Lart

15 Gjëra që Duhet dhe nuk Duhet të bëni Gjatë Pastrimit të fytyrës

Kjo mund të ju duket shumë e lehtë për tu bërë, mirëpo pastrimi i fytyrës kërkon kohë dhe vëmendje – dhe nëse ju nuk e bëni atë si duhet ju rrezikoni të keni edhe më shumë akne.

 

Shumë njerëz mendojnë se ju duhet të pastroni fytyrën vetëm për të hequr grimin apo kur fytyra juaj duket e papastër, mirëpo fytyra duhet të pastrohet dy herë në ditë.

 

Megjithatë, mënyra se si pastroni fytyrën është më e rëndëishme se sa herë e pastroni atë. Pavarësisht nga lloji i lëkurës tuaj, një rutinë e përkujdesjes së fytyrës gjatë natës është më se e nevojshme.


Pastrimi i fytyrës nga grimi, pisllëku, dhe ndotja do ndihmoj në përgatitjen e lëkurës tuaj për hapat e rradhës të rutinës që ndjekni, si dhe do ndihmoj në rigjenerimin e lëkurës gjatë natës.

 15 gjera qe duhet dhe nuk duhet te beni gjate pastrimit te fytyres

Bëni: Hiqeni grimin

Përdorni faculeta për heqjen e grimit përpara se të filloni pastrimin – veçanërisht para se të flini.

Poret bëjnë heqjen e toksinave gjatë natës dhe nëse ato bllokohen, gjithçka do të mblidhet dhe kjo do të rezultoj në akne. Kjo rutinë funksionon për të gjitha llojet e lëkurës.

  • Nëse poret tuaja janë mbyllur, pastroni fytyrën tuaj dy herë. Kjo rutinë përfshin përdorimin e vajrave (ricint, ullirit, lulediellit) për të pastruar papastërtinë që është grumbulluar gjatë ditës, dhe pastaj pastroni fytyrën më uje në mënyrë që të hiqni vajin.
  • Lageni një shkop pambuku në ujë apo vaj  që të pastroni grimin përreth syve tuaj. Shkopat e pambukut janë të butë dhe nuk irritojnë lëkurën afër syve.

Mos bëni: Mos pastroni fytyrën me sapun

Mos pastroni fytyrën me sapun, vetëm nëse sapuni është specifikisht për fytyrë, sepse sapunët mund të bëjnë debalancimin e niveleve të pH-së në lëkurë dhe kjo rrezikon të mblidhen më shumë bakterie.

 

Shënim: Uji për pastrimin e fytyrës, veçanërisht balsamet për pastrim janë të mira për personat me lëkurë të ndjeshme.

Shumë njerëz shikojnë për produkte për pastrimin e fytyrës të cilat shkumojnë sepse mendojnë se nëse nuk shkumon nuk është duke pastruar fytyrën si duhet. Mirëpo shkuma mund të eliminoj edhe vajin e fytyrës tuaj natyrale.

Një studim i vitit 2012 thotë se disa nga produktet për pastrimin e fytyrës nuk lejojnë molekulat e lëkurës tuaj të qëndrojnë në vend e tyre natyral.

 

Bëni: Pastroni fytyrën me ujë të vakët

Shënim: Poret nuk janë dyer. Uji i nxhet nuk i hap ato dhe uji i ftohtë nuk i mbyll.

E vërteta është se çfarëdo temperature ekstreme e ujit mund të shkaktoj irritim në lëkurën tuaj dhe është më mirë të përdorni ujë me temperaturë të mesme. Ju nuk dëshironi të keni lëkurë të skuqur pasi që keni pastruar fytyrën me ujë shumë të nxehtë.

Mos bëni: Mos përdorni menjëherë leckën

Fërkimi i lëkurës mund të largoj edhe mbështjellësin natyral mbrojtës të lëkurës tuaj. Mënyra më e mirë për të pastruar fytyrën është të përdorni gishtat.

 

Për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës provoni të pastroni fytyrën me produkte që përmbajnë acid saliciklik, acid glikociklik, acid laktik apo enzime të pemëve.

Leni këto produkte në lëkurë 60-90 sekonda, dhe pas shpërlarjes lëkura juaj do të shkëlqej.

 

Bëni: Provoni ujin tonifikues

Ky ujë përmban molekula pastruese që ndihmojnë në heqjen e grimit.

Disa persona, që nuk përdorin produkte kozmetike, mund të përdorin ujin tonifikues edhe për pastrimin e fytyrës. Nëse jeni duke bërë kamping në një vend pa ujë, uji tonifikues mund të pastroj fytyrën tuaj, dhe më e mira është se nuk ka nevoj të shpërlahet.

15 Gjëra që Duhet dhe nuk Duhet të bëni Gjatë Pastrimit të fytyrës

Mos bëni: Mos përdorni shumë pajisje për pastrim

Studimet thonë se bakteriet të cilat mblidhen në sfungjerët që përdoren për të pastruar fytyrën është më shumë arsye për mos t’i përdorur ato, përderisa ju nuk i pastroni sfungjerët me detergjentë menjëherë pas përdorimit.

Duart mund të pastrohen vetëm me sapun dhe ujë.

 

Bëni: Provoni brushën elektronike për pastrim

Brusha elektronike për pastrim është më e dobishme për personat të cilët kanë lëkurë me më shumë yndyrë.

Kjo brushë ka shumë funksione si reduktimin e akneve, pastrimin e poreve etj. Nëse keni lëkurë të ndjeshme ju mund të limitoni përdorimin e kësaj brushe për shkak se ajo mund të irritoj lëkurën tuaj.

Mos bëni: Mos ndaloni te mjekra juaj

Nofulla dhe qafa juaj gjithashtu janë të papastërta dhe kanë nevojë për pastrim.

Nëse jeni duke pastruar, fytyrën ngadalë më anën e gishtave tuaj pastroni edhe nofullën dhe qafën tuaj me lëvizje rrethore.

Ky lloj masazhi do ndihmoj lëkurën tuaj të relaksohet dhe do i jap asaj një pushim nga dita e ngarkuar në punë.

 

Bëni: Bëni tharjen e fytyrës tuaj me një peshqir të butë

Mos lini ujë në fytyrë, për shkak se uji që lihet nuk hidraton lëkurën, në të vërtetë pasi që ai thahet, mund të bëjë edhe tharjen e tepërt të lëkurës tuaj.

Mos harroni të bëni tharjen e fytyrës tuaj me një peshqir të butë antimikrob, duke qenë shumë të kujdesshëm në lëkurën rreth syve.

Mos bëni: Mos pastroni fytyrën më shumë se ç’duhet

Njerëzit harrojnë se ata pastrojnë fytyrën edhe kur bëjnë dush. Nëse ju keni pastruar fytyrën dy herë gjatë ditës dhe tani jeni duke bërë dush ju jeni duke pastruar fytyrën për herën e tretë, dhe kjo është pak e tepruar.

 

Bëni: Përdorni sipas rekomandimit të udhëzuesit

Nëse jeni duke menduar përse uji për pastrimin e fytyrës tuaj nuk është duke funksionuar, sigurohuni se jeni duke përdorur masën e duhur. Disa njerëz nuk përdorin masën e duhur për shkak se ata dëshirojnë që produkti të ju zgjas më shumë apo të kursejnë para. Mos bëni këtë!

Nëse jeni në dyshim, lexoni udhëzimin e produktit. Të gjitha këto produkte testohen dermatologjikisht për masën që duhet përdorur në mënyrë që ai të jetë efektiv.

 

Mos bëni: Mos përdorni shumë produkte për largimin e qelizave të vdekura të lëkurës

Lëkura juaj ka një mbështjellës natyral për mbrojtjen dhe hidratimin e saj. Mos fërkoni lëkurën tuaj më shumë se ç’duhet kjo mund të shkaktoj dëmtim serioz permanent në lëkurës tuaj.

Shenja e parë që tregon se ju jeni duke përdorur shumë produkte për largimin e qelizave të vdekura të lëkurës është rritja e ndjeshmërisë së lëkurës tuaj, kjo përfshin irritimin e lehtë, aknet, skuqjen apo edhe djegien gjatë përdorimit të produkteve tjera të lëkurës.

Mos përdorni produkte që përmbajnë acid alfa-hidroksil (laktik, glikolik, fruktal) dhe acid beta-hidroksil (saliciklik) këto janë shumë të forta dhe mund të dëmtojnë lehtë lëkurën tuaj.

Mos përdorni këto produkte për pastrimin e fytyrës:

  • Sapunët
  • Produktet aromatike apo me ngjyrë
  • Produktet e forta dhe që bëjnë shkumë

Bëni: Në fund përdorni një krem për balancimin e pH-së

Kjo nuk është teknikisht një hap që bëhet gjatë pastrimit të fytyrës, mirëpo shumë njerëz harrojnë rëndësinë e kremave të cilat bëjnë balancimin e lëkurës.

Kremat janë të lehta, të lëngëshme dhe zakonisht përdoren për të balancuar nivelet e pH-së në lëkurën tuaj. Shumica e kremave kanë dobi të posaçme cilat trajtojnë probleme të posaçme.

 

Shikoni për përbërës si:

  • Krem me ujë trëndafili, që ka efekte kundër mplakjes
  • Krem me kamomilë, që ndihmon në qetësimin e lëkurës
  • Acid saliciklik apo witch hazel që ndihmon në trajtimin e akneve

Për të aplikuar kremat ju mund të përdorni shkopinjtë e pambukut me të cilët do të bëjnë të mundur përhapjen e kremës në zonën e ballit dhe hundës.

Mos bëni: Mos harroni të hidratoni lëkurën

Asnjëherë mos harroni të bëni hidratimin e lëkurës. Disa njerëz pëlqejnë ndjenjën e ngushtë që kanë pasi që të pastrojnë fytyrën, mirëpo ajo është thatësi e tepruar në fytyrë.

Lëkura juaj mund të bëhet më e ndjeshme pastaj, ajo mund të filloj të bie apo të çahet. Hidratimi preventon tharjen e tepërt të lëkurës.

Nëse lëkura juaj është gjithmonë shumë e thatë pasi që ta pastroni atëherë ndërroni prduktin me të cilin pastroni atë, dhe shikoni për produkte të cilat janë për persona me lëkurë më të thatë.

 

Bëni: Eksperimentoni me rutinën tuaj

Eksperimentoni dhe lexoni- gjeni persona të cilët kanë lëkurën e njëjtë me tuajën, provoni të ndjekni rutinën e tyre për pastrimin e fytyrës kjo është një metodë e mirë testimi.

Si p.sh personat me fytyrë më të yndyrshme do të vërejnë se pastrimi i fytyrës dy herë në ditë do ndihmoj me aknet e tyre. Personat të cilët nuk kanë provuar shumë rutina për përkujdesjen e lëkurës dhe nuk përdorin grimin thonë se uji është më i miri për trajtimin e akneve (kjo është për shkak se ata asnjëherë nuk kanë dëmtuar mbështjellësin e tyre të lëkurës me acide – ndikim shumë të madh ka edhe gjenetika).

 

Përmbledhje

Pastrimi është vetëm hapi i parë në përkujdesjen e lëkurës tuaj. Pjesa tjetër i përket serumeve, hidratuesve, maskave për fytyrë, kremave, si ushqeheni, aktivitetet fizike, dhe ku vëni fytyrën tuaj (telefoni është një pajisje mjaft e papastër).

Mënyra më e mirë për të ditur se si të pastroni fytyrën tuaj është të caktoni qëllimet dhe limitet tuaja të pastrimit.

Mjetet e nevojshme për të bërë pastrimin e duhur të fytyrës:

  • Një ujë të lehtë dhe të butë për pastrim
  • Një brushë elektronike, nëse keni lëkurë të yndyrshme
  • Një leckë pastrimi dhe peshqir për të bërë tharjen e fytyrës
  • Opsionale: ujë tonifikues nëse udhëtoni dhe peceta për heqjen e grimit

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com