Lart

Përkujdesja për Lëkurën në Moshën 40 Vjeçare

Kur ju mbërrini moshën 40 vjeçare, ju duhet të dini së paku disa gjëra rreth përkujdesjes për lëkurën. Nëse jeni një person që i kushtoni shumë vëmendje dhe përkujdesje lëkurës, ju keni zbuluar retinolin apo serumet. Mirëpo, tani është koha të mësoni gjithçka rreth përkujdesjes për lëkurën.

Kur ju arrini moshën 40 vjeçare ju duhet të dini se lëkura juaj nuk rigjenerohet më ashtu siç është rigjeneruar kur keni pasur 20 vjet, kjo do të thotë se ju do të filloni të shihni shenjat e para të rrudhave dhe zbehjen e lëkurës.

Ndryshimet hormonale janë gjithashtu shumë të zakonshme, kur nivelet e estrogjenit ulen ato ndikojnë në funksionin e fibroblasteve, të cilat prodhojnë elastinën dhe kolagjen, si dhe melanocitet të cilat mbajnë lëkurën të butë, dhe të shëndetshme. Lëkura juaj do të fillojë të varet dhe do të fillojë të prodhojë më pak yndyrë, si pasojë e kësaj ajo do të bëhet më e thatë. Për këtë arsye ju duhet të përkujdeseni për lëkurën tuaj që nga fillimi.

Përkujdesja për Lëkurën në Moshën 40 Vjeçare

Përkujdesja për lëkurën për personat e moshës 40-vjeçare

Pastroni

Fillimi i një përkujdesje të duhur për lëkurën gjithmon fillon me pastrimin, ju mund të pastroni fytyrën tuaj me ujë shkumues, qumështor, apo edhe vajor të pastrimit. Duke pastruar fytyrën tuaj dy herë në ditë, ju do të siguroheni që të largoni çdo papastërti, bakterie apo yndyrë nga lëkura juaj. Tani pasi që lëkura juaj prodhon më pak yndyrë ju mund të pastroni atë dy herë me ujë për pastrim.

Balsamet për pastrim, pasi që ato nuk largojnë yndyrnat natyrale që prodhon fytyra. Sigurohuni që të jeni shumë të kujdesshëm gjatë pastrimit, mos tërhiqni lëkurën tuaj, por me kujdes masazhoni atë në mënyrë që të ndihmoni në prodhimin e kolagjenit dhe parandalimin e tharjeve limfatike.

 

Përdorni toner

Në këtë moshë është e këshillueshme të përdorni një toner i cili do ndihmoj në balancimin e lëkurës tuaj. Shikoni për tonera të cilët përmbajnë përbërës hidratues, si peptide apo ekstrakte natyrale të bimëve. Peptidet ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të mplakjes së lëkurës pasi që ata janë të përbërë nga aminoacidet të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave, dhe rregullimin e indeve të dëmtuara.

 

Largoni lëkurën e vdekur

Largimi i lëkurës së vdekur është e domosdoshme për të gjitha llojet e lëkurës, mirëpo është edhe më shumë e rëndësishme për ngadalsimin e procesit të mplakjes së lëkurës. Duke përdorur produkte për pastrimin e lëkurës të cilat përmbajnë hidratues si, acidin laktik dy herë në javë ju do të ndihmoni në rigjenerimin e qelizave të lëkurës tuaj dhe shkëlqimin e saj. Largimi i qelizave të vdekura gjithashtu ndihmon në zhdukjen e shenjave nga dielli dhe shenjave nga mplakja, të cilat zakonisht ndodhin si pasojë e ekspozimit në diell, dhe ndryshimeve hormonale.

 

Serumet antioksiduese

Nëse akoma nuk keni investuar në një serum, tani është momenti juaj. Serumet kanë një përbërje të lehtë me një strukturë më të vogël molekulare, të cilat ndihmojnë në riparimin dhe hidratimin më të thellësishëm të lëkurës tuaj. Rekomandojmë serume të cilat kanë përbërës antioksidues si, “Vitamina C dhe E, të cilat do të ndihmojn në rregullimin e ngjyrës së lëkurës dhe do t’i japin asaj një shkëlqim marramendës.

Peptidet dhe serumet të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës gjtihashtu janë shumë të mira për lëkurat të cilat janë nën procesin e mplakjes, ato veçanërisht ndihmojnë në rigjenerimin e epidermës së lëkurës dhe prodhimin e kolagjenit.

 

Përdorni produkte për rregullimin e ngjyrës së lëkurës (gjatë ditës)

Pacientë të cilët përjetojnë hiperpigmentin në moshën 40 vjeçare, kjo do të thotë se ata kanë ndyrshime të ngjyrës së lëkurës, të cilat nganjëherë përfshijnë edhe njolla të errëta në lëkurë. Në mënyrë që të parandaloni këtë ju mund të përdorni produkte të cilat ndihmojnë në rregullimin e ngjyrës së lëkurës të cilët kanë përbërës antioksidues si vitaminë C. Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga papastërtia dhe krijon një shtres mbrojtëse gjatë gjithë ditës, ndërsa gjatë natës është e këshillueshme të përdoni retinol.

 

Retinol (gjatë natës)

Gjatë moshës 40 vjeçare, lëkura juaj fillon të bëhet më e hollë si pasojë e prodhimit të paktë të kolagjenit nga e cila më vonë do të shfaqen edhe rrudhat. Për këtë arsye ju duhet të ndihmoni lëkurën tuaj në prodhimin e kolagjenit duke përdorur retinoide. Nëse ju nuk keni përdorur asnjëherë retinol është e këshillueshmë të filloni përdorimin me një sasi jo shumë të madhe. Pyesni dermatologun tuaj për Renova-n një retinoid i cili ka efekte të forta hidratuese.

Ju duhet të përdorni retinolin edhe në qafën tuaj për shkak se qafa jep shenjat e para të mplakjes së lëkurës. Ju duhet të përdorni retinol vetëm gjatë natës, pasi që keni pasturar fytyrën dhe keni aplikuar kremat hidratuese.

Kremat për lëkurën poshtë syve

Lëkura poshtë syve tuaj ëshë një nga pjesët më të rrezikuara në të cilat dallohen hapat e para të mplakjes së lëkurës, dhe për këtë arsye ju duhet të kujdeseni për atë edhe gjatë ditës edhe gjatë natës. Shikoni për kremat të cilat përmbajnë pëbërës antioksidues si p.sh retinol, pasi që këta do të japin rezultate më të mira.

Kolagjeni i hidrolizuar gjithashtu ndihmon në sforcimin dhe zbutjen e lëkurës. Është më mirë të shikoni për një krem që përmbanë Vitaminë C, çaj të gjelbër, dhe kamomilë pasi që këta përbërës ndihmojnë në zhdukjen e lëkurës së errët poshtë syve si dhe enjtjen e tyre.

Hidratoni

Ju duhet të bëni hidratimi e lëkurës tuaj edhe gjatë ditës edhe gjatë natës. Mirëpo ju duhet gjithashtu të siguroheni se hidratuesi që ju përdorni është i përshtatshm për llojin e lëkurës tuaj dhe është kundër mplakjes. Shikoni për niacinamide dhe acid hialuronik. Këta përbërës ndihmojnë në rregullimin e ngjyrës së lëkurës dhe hidratimin e saj.

Vaj për fytyrë (gjatë natës)

Prioriteti i përkujdesjes për lëkurën tuaj nëse jeni mbi moshën 40 vjeçare duhet të jetë vetëm hidratimi. Përdorimi i vajrave për fytyrë është i domosdoshëm. Vajrat janë lipofilike, që do të thotë se kanë strukturë molekulare më të vogël dhe mund të hyjnë më lëhtë në dermën tuaj, dhe të hidratojnë e pastrojnë atë.

Vajrat gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e lëkurës dhe krijojnë një shtresë mbrojtëse që zgjatë gjatë gjithë ditës. Dhe nese jeni duke përdorur shumë produkte që ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të mplakjes, ju duhet të dini se ato bëjnë tharjen e tepruar të lëkurës dhe si pasojë e kësaj ju duhet të kujdeseni të hidratoni lëkurën edhe më shumë.

Maskat për fytyrë (gjatë natës)

Gjatë natës lëkura jonë humbet lagështinë natyrale, për këtë arsye përdorimin e maskave për hidratim së paku dy herë në javë. Maskat për fytyrë gjatë natës japin një shtresë mbrojtjeje gjatë natës, dhe përbërësit e saj ndihmojnë në hidratimin dhe rigjenerimin e qelizave të lëkurës tuaj gjatë natës.

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com