Lart

7 Mënyra për të Përmirësuar Gabimet e Grimit

Buzëkuq të përshkllyer, shpërndarje jo të njëjtë të pudrës së lëngëshme, qerpikë të stërlyer; të gjitha këto janë probleme me të cilat vajzat ballafaqohen pas grimit.

Këtu kemi përmendur disa mënyra të përmirësimit të këtyre gabimeve.


Buzëkuq të përshkllyer

Nëse buzëkuqi juaj vazhdimisht përshkllyhet ose fshihet, një këshillë e mirë është të mos përdorni buzëkuq me formulë të butë, mirëpo buzëkuq mat apo laps mat të buzëve. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për tu siguruar që buzëkuqi juaj do të qëndroj gjatë.

Një alternativë tjetër është të përdorni primer për buzë para se të vëndosni buzëkuqin. Ju gjithashtu mund të përdorni korrektor në buzët tuaja për të ndihmuar definimin e tyre.

7 Mënyra për të Përmirësuar Gabimet e Grimit
Gabimet gjatë përdorimit të pudrës së lëngshme

Keni pasur ndonjëherë këtë problem? Ju bëni grimin në dritën e tualetit dhe kur dilni në dritën natyrale vëreni se pudra e lëngëshme nuk është shpërndarë aq mirë sa keni menduar?

Përdorni një sfungjer të lagur për të shpërndarë pudrën më lehtë dhe më mirë, sigurohuni ta shpërndani atë deri te nofulla dhe linja e flokëve. Pasi që të keni përfunduar shpëndarjen e pudrës së lëngëshme, përdorni edhe pak pudër të thatë në mënyrë që të zbutni lëkurën.

Nëse ju përdorni këtë teknikë, dhe akoma bëni gabime gjatë përdorimit të pudrës së lëngëshme, atëherë problemi mund të jetë te pasqyra që përdorni, drita e tualetit ose ndoshta nuk jeni duke identifikuar të gjitha detajet e aplikimit të pudrës. 


Maskarë me kokërra

Përmirësoni maskarën me kokërra, duke lagur qerpikët me një shkop të pastër të maskarës. Nëse maskara që përdorni ju është kundër ujit, atëherë përmirësoni gabimet që bëni me të duke lagur shkopin e njëmaskare tjetër me ujë që pastron grimin.

Lëvizni dhe krihni qerpikët me brushën e pastër për të zbutur maskarën e tharë dhe për të hequr kokrrat. Çelësi është të përdorni këtë teknikë aq sa duhet për shkak se teprimi mund të bëjë më shumë dëm se përmirësim.

Nëse maskara juaj gjithmonë ju jep qerpikë me kokërra, ju duhet të ndërroni atë.


Korrektor që ndahet në linjat e rrudhave tuaja


Sigurohuni që të hidratoni me krem lëkurën poshtë syve, në mënyrë që conceal-ëri juaj të mos ndahet nëlinjat e rrudhave. Përdorni një korrektor që është i butë, i lehtë për tu shpërndarë, dhe që rrin gjatë në lëkurë. Sa më e hollë që të është tekstura apo formula e conceal-ërit aq më pak do të ndahet ai.

Nëse ju vëreni se korrektori juaj ka filluar të ndahet, ju mund të shpërndani atë edhe me gishtin tuaj të unazës, dhe nëse keni pudër me vete përdorni atë për të zbutur pjesën në të cilën ka filluar të ndahet korrektor. Për rezultate më të mira mund te përdorni ndonjë brushë të vogël ose sfungjer.

Ju duhet të përdorni pudrën veçanërisht në pjesën ku hunda dhe sytë takohen, dhe duhet të keni kujdes me pudrën pasi që përdorimi i tepruar i saj mund të shkaktoj më shumë ndarje të korrektorit.


Përdorimi i tepruar i hijeve për faqe

Përdorimi i tepërt i hijeve për faqe ndodh te çdo njëri! Ju mund të përmirësoni këtë duke përdorur pak pudër mbi hijen ose duke shpërndarë atë me një brushë të pastër.

Një opsion tjetër është të përdorni brushën apo sfungjerin që keni përdorur për të shpërndarë pudrën e lëngëshme, dhe të përhapni hijen e faqeve.

Shmangni këtë gabim duke përdorur brusha të cilat janë më pushatake dhe përhapin hijen në mënyrë të njëtë në faqet tuaja. Sekreti është të shkundeni brushën me të cilën aplikoni hijen në mënyrë që teprica të bie.

7 Mënyra për të Përmirësuar Gabimet e Grimit
Vetulla të lyera më shumë se ç’duhet

Ne mbështesim vetullat dramatike, mirëpo ju duhet t’i lyeni ato për të komplimentuar fytyrën tuaj. Në vend që të zgjedhni ngjyrën e hijes së vetullave një ngjyrë më të errët se vetullat tuaja, shkoni për një ngjyrë të njëjtë, ose një ngjyrë më të çelët. Kjo do ju jap vetullave tuaja një dukje më natyrale dhe jo aq të ndryshme me ngjyrën tuaj të vërtetë.

Nëse ju bëni aksidentalisht vetullat tuaja aq të trasha saqë ato duken jo natyrale, përdorni një brushë në mënyrë që të përhapni hijen dhe të definoni qimet tuaja, kjo do ju jap vetullave tuaja një dukje më natyrale.

 

Laps për sy që lotojnë lehtë

A lotojnë sytë tuaj sa herë që ju përdorni laps për sy? Mos u shqetësoni, sekreti është të përdorni një laps i cili është kundër ujit.

 

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com