Lart

Çfarë është Primeri i Grimit

Nëse jeni duke shpenzuar kohën tuaj duke, bërë grimin në mënyrë perfekte për një natë të veçantë, vetëm e vetëm që ai, të fshihet dhe përshklihet disa orë më vonë, atëherë ju jeni duke për gabimin e mos përdorimit të primerit.

Pavarësisht se sa e mirë mund të jetë pudra e lëngëshme që përdorni, ajo duket më mirë nëse para se të aplikoni atë, vendosni primer në fytyrë. Produkti të cilin çdo grimer këshillon të përdorni që të mbani grimin tuaj gjatë gjithë ditës është primeri. Nëse jeni fillestar në përdorimin e primerit këtu janë disa hapa që mund t’i ndiqni për aplikimin e tij.

Çfarë është Primeri i Grimit

Çfarë është primeri i grimit?

Çfarë është primeri? Primeri është një produkt i cili ndihmon në krijimin e një shtrese të re në mes të lëkurës dhe grimit tuaj. Pasi që shpenzoni të gjitha ato orë duke sigurar që grimi juaj të duket sa më bukur, atëherë ju duhet të sigurohuni se ai do të qëndroj gjatë gjithë natës, dhe këtë siguri e jep primeri. Primeri ndihmon me zbutjen e lëkurës tuaj, balancimin e ngjyrës së lëkurës, mbulimin e poreve të mëdha etj.

 

A është primeri me të vërtetë kaq i rëndësishëm

PO! Nëse keni parë produkte të primerit në kozmetikë dhe keni menduar se nuk ka rëndësi nëse neglizhoni këtë hap, mendoni përsëri. Nëse ju përdorni primer para se të filloni të bëni grimin ju do të vëreni ndryshime të mëdha në qëndrimin e grimit tuaj, mirëpo ju asnjëherë nuk do të kuptoni ndryshimin pa provuar atë (unë nuk kam menduar se më duhet patjetër të përdor primer, mirëpo pasi provova atë dhe pash ndryshimin nuk mund të bëjë grimin pa aplikuar primer në fillim.)

Çka më pëlqen më shumë është se primeri mund të mbajë grimin tuaj gjatë gjithë ditës, si dhe mund të ushqej lëkurën tuaj. Lëkura ime është më e shëndetshme se kurrë. Ju mund të pyesni, si? Sekreti është te përbërësit e primerit. Pavarësisht se çfarë problemi në lëkurë jeni duke trajtuar, ju mund të gjeni një primer që ndihmon në trajtimin e problemi, si dhe mbajtjen e grimit tuaj gjatë gjithë ditës.

 

Si të aplikoni primer

Nëse dëshironi të përdorni primer para se të vëni grimin, ne do të përmendim hapat të cilët duhet t’i ndejkni për ta aplikuar atë.

 

Si të aplikoni primer

Ndiqni këta hapa për t’u mësuar si të aplikoni primerin dhe grimi juaj do të qëndroj gjatë githë ditës.

Do ju duhet:

  1. Primeri
  2. Gishtërinjë të pastër

 

Përgatitni fytyrën tuaj

Ky hap është i domosdoshëm nëse dëshironi që grimi juaj të duket perfekt. Përdorni një ujë pastrimi të lehtë për të pastruar fytyrën, aplikoni hidratues para se të filloni me primer, dhe prisni pak në mënyrë që lëkura juaj të absorbojë hidratuesin.

 

Aplikoni primerin

Vendosni një masë të caktuar të primerit në dorën tuaj dhe aplikoni atë me gishtat tuaj duke filluar nga hunda dhe në pjesët e tjera të fytyrës. Pasi që primeri të shpërndahet, lëkura juaj do të ketë më shumë shkëlqim dhe do të duket më e shëndetshme. Prisni disa minuta para se të përdorni pudrën e lëngëshme, dhe nëse dëshironi një dukje më natyrale ju mund të përdorni vetëm primerin. Lëkura juaj pasi që të përdorni primer do të duket kështu.

Do të vëreni se poret tuaja dhe rrudhat dukshëm janë zhdukur, dhe me to edhe skuqjet e lëkurës.

Çfarë është Primeri i Grimit

Këshilla: Përdorimi më efektiv i primerit

Nëse keni lexuar këtë artikull deri tani, ju sigurisht keni vendosur të provoni primerin. Këtu janë disa këshilla dhe truqe që mund të ju hyjnë në punë gjatë aplikimit të primerit.

  • Ju nuk keni nevojë të përdorni një masë të madhe të primerit. Një pikë mesatarisht e madhe do të ju kryej punë. Shpërndani atë në mënyrë të barabartë që të zbutni lëkurën.
  • Aplikoni hidratues para se të aplikoni primerin.
  • Nëse lëkurës tuaj i mungon shkëlqimi, provoni primer me ngjyrë. Ata mund të kthejnë shkëlqimin e lëkurës tuaj.
  • Gjithmonë sigurohuni se primeri juaj funksionon me pudrën e lëngëshme që përdorni. Ju duhet të përdorni primer më të lëngshëm nëse pudra juaj është shumë e lëngëshme, dhe duhet të përdorni primer me densitet më të madh, nëse pudra juaj e lëngëshme ka densitet më të madh.
  • Aplikoni primerin edhe në lëkurën poshtë syve tuaj dhe në kapakët e syve tuaj. Kjo parandalon përshklimin e grimit tuaj dhe absorbimin e vajrave apo yndyrnave të panevojshme. Kjo gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e dukjes së rrudhave në sy.

Cili primer funksionon për llojin e lëkurës time

Sigurohuni që të dini llojin e lëkurës tuaj para se të blini një primer, ju nuk dëshironi të shpenzoni paratë në një primer që nuk ju përshtatet. Ja si mund ta bëni këtë.

  • Nëse keni lëkurë të thatë atëherë zgjedhni një primer hidratues. Shikoni për primerët që kanë të shkruar në to “zbutës,” “hidratues,” apo “plotësues.”
  • Nëse keni lëkurë të yndyrshme, atëherë përdorni primer mat që ndihmon në reduktimin e prodhimit të yndyrës dhe të minimizojë shkëlqimin e lëkurës tuaj.
  • Nëse keni lëkurë të ndishme apo më të rrezikuar nga aknet, atëherë shikoni për primer që janë më të lëngshëm, këta nuk do të mbyllin poret tuaja.
  • Nëse keni lëkurë të pjekur apo jeni gjatë procesit të mplakjes, atëherë shikoni për një primer që ka vlera ushqyese për lëkurën tuaj.

Ju mund të provoni primerët në kozmetikë edhe para se të blini ata! Nëse shkoni në Sephora, ju mund të provoni disa primer në të cilët jeni më të interesuar. Kjo është gjithçka mbi dobitë e primerit dhe si të përdorni atë. A përdorni edhe ju primerin për mbajtjen e grimit gjatë gjith ditës, apo keni ndonjë metodë tjetër që ndihmon me këtë?

 

 

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com