5 Mënyra për të Hequr Grimin
Martesat apo ahengjet e ndryshme kërkojnë që ju të vendosni pak grim në fytyrë. Pavarësisht se çfarë rroba jeni duke veshur, grimi mund të transformojë dukjen tuaj në mënyrë shumë të mirë.
Megjithëse shumë nga ne shpenzojmë shumë kohë gjatë vëniës së grimit, ne harrojmë se në fund të ditës ai gjithmonë duhet të pastrohet. Asnjëherë mos neglizhoni këtë hap.
Ka shumë metoda dhe produkte që ndihmojnë në pastrimin e fytyrës nga grimi, pa shpenzuar shumë kohë. Disa njerëz thonë se këto produkte përmbajneë përbërës të cilët nuk janë të mirë për lëkurën tuaj. Dhe problem do të kenë akoma më shumë personat të cilët kanë lëkurë më të ndishme.
Çfarë mund të bëjmë? Siç, thonë të tjerët nuk ka mënyrë më të mirë se sa ajo natyrale, përgatituni të harroni faculetat për pastrimin e grimit, apo ujin për pastrim dhe kaloni në kuzhinën tuaj për të pastruar grimin në mënyrë më të shëndetshme dhe natyrale, e cila nuk do të ketë aspak efekte anësore.
Këtu janë 5 mënyra natyrale për pastrimin e fytyrës nga grimi:
Qumësht
Qumështi është aq i mirë për lëkurën tuaj sa është edhe për shëndetin. A mund të kujtoni ato historitë e vjetra ku thuhet se mbretëreshat si Kleopatra janë larë në qumësht? Yndyrnat dhe proteinat në qumësht ndihmojnë në hidratimin dhe shkëlqimin e lëkurës tuaj.
Nëse keni vendosur grim i cili vështirë hiqet nga fytyra, përdorni pak qumësht apo vaj ulliri për ta pastruar atë. Aplikoni atë në tërë fytyrën tuaj dhe pastaj hiqni atë me anën e një lecke për pastrim apo topa pambuku.
Ju gjithashtu mund të përdorni një lugë nga vaji i bajameve, dhe të përzieni atë në një enë me qumësht dhe të aplikoni atë në fytyrën tuaj me anën e topave të pambukut. Kjo jo vetëm se do të freskoj fytyrën tuaj mirëpo gjithashtu do të bëjë edhe pastrimin e grimit, pasi që të hiqet grimi shpërlani fytyrën me ujë.
Sodë buke dhe mjaltë
Kjo metodë është e siguruar të largoj çfarëdo lloj grimi që keni vendosur në fytyrë. Vendosni pak mjaltë organike në një leckë të pastrimit dhe pastaj vendosni edhe pak sodë buke. Ky kombinim është shumë i mirë pasi që ndihmon edhe në largimin e qelizave të vdekura. Mos fërkoni shumë fytyrën gjatë pastrimit dhe në fund shpërlani atë me ujë.
Vaj kokosi
Ky përbërës është një nga më të mirët për të pastruar edhe grimin kundër ujit!
Vaji i kokosit përmban tre acide esenciale yndyrore dhe peshë të ulët molekulare, dhe për këtë arsye ai ka veti antimikrobiale duke bërë atë hidratuesin më të mirë për lëkurën tuaj. Ju mund të aplikoni atë 10 minuta para dushit.
Aplikoni atë me anën e duarve tuaja apo me topa pambuku për rezultate më të mira.
Lëng të kastravecit
Shumica e produkteve për largimin e grimit nga fytyra përdorin lëng të kastravecit. Kështu që në vend se të shkoni në dyqan për të blerë lëng të kastravecit, blini një kastravec të freskët dhe përzieni atë deri sa të bëhet një pastë. Kastravecët luftojnë infeksionet dhe ndihmojnë në zbutjen e lëkurës së irrituar si dhe ndihmon në luftimin e akneve.
Mos shikoni më larg frigoriferit tuaj, përdorni një blender për të përzier kastravecin deri sa ai të bëhet një pastë më një strukturë më të trashë dhe pastaj shtoni vaj (mua më pëlqen vaji i ullirit), dhe filloni të pastroni grimin .
Avull
Po, e lexuat saktë, avulli. Avulli është një metodë shumë e mirë për të pastruar grimin. Provoni të mbushni një enë me ujë shumë të nxhetë (jo ujë të vluar) dhe afroni fytyrën afër enës, qëndroni ashtu për disa minuta. Kjo do të ndihmojë në largimin e mbetjeve të grimit në fytyrën tuaj. Avulli gjithashtu ndihmon në hapjen e poreve si dhe pastrimin e fytyrës nga papastërtitë dhe mikrobet e ndryshme.