9 Gabime që Bëni Gjatë Aplikimit të Maskarës
Mos filloni me qerpikët e kapakut të syve
Keni parë ato pikat e vogla të zeza që bëhen poshtë syve tuaj si pasojë e maskarës? Për të parandaluar ato filloni përdorimin e maskarës nga qerpikët e poshtëm të syve tuaj. Përndryshe, qerpikët e kapakut e syve do të ngjiten pasi që të ju vazhdimisht mbyllni dhe hapni sytë.
Kur jeni duke aplikuar maskarën në qerpikët e kapakëve të syrit shikoni drejt dhe filloni aplikimin e maskarës nga rrënja e qerpikëve dhe në lëvizje zig-zage tërhiqni shkopin e maskarës lart.
Kjo do të bëjë që qerpikët tuaj të kenë një dukje më të thyer. Përsëritni këtë mëtode të aplikimit deri sa qerpikët tuaj kanë fituar trashësinë e dëshiruar, e cila zakonisht kërkon dy apo tri mbulesa nga maskara. Kur jeni duke aplikuar maskarën në qerpikët e poshtëm të syve tuaj lakoni kokën përpara në mënyrë që të mos përshkllyeni fytyrën me të. Për të parandaluar përshkllyerjen ju gjithashtu mund të përdorni një kartelë apo një copë letër.
Mos hapni dhe mbyllni shumë shpesh maskarën
A jeni duke hargjuar me shumë kohë duke ndarë qerpikët tuaj se sa duke aplikuar vetë maskarën? Këtu është një këshillë: Mos hapni dhe mbyllni maksarën. Kjo do të ndihmojë ajrin të hyjë brenda në shishen e maskarës dhe do të bëjë më shpejtë tharjen e saj duke shkaktuar ngjitje të qerpikëve dhe rënie të tyre.
Këtu kemi shënuar mënyrën e duhur të aplikimit:
Me kujdes lakoni shkopin e maksarës në mënyrë që ai të kap masën e dëshiruar të produktit dhe nëse kjo nuk funksionon sigurohuni të keni gjithmon një shkop të veçantë për ndarjen e qerpikëve tuaj.
Pastroni shkopin e maskarës
Një shkop i maskarës i cili ka shumë produkt në të nuk do të jap rezultate të mira në rritjen e volumit të qerpikëve tuaj. Pasi që të hapni maskarën gjithmonë largoni produktin e tepërt nga shkopi me një faculetë. Në këtë mënyrë ju do të keni qerpikë të gjatë dhe të trashë.
Mos përdorni maskara të vjetra
Në mënyrë që të largoni rrezikun nga infeksionet, ju duhet rregullisht të ndërroni produktet të cilat përdoren pranë syve. Ju duhet të ndërroni maskarën tuaj çdo 6 muaj pas hapjes së saj dhe gjithmonë ndërroni atë nëse ajo thahet.
Mos përdorimi i një kthyese të qerpikëve
Kthyerja e qerpikëve ndihmon në dukjen më të mirë të tyre. Gjatë aplikimit të maskarës gjithmonë mabni në mend se ju duhet të hapni sytë tuaj sa më shumë që të mundeni.
Një kthyese qerpikësh duhet të jetë gjithmonë pjesë e aplikimit tuaj të maskarës. Mundohuni të kapni rrënjën e qerpikëve tuaj me shumë kujdes në mënyrë që të mos kapni edhe lëkurën. Shtypni dhe mbani atë për 10 sekonda dhe pastaj kaloni në pjesën tjetër të qerpikëve tuaj. Dini dallimet:
Mos ktheni qerpikët pasi që keni aplikuar maskarë
Jo, jo, jo. Nëse dëshironi që qerpikët tuaj të duken sa më të gjatë dhe më voluminoz kjo është e kundërta e asaj se çfarë duhet të bëni. Pasi që maskara thahet në qerpikët tuaj, qerpikët bëhen më të fortë dhe shumë më pak elastikë, nëse ju ktheni qerpikët tuaj pas aplikimit të maskarës ju rrezikoni t’i këpusni ata. Pa përmendur se qerpikët tua do të ngjiten në kthyesen e qerpikëve dhe juve do të ju duhet të tërhiqni ata me forcë. Ju duhet të bëni kthimin e qerpikëve para se të aplikoni maskarën tuaj të preferuar.
Ju jeni duke përdorur vetëm një maskarë
Njerëzit thonë gjithmonë se: Dy është më mirë se një. Çdo maskarë ka vetëm një veti, pavarësisht çka thonë reklamat. Disa maskara i japin qerpikëve tuaj një dukje më të gjatë ndërsa disa të tjera u ofrojne atyre densitet dhe volum.
Përcaktoni dukjen tuaj më të mirë
Aplikimi i maskarës nuk është i njejtë për të gjithë. Nëse sytë tuaj janë më larg nga njëri tjetër, është më mirë që ju të aplikoni maskarën më shumë në fillimin e qerpikëve tuaj dhe të bëni të kundërtën nese sytë tuaj janë shumë afër njëri tjetrit, thotë artiste Sonia Kashuk. Ju gjithashtu mund të përdorni metoda të tjera të aplikimit të maskarës nëse dëshironi që qerpikët tuaj të duken më të gjatë, më të kthyer, apo më voluminoz.
Mësohuni si të pastroni atë nga fytyra juaj
Ju sigurisht dini se ju gjithmonë duhet të pastroni fytyrën nga grimi para se të flini në mënyrë që të mos mbyllen poret tuaja. Mirëpo maskara është gjithmonë produkti më i vështirë për t’u pastruar, sidomos nëse keni vendosur maskarë kundër ujit. Në mënyrë që të largoni çdo mbetje të produktit pastroni sytë me ujë për pastrim.