Lart

Këshilla për Përmirësimin e Dukjës së Vetullave

Nuk është sekret se ne përpiqemi e përpiqemi të bëjmë dukjen e vetullave tona aq bukur sa duke përdorur lapsa të ndryshëm për vetulla e deri te metoda e microblading. Mirëpo ne jemi konsultuar me një ekspert të vetullave për të krijuar mënyrën më të mirë për të përmirësuar dukjen e vetullave.

Dieta më e mirë për vetulla

Rritja e qimeve të vetullave është mënyra më e mirë për të përmirësuar dukjen e tyre, mirëpo kjo është vetëm një pjesë e vogël e këtij procesi.

Ushqimi jo i shëndetshëm, së bashku me pa përkujdesjen e fytyrës dhe mplakjen janë tre faktorët kryesorë që ndikojnë në humbjen e qimeve të vetullave.

Konsumimi i ushqimeve që janë të pasura me vitaminë  B5, E, dhe C si dhe konsumimin e ushqimeve si, avokadot, arrat dhe farat, peshkun dhe vezët. Pemët dhe perimet gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e rënies së qimeve.

Mënyra më e mirë për të siguruar se qimet tuaja do të rriten në mënyrë të shëndetshme është të mos i hiqni ato fare me pincetë dhe të mos i prekni, kjo mund të shpie deri te rënia e tyre parakohore. Ne duhet t’i lejojmë qimet e vetullave tona të rriten sa më shumë që munden.

 

Nëse nuk preken ato mund të bëhen më të trasha dhe më të shpesha

E njëjta këshillë shkon për depilimin. Ajo thotë se depilimi është njësoj si heqja e qimeve me pincetë, këto te dyja ngadalësojnë procesin e rritjes së qimeve.  Ju mund të ndiheni parehat në fillim, mirëpo ju duhet të keni besim në procesin: pasi të që rriten qimet tuaja plotësisht ju mund t’i formësoni prap ato.

Fatmirësisht, microblading nuk dëmton rritjen natyrale të qimeve tuaja. Thuhet se microblading është e rrezikshme për qimet e vetullave, mirëpo nuk ka asnjë fakt për të mbështetur këtë, dhe ju mund të ndëgjoni dhe lexoni gjithçka në internet.

E vetmja mënyrë në të cilën mund të dëmtohen qimet tuaja natyrale të vetullave, është nëse gjatë procesit të microblading ka ndonjë komplikim.

 

Provoni vajin e bajameve

Vaji i bajameve është produkti më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e vetullave, thotë Patel. Vaji i bajameve është i pasur me vitaminë E, D, dhe A. “Ky vaj ndihmon në rritjen e qimeve tuaja të vetullave. Ai është përdorur me shekuj, dhe është një serum shumë i mirë për vetulla nëse përzihet me vajrat e duhur.

 

Përdorni serum të vetullave

Serumet e vetullave ndihmojnë shumë në shpejtimin e rritjes së qimeve të vetullave. Patel rekomandon BBB London Nourishing Brow Oil, e cila ka përbërje të vajit të bajameve dhe vajit të rozmarinës të cilat ndihmojnë në rritjen e qimeve, dhe levando për zbutjen e tyre.

Ka edhe shumë serume tjera që bëjnë zbutjen e qimeve të vetullave dhe minimizojnë rrezikun e dëmitimit të tyre. Mirëpo ju duhet të jeni të gatshëm të përdorni këto serume çdo ditë.

Victoria Beckham gjithashtu ka një këshillë mbi rritjen e qimeve të vetullave dhe kjo është të përdorni latisse, ky ilaç përdoret për rritjen dhe shpeshtimin e qerpikëve dhe vetullave. “Unë kam pëdorur një sasi të volitshme të këtij ilaçi dhe vetullat e mija janë kthyer në jetë,” thotë Beckham. “Ka pasur raste kur nuk e kam përdorur ilaçin, dhe kam vërejtur ndryshime të mëdha,” thotë ajo. Rezultatet do vërehen brenda 8 jave.

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com