Ju Jeni Ajo Çfarë Konsumoni: Shikoni Çfarë Ndikimi ka Dieta Juaj në Lëkurën e Fytyrës Tuaj
Ne të gjithë e dimë se ka ushqime që ndikojnë negativisht në mënyrën se si dukemi. Kjo pasqyrë e parë vërehet në mëngjesin pas një nate të mbushur me pije alkoolike. Por sa shpejt ndikojnë këto ushqime në fytyrë? Dhe nëse nuk i konsumoni ato, sa shpejt mund të vini re një ndryshim pozitiv në lëkurën tuaj?
Gluteni: 2 orë:
Nëse keni një ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit, fytyra juaj mund të ënjtet për shkak të reagimit të tij inflamator. Ky reagim do të shfaqet brenda dy orëve. Trajtimi është që të pini një lëng të gjelbër të bërë me kastravec dhe majdanoz, pasi të dyja veprojnë si një diuretik dhe ndihmojnë në pastrimin e mbetjeve inflamatore nga trupi.
Produktet e qumështit: 12h:
Produktet e qumështit mund ta bëjnë lëkurën tuaj të shpërthejnë nga aknet, sepse çrregullojnë testosteronin dhe estrogjenin në trup.Reagimi do të vërehet një ditë më vonë. E vetmja kohë që lëkura ime irritohet është pasi që ha jogurt! Nuk ka shumë që mund të bëni, përveçse ta reduktoni apo ta konsumoni shumë pak në dietën tuaj.
Ushqimi i fërguar: 12h:
Ushqimi i fërguar, duke përfshirë ato 10 patate të skuqura që morët nga pjata e mikut tuaj, do të shfaqen në fytyrën tuaj – lëkura do të duket e zverdhur dhe me yndyrë. Ushqimi i ngrirë ndryshon strukturën e membranës qelizore, duke e bërë më të vështirë për qelizat e lëkurës që të eliminojnë mbeturinat e tyre. Do të shfaqet rreth 12 orë pasi ta keni konsumuar atë. Pini një tonik shafran i thatë për të ndihmuar në kthjelljen e lëkurës.
Sheqeri: 6-8h:
Nëse keni nevojë për ëmbëlsira çdo natë, kini vëmendje, ju do të shihni reagimin në rreth gjashtë deri në tetë orë. Konsumi i rregullt i sheqerit shkatërron kolagjenin dhe elastinën, duke bërë që të shfaqen rrudhat rreth syve dhe vijat rreth ballit. Përmbush dëshirat e tua ndaj ëmbëlsirave me kombucha. Kombucha përmban probiotikë, të cilat ndihmojnë në aktivizimin e mikrobiomës për t’i dhënë një ngjyrë më rinore lëkurës tuaj.
Alkooli: Menjëherë pas 12h:
Një koktej më shumë dhe ju do ta vëreni. Lëkura është e skuqur, e irrituar dhe me njolla. Kjo mund të ndodhë pothuajse menjëherë,(nëse ju jeni të prirur për skuqje), ose në mëngjes. Hidratojeni me lëng kokosi ose një lëng jeshil i bërë me kastravec, kopër dhe magdanoz. Pini vazhdimisht gjatë gjithë ditës për ta kthyer oksigjenin në lëkurë.