Lart

Vitaminat e dobishme për një lëkurë të pastër e të bukur

Vitaminat janë pjesë e një diete të shëndetshme. Veçse të domosdoshme për trupin e njeriut, ato bëjnë mrekulli edhe për lëkurë së shëndetshme dhe të bukur.

Lëkura ka nevojë për shumë vitamina dhe ndër to kryesojnë:

Vitamina A e cila është shumë e mirë për rrudhat. Këtë vitaminë e gjeni në lakrat jeshile, patatet e ëmbla, karota, speci i kuq, spinaqi dhe të tjerë.

Vitamina B3 që shërben për largimin e skuqjes së fytyrës. Ndër ushqimet e pasura me sasi të lartë të vitaminës B janë, veza, qumështi, mishi i kuq, kosi dhe salmoni.

Vitamina C është e mirë për mënjanimin e puçrrave. Ajo më së shumti gjendet në agrume, si kivi, brokoli, papaja, luleshtrydhet etj.

Vitamina E e përmirëson lëkurën e thatë. Atë mund ta gjeni në bajame, kikirikë, fara luledielli dhe arrore tjera.

Vitamina K ndihmon në eliminimin e rrathëve të zinj dhe të padëshirueshëm përreth syve. Këtë vitaminë e gjeni në ushqime të tilla si mishi i pulës, brokoli, bizelet, kivi dhe avokado.

Në përgjithësi, një dietë e pasur me mish peshku, fruta dhe perime të freskëta, sasi të kontrolluar të mishit të kuq dhe të bardhë, si dhe largimi i shprehive të dëmshme, si konsumimi i duhanit, alkoolit, sheqerit, ushqimeve të përpunuara dhe karbohidrateve të rafinuara, ndihmojnë dukshëm në shëndetin e lëkurës por edhe gjithë organizimit të njeriut.

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]