fbpx
Lart

Këshilla mbi Përkujdesjen e Lëkurës për Personat e Moshës 30 vjeçare

faqja probleme.me

Mirëserdhët në të 30-tat, kjo do të jetë një periudhë shumë e mirë për ju. Të 30-tat është mosha adekuate e pjekurisë, dhe kjo nënkupton gjithashtu përkujdesjen më të thellë të lëkurës tuaj.

Ashtu si ju, edhe lëkura juaj po rigjenerohet, dhe kjo nënkupton se juve do ju duhet të përkujdeseni më hollësisht për atë. Pigmenti, lëkura e errët poshtë syve janë shenjat e para që lëkura juaj ka probleme me rigjenerimin.

Dhe aq e vështirë sa mund të duket; përkujdesja për lëkurën tuaj në moshën 30 vjeçare përfshin ndjekjen e hapave të thjeshtë të cilët do të sigurojnë të mbajtjen e njomë dhe të shëndetshme të lëkurës tuaj. Këtu kemi shënuar disa këshilla për përkujdesjen e lëkurës që mund të ndiqni pasi që të keni mbushur 30 vjeç

tactica seo kosovo
  •       Pini shumë ujë
  •       Pastroni fytyrën
  •       Pastroni fytyrën nga lëkura e vdekur
  •       Përdorni kremë kundër diellit
  •       Hidratoni lëkurën
  •       Përdorni tretmane kundër mplakjes

Këshilla mbi Përkujdesjen e Lëkurës për Personat e Moshës 30 vjeçare

  • Pini shumë ujë

Pini shumë ujë në mënyrë që të keni një lëkurë të shëndetshme. Shtoni dhe lëng limoni për një efekt akoma më të shpejtë. Gjithashtu provoni të mos qëndroni në dush për shumë kohë, dhe pastrohuni me ujë të vakët, kjo do ndihmoj në parandalimin e tharjes së lëkurës tuaj. Përdorni një shampo hidratues për pastrimin e trupit në mënyrë që ajo të krijojë një mbules mbrojtjeje në lëkurën tuaj.

 

  • Pastroni fytyrën

Sigurohuni që të hqini grimin dhe të pastroni fytyrën para se të bini në gjum. Mos harroni të pastroni fytyrën tuaj edhe në mëngjes.

 

  • Pastroni fytyrën nga lëkura e vdekur

Pastroni fytyrën tuaj nga lëkura e vdekur çdo javë, është më e këshillueshmë të pastroni atë gjatë natës se sa gjatë ditës. Lëkura juaj rigjenerohet gjatë natës, dhe pastrimi i fytyrës nga lëkura e vdekur ndihmon këtë proces. Nëse keni lëkurë më të yndyrshme bëni pastrimin e fytyrës nga lëkura e vdekur një apo dy herë në javë.

 

  • Përdorni kremë kundër diellit

Përdorni kremë kundër diellit çdo ditë, edhe nëse është dimër apo është duke rënë shi. Rrezet UVA shkaktojnë mplakjen e parakohshme të lëkurës dhe kjo mund të dëmtoj lëkurën tuaj. Kremat kundër diellit do ju mbrojnë nga këto rreze.

 

  • Hidratoni lëkurën

Përdorni një hidratues menjëherë pasi që keni përfunduar dushin në mënyrë që të mbani të njomur dhe të freskët lëkurën tuaj.

  •       Shmangni sheqerin

Balanconi dietën tuaj duke konsumuar më shumë perime dhe më pak sheqerna dhe kafeinë. Sheqernat rrisin rrezikun e mplakjes së parakohshme dhe përkeqësojnë ndonjë problem që mund të keni me lëkurën. Sheqernat aktivizojnë dhe mund të shkaktojnë pezmatimet te cilat mund të bëjnë lëkurën tuaj të vrazhdë.

  •       Pastrimi me ujë të ftohtë

Kjo është këshilla më e mirë për përkujdesjen e lëkurës për përsonat në moshën 30 vjeçare. Uji i ftohtë parandalon mplakjen e lëkurës. Çdo mëngjes, pastroni fytyrën më ujë të ftohtë, duke shpërlarë atë 2-3 herë. Kjo do i jap jetë dhe freski lëkurës tuaj. Bëni këtë edhe para se të bini në gjum.

 

  • Përdorni tretmane kundër mplakjes

Ju mund të përdorni maska për fytyrë, krema dhe çdo produkt tjetër që mund të gjeni në treg kundër mplakjes. Ju mund të provoni të bëni edhe një maskë nga mjalta dhe të bardhët e vezëve një herë në javë, kjo do të ndihmoj në përmirësimin e dukjes së lëkurës tuaj. Tretmanet me pemë, freskojnë lëkurën tuaj si dhe rigjenerojnë qelizat, duke I jepur lëkurës tuaj një shkëlqim dhe dukje perfekte.

faqja probleme.me
Shpërndaj
Estetika - Probleme.me
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]