Lart

Kujdesi Për Lëkurën

Përkujdesja e veçantë ndaj lëkurës ndihmon shumë në mbajtjen e shëndetit të saj dhe zvogëlimin e rrezikut për akne, shenja, apo njolla.

Përkujdesja ndaj lëkurës përfshin katër hapa të thjeshtë që ju mund t’i kryeni në mëngjes apo para se të flini.

Pastrimi

Ju duhet të bëni pastrimin e lëkurës tuaj më ujë të veçantë që mund ta bleni në kozmetikë. Pastroni fytyrën tuaj jo më shumë se dy herë në ditë. Nëse keni lëkurë të thatë mos e pastroni atë më shumë se një herë.

Mos pastroni lëkurën tuaj deri në pikën ku vaji i saj natyral zhduket!

Kujdesi per lekuren

Serumet

Serumet me vitaminën C dhe me faktorë tjerë rekomandohen që të përdoren në mëngjes, pasi që të lyeni lëkurën me krem kundër diellit. Në mbrëmjë retinoli apo retinoidet sipas udhëzimit të mjekut funksionojnë më mirë për lëkurën. Serumet më të mira janë ato që përmabajnë vitaminë C dhe E.

Hidratimi

Edhe llojet e lëkurave të yndyrshme kanë nevojë për hidratim. Ju duhet të përdorni hidratues që janë më të lehtë dhe me përmbajtje më xhelatinoze. Nëse keni lëkurë të thatë është më mirë që ju të përdorni hidratuesit që janë më të trashë sa i përket densitetit. 

Kujdesi Për Lëkurën
Krem kundër diellit

Përdorni krem kundër diellit më së paku 30 SPF. Aplikojeni kremin 15 minuta para se të dilni jashtë për shkak se kremës i duhet pak kohë për tu aktivizuar. Nëse ju keni lëkurë më të errët është më mirë të përdorni më shumë krem kundër diellit.

Përdorni produkte të cilat i përshtaten llojit të lëkurës tuaj dhe mos harroni të lexoni udhëzimet. Disa produkte si retinoli ose retinoidi duhet përdorur vetëm gjatë natës.

Për të gjitha llojet e lëkurës:

  • Pini shumë ujë.
  • Ndërroni këllëfet e jastëkut së paku një herë në javë.
  • Pastroni flokët para se të flini.
  • Përdorni krem kundër diellit çdo ditë 15 minuta para se të dilni jashtë.

Filloni me një rutinë për përkujdesje të lëkurës dhe shikoni se si reagon lëkura juaj. Pasi që keni gjetur rutinën e duhur për ju, filloni të përdorni edhe maska të fytyrës dhe kremëra për largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, në mënyrë që të keni një lëkurë të shëndoshë.

Para se të përdorni një produkt të ri gjithmonë testojeni atë, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme. Kjo do ju tregoj nëse ju keni ndonjë reaksion alergjik ndaj ndonjë përbërësi në krem.

Në mënyrë që të testoni një produkt të ri ju duhet të:

  • Aplikoni një sasi të vogël të këtij produkti në duart apo kyçin e dorës tuaj.
  • Prisni 48 orë dhe shikoni nëse keni ndonjë reaksion alergjik.
  • Kontrolloni përsëri lëkurën pas 96 orëve nëse keni ndonjë reaksion të vonshëm.

Reaksionet alergjike përfshijnë irritimin, skuqjen, gungat e vogla, ose kruajtjen. Nëse ju vëreni këto simptoma, pastroni duart me ujë dhe bleni një produkt tjetër që i përshtatet lëkurës tuaj.

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com