Jam duhanpirës. Si mund të kujdesem për Lëkurën
Pyetje: Jam duhanpirës e di që është keq për mua dhe po përpiqem ta lë. Por kjo nuk do të thotë që nuk dua të kem një lëkurë të mbajtur. Cfarë duhet të bëj?
Përgjigje: E pra, tashmë e dini se pirja e duhanit nuk është gjithmonë vendimi më i mirë për pamjen tuaj. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk e meritoni një regjim të kujdesit të lëkurës ndërsa jeni duke u përpjekur të largoheni nga ky zakon.
Jam duhanpirës. Si mund të kujdesem për lëkurën ?
Le të fillojmë me lajmin e keq: Pirja e duhanit përshpejton procesin e plakjes. Këto janë 5 mënyrat që pirja e duhanit ndikon negativisht në lëkurën tuaj:
Pirja e duhanit e largon oksigjenin nga lëkura juaj.
Kjo dëmton kapilarët dhe enët e zgjeruara të gjakut, duke çuar në irritim dhe skuqje.
Kjo e bën kolagjenin dhe elastinën, (esenciale për një lëkurë rinore) të prishen shumë më shpejt.
Mimika jonë shkakton linja rreth hapësirës së gojës dhe ballit.
Zvogëlon nivelet e vitaminës A në lëkurë, duke krijuar lëkurë më të thatë.
Për ta thënë më qartë: Dëmton shëndetin në çdo aspekt.
Lajm i mirë është se këshillat tradicionale për kujdesin e lëkurës ende funksionojnë, edhe nëse jeni duhanpirës. Gjithkush duhet të ketë një krem me faktorë mbrojtës prej 30, por është veçanërisht e rëndësishme nëse pini duhan në ambient të hapur. Kjo do të ndihmojë për të mos ngushtuar enët e gjakut dhe do të ruaj tenin rinor të lëkurës.
Gjithashtu, duke ndryshuar serumet tuaja për ditën dhe natën. Përdorimi i një serumi antioksidues ndihmon në eliminimin e radikaleve të lira që ndodhen në kimikatet e tymit dhe ndikojnë negativisht në fytyrë. Aplikoni serumin para se të vendosni kremin me faktor mbrojtës dhe kjo do të ndihmojë në rindërtimin dhe kthimin e kolagjenit në lëkurën tuaj. Gjatë natës, merrni retinol, pasi pirja e duhanit zvoglon vitaminën A dhe të gjitha retinolet janë derivatet e vitaminës A. Dëshironi të keni nivele të rritura të vitaminës A në mënyrë që trupi juaj të rigjenerohet, në vend se të kemi një lëkurë të plakur.
Retinoli ndihmon për të reduktuar rrudhat dhe aknet, të cilat askush nuk i dëshiron, pavarësisht nëse pini duhan apo jo. Për të luftuar irritimin e lëkurës që mund të vjen me përdorimin e retinolit dhe lëkurën e thatë, përdorni një krem shumë hidratues dhe një krem pa vaj, në vend se të përdorni gjalpin e kakaos apo disa vajëra.
“Non-comedogenic” është një term për kremërat pa vajëra(për lëkurë të yndyrshme) kështu që çdo gjë me këtë mbishkrim do të jetë më e përshtatshme, pa vaj ose me një formulë të bazuar në ujë.
Për shkak se tymi mund të bllokojë poret, ju duhet të lani plotësisht fytyrën dy herë në ditë. Ju mund të provoni një tonik-pastrues me acid glycolic, i cili gjithashtu ndihmon për të përshpejtuar rigjenerimin e qelizave.