Serumet Për Fytyrë
Ju nuk duhet të ndiheni jashtë nga bota nëse nuk e dini se çfarë janë serumet. Edhe nëse ju përdorni ndonjë serum, ju prap mund të mos e dini se çka është saktësisht ai. Ai hidraton lëkurën, mirëpo ju përsëri përdorni hidratues për lëkurën, ai është i yndyrshëm, mirëpo ju prap përdorni vajra për fytyrë. Ai mund të jetë shumë i lëngshëm mirëpo prap ka aromë. Ka shumë pyetje dhe ne akoma nuk kemi filuar të përmendim përbërësit e serumeve!
Përkujdesja për lëkurën asnjëherë nuk duhet të ju shqetësoj, për këtë arsye ne kemi bërë teste dhe studime në mënyrë që të ndihmojnë në qartësimin e përbërësve të serumeve dhe dobitë që kanë ato.
Çfarë janë serumet?
Serumet janë produkte të cilat përdoren pasi që të pastroni fytyrën, ato bëjnë ushqimin e lëkurës tuaj më përbërësit e tyre. Serumet zakonisht përdoren shumë për pëkujdesjen e lëkurës pasi që ato përbëhen nga molekulat më të vogla dhe arrijnë të futen më thellë në lëkurë duke përmirësuar shëndetin e lëkurës tuaj. Kjo i bënë produkte më të mira për trajtimin e disa problemeve të caktuara të lëkurës, si p.sh rrudhat. Lamtumirë rrudha!
A janë serumet hidratues?
Po dhe jo. Serumet janë produkte të cilët përbëjnë shumë hidratues (acid hialuronik, ceramides) në mënyrë që të mbajnë lëkurën tuaj sa më të njomë dhe të shëndetshme. Mirëpo kjo nuk i bënë ato hidratues. Hidratuesit dhe kremat kanë densitet më të madh dhe vënë një shtresë mbrojtëse mbi lëkurën tuaj ndryshe nga serumet.
Sa shpesh duhet të përdoren serumet?
Kjo varet nga serumet që ju përdorni. Lexoni udhëzuesin, mirëpo zakonisht është mjaftueshëm të përdorni atë vetëm një herë në ditë.
Cili është dallimi nga serumet dhe vajrat për fytyrë?
Pyetje e mirë. Serumet tradicionale kanë përbërje të lëngëshme. Megjithëse trendi i vajrave për fytyrë po rritet më shumë dita ditës (dhe ka më shumë e më shumë vajra të ndryshëm në treg), shumica e vajrave tani po shiten si ‘serume.’ Serumet e lëngëshme përdoren para se të aplikoni kremë për fytyrë dhe ato janë shumë të rëndësishme. Serumet ushqejnë lëkurën tuaj në mënyrë më tërësore për shkak të përbërjes së tyre nga molekulat e vogla, dhe nga përbërja e tyre e P5o. Serumet që kanë përbërje vajore përdoren pasi që keni hidratuar lëkurën tuaj. Tani ka shumë produkte dhe konsumatorët janë gjithmonë në dilemë se çka funksionon më mirë për ta.
A janë serumet vajra esenciale?
Nëse shikojmë thelbësisht atëherë, po. Duke konsideruar se ku hynë serumet në rutinën tuaj (pas pastrimit, pas hidratimit) dhe çfarë funksioni kryejnë, serumet dhe vajrat esenciale janë mjaft të njëjtë. Një dallim mund të jetë përbërja, pasi që vajrat esenciale janë akoma më të lëngëshme se serumet. Mirëpo dallimi më i madh përsëri qëndron te tregu.
Mirëpo $$$$…
Po, serumet bëjnë pjesë në disa nga produktet më të shtrenjta për përkujdesjen e lëkurës, mirëpo kjo është e arsyeshme! Më herët përmendëm se serumet janë më të koncentruara se produktet tjera për përkujdesjen e lëkurës dhe pa përmendur se serumet janë shumë efektivë.
A ju mbaron shpejt afati serumeve?
Disa nga përbërësit që gjenden në serume mund të destabilizohen kur janë në kontakt me ajrin. Acidet si vitamina C, mund të oksidohen dhe të humbasin efikasitetin e tyre me kalimin e kohës. Mirëpo fal shkencës, tani ka verzione të modifikuara të kësaj vitamine të cilat zgjasin më shumë dhe ndihmojnë lëkurën tuaj. Këshilla më e mirë është të vendsoni serumet tuaja në një mjedis të ftohtë dhe të thatë dhe të përdorni atë brenda 6 muajve.
A janë të gjitha serumet të mira për llojin e lëkurës tuaj?
Ndoshta. Lexoni së pari përbërësit e serumit që dëshironi të blini. Nëse keni lëkurë…
Më të rrezikuar nga aknet: Shikoni për vitaminë C (kjo rrit prodhimin e kolagjenit, ndihmon në forcimin e procesit të vetë-shërimit të lëkurës dhe zvogëlon pezmatimet), retinol (një antioksidant tjetër që ndihmon në zvogëlimin e pezmatimeve), zink (që zbut irritimin dhe rregullon prodhimin e yndyrës së lëkurës), dhe acid saliciklik (që ndihmon në hapjen e poreve).
Të thatë: Shikoni për vitaminë E (një antioksidant i cili, mbron qelizat nga dëmtimet oksiduese), niacinamid (që ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, dhe rrit nivelet e ceramides në lëkurë), acid glikolik (që ndihmon në pastrimin dhe rregullimin e ngjyrës së lëkurës), dhe acid hialuronik (që mban lëkurën të hidratuar).
Pa shkëlqim: Shikoni për antioksidant si ekstrakte të çajit të gjelbër, resveratrol, acid ferulik (ky kombinim i përbërësve, ndikojnë në efikasitetin e kremës kundër diellit gjatë ditës, dhe ndihmojnë në riparimin e qelizave gjatë natës).
Këshillë: Për shkak se serumet janë shumë efektive, ju nuk duhet të përdorni masë të tepruar të tyre. Përbërësit e fortë nganjëherë mund të jenë edhe të dëmshëm për lëkurën. Gjithmonë testoni produktin që blini fillimisht në dorën tuaj.