Lart

Si të Gjeni Nuancën e Duhur të Fondacionit

 

Kuptojeni nuancën tuaj

Para se të provoni të zgjidhni një fondacion, është më së miri të përcaktoni disa gjëra në lidhje me lëkurën tuaj, siç është nuanca. Përderisa sipërfaqja e lëkurës suaj mund të ndryshojë ngjyrën për shkak të shumë gjërave, si ekspozimi ndaj elementeve ose aknet, nuanca juaj do të qëndrojë gjithmonë e njëjtë. Prandaj, përcaktimi i nuancës së lëkurës do t’iu ndihmojë të zgjidhni ngjyrën e duhur të fondacionit. Në përgjithësi, njerëzit i’u përkasin njërës nga këto tri nuanca:

  • Të ftohta, që do të thotë se lëkura juaj është më e kaltër, e kuqe ose rozë.
  • Të ngrohta, që do të thotë se lëkura juaj është më e artë, e verdhë ose ngjyrë pjeshke.
  • Neutrale, që do të thotë se lëkura juaj do të ketë një kombinim të ngjyrave të ftohta dhe të ngrohta.

Përcaktone nunacën tuaj. Ka disa teste që mund t’i përdorni për të përcaktuar nëse nuanca juaj është e ngrohtë, e ftohtë apo neutrale. Këto teste përfshijnë vlerësimin e ngjyrës së flokëve dhe të syve, në çfarë ngjyrash dukeni më bukur, si reagoni ndaj diellit, dhe ngjyrën e venave tuaja. 

  • Flokët natyrale të zeza, kafe ose bjond të kombinuara me sy të gjelbër, të hirtë, ose të kaltër janë tregues të një nuance të ftohtë. Sytë lajthie, të kaftë ose qelibar Të kombinuar me flokë natyrale të zeza, ngjyrë gështenje, ose flokë bjonde luleshtrydhe jandë tregues të një nuance të ngrohtë. 
  • Bizhuteri argjendi do të duken më së mirë në ju nësë nuanca juaj është e ftohtë; bizhuteri ari do të duken më së miri në ju nësë nuanca juaj është e ngrohtë; dikush me nuancë neutrale do të duken mirë si me bizhuteri argjendi ashtu edhe me bizhuteri ari.
  • Njerëzit me nuanca të ftohta marrin ngjyrë rozë ose digjen lehtë nga dielli; përderisa njerëzit me nuanca të ngrohta marrin ngjyrë bronzi ose rreziten nga dielli. 
  • Venat e kaltra në pjesën e brendshme të kyçeve të duarve janë tregues të nuancave të ftohta; venat e gjelbra janë tregues të nuancave të ngrohta; venat e kaltra në të gjelbër janë tregues të nuancave neutrale.

Njihni fondacionin më të mirë për llojin e lëkurës tuaj. Përderisa nëse dini a keni lëkurë të thatë apo të yndyrshme nuk do t’iu ndihmojë të zgjidhni nuancën e fondacionit, do t’i ndihmojë të zgjidhni llojin e duhur të fondacionit. Lëkura mund të jetë e yndryshme, e thatë, ose e kombinuar, dhe ju mund të keni lëkurë normale apo sensitive.

  • Zgjidhni një fondacion mat ose të lëngshëm por pa vaj ose pudër nësë keni lëkurë të yndyrshme. 
  • Zgjidhni një hidratues ose krem hidratues ose fondacion shkop nësë keni lëkurë të thatë.
  • Zgjidhni një fondacion hipoalergjike dhe pa aromë nëse keni lëkurë sensitive.
  • Zgjidhni një fondacion pudër nëse keni lëkurë të kombinuar.
  • Zgjidhni një fondacion që ofron mbulim të plotë ose mesatar nëse keni ngjyrë jo të barabartë të lëkurës dhe dëshironi të mbuloni shumicën e lëkurës suaj. Përndryshe, shikoni për një fonacion që ofron mbulim të pjesëshëm ose të lehtë nëse keni ngjyrë të barabrtë të lakurës dhe dëshironi një dukje më natyrale.
  • Është gjithmonë ide e mirë të bleni fonacion që ka SPF, pasi që kjo do të ofrojë një masë të vogël mbrojtëse nga rrezet ultravjollcë me valë të gjata dhe të shkurtra. 

Përdorni lëkurën tuaj për të kufizuar mundësitë e juaja, Ju tashmë dini për çfarë duhet të shikoni në një fondacion duke u bazuar në llojin e lëkurës suaj dhe tani është koha të përdorni dijen që keni fituar për nuancën tuaj për të zgjedhur disa lloje të nuancave. Para se të shkoni në farmaci ose në dyqan kozmetike, konsideroni çfarë baza fonacioni dhe ngjyrash do të duken më mirë duke u bazuar në nuancën tuaj. 

  • Për nuanca të ftohta: zgjidhni një fondacion me bazë rozë, të kuqe ose të kaltër, dhe konsideroni nuanca të kakaos, rozë, të errëta ose porcelani.
  • Për nuanca të ngrohta: zgjidhni një fonacion me bazë ari ose të verdhë, dhe konsideroni nuanca të karamelit, të arta, kuqërreme, gështenjë, dhe bezhë.
  • Për nuanca natyrale: konsideroni nuanca si të verdhë, të ngjyrës së lakurës, fildish, ose të kaltër.

Zgjidhni një dyqan kozmetie, farmaci ose supermarket. Kur të bleni fondacionin tuaj, shikoni për një dyqan që ofron mbështetje nga ekpsertë bukurie që mund t’iu ndihmojnë të zgjidhni nuancën dhe fondacionin e duhur. Nëse kjo nuk është e mundur, shikoni për një dyqan që ka testues në mënyrë që ju të mund të përcaktoni nuancën e duhur për veten tuaj para se ta bleni atë. Si zgjidhje të fundit, zgjidhni në dyqan që mundëson kthimin e kozmetikës në rast se bleni fondacionin e gabuar. 

Testoni disa nuanca. Përdorni informacionin për nuancat më të mira për ju dhe zgjidhni dia fonacioni për t’i përdorur. Me shikim, zgjidhni disa ngjyra që duken më të afërta me lëkurën tuaj. Pastaj testojini ato do vendosur pak nga fondacioni në pjesën e poshtme të nofullës. Lëkura në atë pjesë do të jetë më e afërtë me nuancën tënde natyrale dhe do t’iu jap një ide se si fondacioni do të duket në qafën tuaj. 

  • Nëse dyqani nuk ofron tester, mbani shishet e fondacionit ndaj qafës ose pjesës së poshtme të nofullës.
  • Edhe nëse jeni duke përdorur tester apo vetëm duke mbajtur shishet afër lëkurës suaj, gjeni një derë apo dritare për të parë se si fonacioni do të duket në dritë natyrale. Kjo edhe do t’i jap kohë fondacionit të thahet në mënyrë që ju të dini se si do të duket gjatë tërë kohës. 

Zgjidhni fondacionin tuaj. Fondacioni më i mirë është një që zhduket në lëkurën tuaj. Fondacionit nuk duhet të vërehet; supozohet të ofrojë një kanvas të njëtrajtshëm në të cilin mund të punoni. Përdorni pjesët në pjesën e poshtme të nofullës për të përcaktuar cili fondacion përzihet më së miri me lëkurën tuaj. Kjo është nuanca që më së miri do të mbulojë njollat dhe skuqjet duket u dukur natyrale. 

  • Konsideroni blerjen e disa nuancave përnjëherë në mënyrë që ti provoni ato në shtëpi dhe t’i krahasoni, veçanërisht nëse dyqani juaj nuk tester në dispozicion.

Zbardhojeni fondacionin që është shumë i errët. Edhe nëse e keni blerë fondacionin e gabuar dhe nuk mund ta ktheni apo jeni duke e përfunduar një shishe të vjetër, ju mund ta rregulloni ngjyrën e fondacionit për të krijuar një fonacion më të përshtatshëm për lëkurën tuaj. Një mënyrë për ta zbardhuar fondacionin është duke e vendosur me një shpuzë të lagur e jo me gishtat tuaj. Ju gjithashtu mund ta zbardhoni fondacionin duke e përzier atë me: 

  • Hidratues
  • Primer
  • Një fondacion më të zbehët
  • Korrektor ose pudër përmbyllëse

Errësojeni fondacionin që është shumë i zbehët. Ashtu siç mund të zbehet fondacioni që është shumë i errët, ju mund të krijoni një fondacion më të errët nëse është shumë i zbehët për lëkurën tuaj. Për ta bërë fondacionin më të errët provoni:

  • Shtoni pudër ose korrektor
  • Përzijeni më bronzer
  • Kombinojeni me një fondacion më të errët ose hidratues të ngjyrosur

Ndrrojeni ngjyrën e fondacionit tuaj. Fondacioni që nuk është i duhuri për nuancën tuaj mund të rregullohet gjithashtu. Për ta bërë fondacionin më të përshtatshëm me një nuancë të verdhë, shtoni shafran. Shtoni pudër me ngjyrë rozë në të kaftë për t’iu përshtatur nuancës rozë ose të kaltër. Për ta bërë fondacionin më të kaftë, shtoni pudër ngjyrë kafe.

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]