Përkujdesja për Lëkurë të Yndyrshme gjatë Verës
Lëkura e yndyrshme ka nevojë për përkujdes të veçantë, posaçërisht gjatë verës. Në fund të fundit, kombinimi i një lëkure të yndyrshme me djersë mund të jetë shkaktari kryesorë i pikave tuaja të zeza në hundë, akneve, dhe problemeve tjera me lëkurën.
Për këtë arsye ju duhet t’i ndjekni këta hapa për përkujdesjen e lëkurës tuaj gjatë verës (nëse keni lëkurë të yndyrshme)
- Gjeni kremën e duhur kundër dielli
- Largoni lëkurën e vdekur nga fytyra
- Gjithmonë përdorni letra të cilat absorbojnë yndyrën e tepër në fytyrë
- Mos pastroni fytyrën më shumë se sa duhet
Gjeni kremën e duhur kundër diellit
Nëse keni lëkurë të yndyrshme, sigurisht problemi juaj kryesor është që lëkura juaj është gjithmon e rrëshqitshme. Ju keni provuar disa produkte, sidomos kremat kundër diellit, dhe frika juaj është të përdorni ndonjë produkt që do ju shkaktoj akoma më shumë yndyrë në lëkurë.
Nëse ju keni këtë shqetësim atëherë mund të provoni kremat kundër diellit të cilat nuk kanë përbërje yndyrore.
Pastroni fytyrën nga lëkura e vdekur
Mbani mend se djersa dhe yndyra janë shumë të rrezikshme për personat me lëkurë të yndyrshme. Poret e mbyllura nga djersa shkaktojnë akne te personat me lëkurë të yndyrshme. Gjatë verës lëkura e yndyrshme, bëhet edhe më e yndyrshme si pasojë e djersitjes dhe për këtë arsye ju duhet vazhdimisht të pastroni fytyrën tuaj nga lëkura e vdekur. Sigurohuni që jeni duke përdorur një pastrues të përshtatshëm për lëkurën tuaj.
Gjithmonë përdorni letra të cilat absorbojnë yndyrën e tepërt në fytyrë
Këto letra absorbojnë të gjithë yndyrën e tepërt nga lëkura juaj, dhe sigurohuni që gjithmonë të keni nga një me vete gjatë verës edhe nëse jeni në ambiente të mbyllura. Në këtë mënyrë ju do të largoni yndyrën e tepruar në fytyrë.
Mos pastroni fytyrën më shumë se sa duhet
Po, lëkura juaj do ju duket më e yndyrshmë gjatë verës, pasi që gjëndrat yndyrore gjatë verës prodhojnë më shumë sebum. Ju mund të mendoni se zgjidhja e këtij problemi do të ishte pastrimi i shpeshtë i fytyrës, mirëpo kjo është gabim. Nëse ju pastroni fytyrën më shumë se sa duhet, lëkura juaj do të prodhojë akoma dhe më shumë yndyrë si pasojë e thatësisë që do të ketë pas pastrimit të tepërt.
Mos pastroni fytyrën tuaj më shumë se dy herë në ditë, dhe pastroni atë me një ujë pastrues që përshtatet me llojin e lëkurës tuaj.