Çfarë të Bëni Nëse iu Zë Gjumi pa e Hequr Grimin?
Për shumë arsye nëse flini me grim në fytyrë, lëkura juaj do dëmtohet. Nëse grimi mbahet në fytyrë gjatë gjithë natës ai mund të shkaktojë gunga të vogla në fytyrë, pore të mbyllura, lëkurë të zbehtë, dhe sy të enjtur. Kjo është me të vërtetë e lodhshme!
Mirëpo të gjithëve na ka zënë gjumi së paku një herë me grim në fytyrë për shkak të lodhjes. Fatmirësisht, ne do të përmendim disa hapa që mund t’i ndjekni për të rikthyer lëkurën tuaj në jetë.
Çfarë ndodh nëse ju zë gjumi me buzëkuq?
Se sa dëmtohen buzët tuaja nga fjetja me buzëkuq varet nga buzëkuqi që keni përdorur, mirëpo të flini me buzëkuq nuk është edhe e rrezikshme, pasi që gjatë natës buzët është mirë të jenë të mbuluara me ndonjë lloj balsami në mënyrë që të jenë të mbrojtura ndaj tharjes.
Këto lloje të buzkuqëve formojnë një mbulesë dhe mbrojnë buzët tuaja nga thatësia e nxehtësisë, klimatizuesëve, ose thjeshtë nga marrja e frymës me gojë. Sigurisht, rreziku është të bëni pis jastëkët me ngjyrën e buzëkuqit.
Balsamet e buzëve ndihmojnë në hidratimin dhe zbutjen e buzëve gjatë natës dhe janë zgjidhja më e mirë për mbrojtjen e tyre, mirëpo nëse ju zë gjumi aksidentalisht me buzëkuq nuk duhet të shqetësoheni, përderisa nuk keni përdorur buzëkuq mat ose ngjyrosës të buzëve pasi që këta të fundit thajnë buzët tuaja.
Nëse kjo është situata në të cilën gjeni veten ju duhet të trajtoni buzët tuaja me balsam për 24 orë rresht.
Çfarë ndodh nëse ju zë gjumi me grim në sy?
Nëse ju zë gjumi me grim në sy ju rrezikoni të keni një lëkurë të irrituar, të enjtur apo edhe të skuqur të syve. Kjo përfshin fjetjen me hije, maskarën në sy dhe fërkimin e syve ose lëkurës pranë tyre.
Kur të zgjoheni në mëngjes ju duhet të jeni akoma më të kujdesshëm gjatë fshirjes së grimit për shkak se sytë dhe lëkura juaj do të jenë shumë më të ndjeshme se zakonisht. Ju mund të përdorni ujë të posaçëm për heqjen e grimit apo ndonjë leckë pastrimi të cilat nuk përmbajnë aroma dhe ndihmojnë në qetësimin e lëkurës. Ju mund të përdorni edhe pika për sy që të ndihmoni në qetësimin e lëkurës.
Çfarë ndodh nëse flini me pudër të lëngëshme/grim në fytyrë?
Pasi që të zgjoheni nga gjumi i një nate që keni kaluar duke fjetur me grim në fytyrë, lëkura juaj do të duket më e lodhur. Kjo ndodh për shkak se lëkura zakonisht rigjenerohet gjatë natës dhe grimi pengon këtë proces. Kjo mund të shpie deri te një lëkurë e vrazhdë, e lodhur, pore të mbyllura dhe akne!
Përdorni një leckë pastrimi apo vaj të posaçëm për të pastruar fytyrën, dhe pastaj ndjekni rutinën tuaj të përditshme për kujdesjen ndaj fytyrës.