Lart

Grimi Natyral

Grimi Natyral

Mund të jetë mjaft e vështirë për t’u mësuar si të bëni grimin, në mënyrë që dukja juaj të jetë sa më natyrale. Grimi juaj nuk duhet të jetë shumë i shëndritshëm apo shumë i errët.

Të gjithë dimë se për dukje natyrale ne duhet të vendosim pak grim. Këshilla më e mirë është të përdorni grim i cili përshtatet me ngjyrën e lëkurës tuaj.

Për dukjen më natyrale ndiqni këta hapa të cilët arrihen me anën e përdorimit të disa produkteve shumë të mira të grimit.

Grimi Natyral

Hidratoni

Vënia e një shtrese mbi lëkurën tuaj është shumë e rëndësishme. Hidratuesit hidratojnë lëkurën tuaj si dhe kanë efekte kundër mplakjes. Kjo do të krijoj një teksturë të re në lëkurën tuaj e cila do të ndihmoj në aplikimin e grimit.

 

Mbuloni

Mbuloni lëkurën e errët poshtë syve me anën e një conceal-ëri. Kjo do të mbuloj çdo njollë apo shenjë në fytyrë.

 

Përdorni pudër apo pudër të lëngëshme

Ne rekomandojnë përdorimin e pudrës apo pudrës së lëngëshme. Kjo do të krijoj iluzionin e një dukjeje natyrale. Sigurohuni të aplikoni atë me brushë apo sfungjer të grimit, dhe ju do të dukeni natyralisht perfekte.

 

Përdorni pak hije për faqe

Hijet për faqe janë shumë të mira pasi që ju mund të përdorni ato sa herë që dëshironi një dukje më natyrale apo më dramatike. Varur nga lëkura juaj, hijet për faqe që përdorni mund të ndryshojnë – mirëpo hijet me ngjyra më të buta rrinë më bukur. Shpërndani hijen për fytyrë tek mollëzat e faqeve.

 

Hijet neutrale për sy

Përdorni hije neutrale për sy për të krijuar një dukje natyrale të syve tuaj. Përdorni një hije që është një apo dy herë më e errët se ngjyra e lëkurës tuaj, hijet më të errëta do të krijojnë një dukje jo natyrale të syve.

 

Lyeni buzët

Kur jeni duke zgjedhur ngjyrën e buzëkuqit që dëshironi të përdorni. Zgjedhni një buzëkuq që ka ngjyrë neutrale nëse dëshironi që dukja juaj të jetë sa më natyrale. Ju gjithashtu mund të përdorni pak shkëlqim për buzë.

 

Pak maskarë

Një shtresë e hollë e maskarës është gjithçka që ju duhet. Ju përsëri dëshironi që sytë tuaj të duken bukur, dhe për këtë do të kujdeset maskara. Nëse keni qerpikë më të hollë atëherë ju mund të vendosni një shtresë të hollë të maskarës, mirëpo nëse ju natyralisht keni qerpik të errët atëherë përdorimi i maskarës nuk është i nevojshëm.

 

Mos bëni liner

Megjithëse lineri është shumë i mirë për të krijuar një dukje më dramatike, ai nuk është i mirë në krijimin e një dukjeje më natyrale. Mos përdorni liner nëse dëshironi të krijoni këtë dukje. Ju do të jeni shumë mirënjohës se sa shpejt mund të pastroni atë.

 

 

Shpërndaj
Avatar
blendrit