesjes per lekuren

 

Përdorimi i tepërt i produkteve për përkujdesjen e lëkurës

Me gjithë këto produkte për përkujdesjen e lëkurës, është shumë e vështirë për të ditur se kur duhet të përdoren këto produkte dhe si – ju mund të mendoni se aq më shpesh dhe aq më shumë që përdorni këto produkte, është aq më mirë. Kjo është gabim!

Nganjëherë ju mund të teproni përdorimin e këtyre produkteve. Si p.sh, nëse jeni duke përdorur shumë produkte të cilat përmabjnë AHA-së, ju mund të bëni largimin e tepërt të lëkurës tuaj të vdekur, dhe me këtë duke dëmtuar mbështjellësin natyral mbrojtës të lëkurës dhe të rrezikoni veten nga aknet.

Nëse produktet e përkujdesjes tuaj të lëkurës kanë shumë përbërës aktiv, atëherë konsideroni këtë rregull – sa më të fortë që të jenë përbërësit, aq më pak duhet ta përdorni produktin. Si p.sh acidin saliciklik duhet ta përdorni vetëm dy herë në javë, dhe jo ta përzieni atë me formula tjera si acidin glikolik apo laktik. Ju mund të gjeni edhe metoda të tjera të cilat mund të mundojnë lëkurën tuaj këtu.

Neglizhimi i qafës

Shenjat e para të mplakjes i paraqet qafa, dhe shumë prej ne e neglizhojmë këtë pjesë të trupit. Ju duhet të përkujdeseni edhe për lëkurën e qafës tuaj njësoj si të fytyrës, kjo përfshin pastrimin, largimin e lëkurës së vdekur dhe sigurisht, hidratimin. Mirëpo keni kujdes me pastrimin dhe përkujdesjen për qafën pasi që lëkura është shumë më e ndjeshme. Gjithmonë përdorni lëvizje rrethore në mënyrë që të mos keni lëkurë të varur të qafës gjatë mplakjes!

Shpërndarja e jobarabartë e produktit

Ju duhet gjithashtu të dini si të shpërndani produktet në mënyrë të barabartë. Nëse ju nuk e bëni mirë shpërndarjen e produktit, ai nuk do të absorbohet nga lëkura. Këshilla është të përdorni produktet me densitet më të vogël në fillim në mënyrë që të mos bllokohen nga produktet me densitet më të madh. Ju gjithashtu duhet të prisni disa minuta para se të përdorni produkte tjera në lëkurën tuaj. Kjo gjithashtu do parandaloj grumbullimin e produkteve në lëkurën tuaj.

Neglizhimi i buzës së lartme

Kur jeni duke hidratuar lëkurën asnjëherë mos harroni lëkurën mbi buzën e lartme. Kjo pjesë e lëkurës tuaj është më se e rëndësishme. Ajo mplaket më shpejtë se pjesët e tjera të lëkurës tuaj. Një këshillë e mirë është të aplikoni kremën e syve që përdorni edhe në këtë pjesë të lëkurës për shkak se ato krema ndihmojnë në forcimin dhe prodhimin e kolagjenit në lëkurën tuaj.

Aplikimi jo i mirë

Një nga gabimet më të mëdha që bëhen gjatë përkujdesjes për lëkurën është të tërhiqni apo të ngrihni lëkurën tuaj. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm gjatë përdorimit ose ndryshe krema që përdorni nuk do të ketë efekt.

Si të aplikoni kremat si duhet: Aplikoni kremat me gishtin tuaj të unazës pasi që ky gisht është më i dobti. Filloni me shpërndarjen e kremës nga hunda juaj, deri të balli, lëkurën afër syve dhe faqeve. Pastaj shpërndani produktin edhe deri te mjekra juaj.

Përfundoni duke shpërndarë kremën edhe një herë në lëkurën rreth syve. Kjo do të ndihmoj në rregullimin e qarkullimit të lëngjeve dhe në largimin e toksinave nga lëkura juaj. Ju mund të shpërndani vajrat për fytyrë në duar para se të aplikoni atë drejt në fytyrë, kjo do ndihmoj në aktivizimin e përbërësve.

7 Gabime që bëni Gjatë Përkujdesjes për Lëkuren Tuaj

Pirja jo e mjaftueshme e ujit

Nëse pyesni modelet se cili është sekreti i tyre për një lëkurë të shëndetshme dhe të njomë, të gjitha nga to do të thonë uji. Sa më shpejtë që ju të kuptoni se çka ndodh brenda trupit tuaj reflekton jashtë aq më shpejtë do të përmirësoni dukjen e lëkurës tuaj. Nëse ju nuk pini ujë sa duhet, lëkura juaj do të duket më e egër dhe nuk do të ketë shkelqimin natyral. Sigurohuni që të pini së paku 2 litra ujë në ditë – ju mund të provoni në mëngjes të pini ujë të nxehtë me limon e cila do të ndihmoj në eliminimin e toksinave nga organizmi.

Mospërdorimi i kremave kundër diellit

Çka shumë njerëz nuk arrinë të vërejnë është se 90% e mplakjes së lëkurës shkaktohet si pasojë e ekspozimit në diell – përdorimi i kremës kundër diellit është e domosdoshme! Ju duhet të përdorni krema të cilat përmbajnë SPF dhe ofrojnë mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB të diellit.

Rrezet UVB janë shkaktarët kryesorë të djegieve nga dielli, zbehja e lëkurës, skuqja dhe ato gjithashtu mund të shkaktojnë edhe kancerin e lëkurës. Ndërsa rrezet UVA konsiderohen më të rrezikshme se rrezet UVB, mund të shkaktojnë dëmtim afatgjatë në lëkurën tuaj, si rrudhat dhe dëmtimin e prodhimit të kolagjenit që bënë që lëkura juaj të varet.

Këshillë: Sigurohuni të aplikoni krem kundër diellit gjithmonë para se të bëni grimin. Mbani mend se kremës kundër diellit i duhet 20 minuta për t’u aktivizuar.

 

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com