Radhitja e Sakt për Vënien e Grimit
Grimi është me të vërtetë diçka që rrit vetëbesimin tonë, dhe gjithashtu mund të jetë mjaft terapeutike. Mirëpo megjithatë shumë nga ne nuk dimë rradhitjen e duhur të produkteve të cilat duhet t’i përdorim për të arritur një dukje sa më të mirë. “Në realitet ka vetëm disa produkte të cilat mund të aplikoni me sukses dhe ju duhet gjithmonë të keni kujdes me sasinë e produktit që vendosni në fytyrë,” thotë Shawn Towne një grimer profesional dhe educator global në Jane Iredale Cosmetics.
Kur jeni duke aplikuar produktet, shikoni së pari strukturën e tij.
Para se të filloni të aplikoni produkte të kozmetikës, lejoni që produktet për përkujdesjen e lëkurës (si hidratuesit, kremat kundër diellit apo serumet) të kenë kohë disa minuta që të vendosen mirë në lëkurë. Dhe mbani në mend: Kur jeni duke aplikuar produkte, shikoni së pari për strukturën e tij thotë Towne, xhelat dhe produktet e lëngëshme duhet të aplikohen para pudrave dhe pastaj filloni në aplikim e produkteve tjera që funksionojn për ju.
Lexoni më poshtë për të mësuar rradhitjen e saktë të produkteve të kozmetikës.
Pudër të lëngëshme apo krem BB
“Shikoni për një pudër të lëngshme apo BB krem, varësisht se sa dëshironi të mbuloni fytyrën tuaj,” thotë Towne. Shumë produkte kanë gjithashtu serume brenda tyre si dhe hidratues. Nëse dëshironi të përdorni një pudër të lëngëshme mbani në mënd se rreguli është të përdorni produktet e lëngëshme në fillim dhe pastaj të filloni me produktet si concealer, hije për faqe etj.
Concealer
Kur jeni duke shikuar për concealer, blini një i cili mbulon më lehtë aknet dhe lëkurën e errët poshtë syve dhe është më i lehtë për t’u shpërndarë në fytyrën tuaj. Idealisht ju duhet të përdorni një concealer i cili është një ngjyrë më i çelët se ngjyra juaj e lëkurës, dhe nëse keni lëkurë të një trajtshme ju mund të kaloni hapin e përdorimit të pudrës së lëngshme dhe të përdorni vetëm concealer në disa pjesë të fytyrës tuaj.
Ngjyrë, hije apo shkëlqim për faqe
Në mënyrë që t’i jepni lëkurës tuaj një dukje sa më të bukur përdorni pak hije, shkëlqim apo ngjyrë në faqet tuaja.
Hije për sy
Nëse dëshironi të përdorni më shumë produkte të lëngëshme sigurohuni t’i vendosni ato para se të përdorni produkte tjera për sy thotë Towne. Nëse jeni duke përdorur paletë të hijeve për sy përdorni ngjyra më neutral e në fillim dhe pastaj filloni përdorimin e ngjyrës tuaj të preferuar në kapakët e syve. Vendosni një ngjyrë më të errët mbi vijën e kapakëve të syve tuaj në mënyrë që t’i jepni syve një dukje më dramatike.
Liner i syve
Përdorni një laps të thjeshtë për të lehtësuar aplikimin e linerit në rrënjën e qerpikëve tuaj, dhe nëse dëshironi një dukje më dramatike aplikoni atë edhe në pjesën e poshtme të syve tuaj. Nëse dëshironi një dukje më natyrale nënvizoni me liner lehtë vetëm vijën e rrënjës së qerpikëve te kapakët e syrit.
Maskara
Ky produkt kërkon vetëm pak aplikim dhe do kthej dukjen tuaj në jetë duke i jepur syve tuaj iluzionin se janë më të mëdhenj. Thjesht krehni qerpikët tuaj me shkopin e maskarës duke filluar nga rrënja e qerpikëve deri te fillimi në mënyrë që të parandaloni grumbullimin dhe ngjitjen e tyre. Nëse keni lëkurë të yndyrshme poshtë syve është mirë të mos aplikoni maskarë në qerpikët tuaj të poshtëm.
Lyeni buzët
Me rritjen e trendit të buzëve, ne dimë shumë metoda të lyerjes dhe rregullimit të dukjes së tyre. Nëse dëshironi të aplikoni një ngjyrë më vibrante në buzët tuaja atëherë fillimisht rrethekoni ato me laps të buzëve, dhe pastaj mbushni me ngjyrën e dëshiruar. Mirëpo mos harroni se juve do të ju duhet të riaplikoni atë për shkak se mund të fshihet mjaft lehtë. Ahh, cikli i grimit.