Udhëzim Grimi Për Fillestarët
Kur është koha për grimin, ju mund të krijoni dukjen shumë mirë apo shumë keq. Si pikturimi edhe grimi kërkon kohë për të perfeksionuar aftësitë tuaja si dhe produktet më të mira për të krijuar dukjet më në trend. Ju nuk duhet të frikësoheni nga grimi, përkundrazi duhet të mësoheni të luani me atë të cilën mund ta bëni duke ndjekur dia hapa.
Nëse quani veten një fillestar në botën e grimit, ju duhet të mësoni gjërat bazike rreth saj. Me këshilla nga artistët Mouna Lall dhe Jason Aland, ne kemi shënuar disa gjëra që duhet dhe nuk duhet t ëbëni gjatë vënies së grimit:
Fillimisht aplikoni një krem hidratues
Ju duhet së pari të pastroni fytyrën dhe pastaj të aplikoni kremën hidratues, së paku 15 para se të filloni vënien e grimit. Kjo do të ndihmoj në mbrojtjen e lëkurës.
Përdorni primer
Gjithmonë përdorni primer, për të rregulluar dhe zbutur lëkurën tuaj, ai gjithashtu do të ndihmoj në mbajtjen më të gjatë grimit.
Përdorni pudër të lëngëshme
Nëse keni lëkurë të thatë, ju mund të përdorni çfarë do kreme për hidratim, mirëpo nëse keni lëkurë të yndyrshme të vetmet pudra të lëngëshme që mund të pëdorni janë ato me densitet më të hollë dhe më të lehtë për tu shpërndarë në fytyrë.
Si të aplikoni pudër të lëngëshme
Ju duhet të dini si të aplikoni pudër të lëngëshme. Ne bëjmë gabim nëse përdorim të gjithë duart për të shpërndarë pudrën e lëngëshme. Nëse dëshironi rezultat më të mirë aplikoni atë me furçë të grimit apo me dy gishta.
Dini dallimin rreth korrektorëve dhe concealer
Ky është një problem mjaft i zakonshëm me të gjithë njerëzit. Korrektorët ndihmojnë në korrektimin e ngjyrës së lëkurës përderisa concealer-i përdoret për të mbuluar korrektorin dhe pudrën e lëngëshme, duke njëtrajtësuar ngjyrën e lëkurës tuaj.
Përdorni pudër
Në mënyrë që të keni një dukje sa më natyrale përdorni pudër. Kjo do të rregulloj dhe ndihmoj në mbajtjen më të gjatë të grimit në fytyrë.
Kordinoni ngjyrat
Ju nuk duhet të vëni grimin me ngjyrën e njëjtë në të gjitha pjesët e fytyrës tuaj pasi që ju do të keni një dukje një dimensionale dhe nuk do jetë aspak bukur. Nëse keni veshur rroba rozë atëherë ju mund të lyeni sytë tuaj me një ngjyrë të kaftë të lehtë apo me pak shkëlqim.
Shpërndani
Grimi juaj mund të duket shumë keq nëse ju nuk shpërndani atë si duhet. Sigurohuni të shpërndani grimin tuaj me anën e furçave për grim.
Zgjidhni hijen e duhur për faqe
Provoni të aplikoni një hije e cila është thuajse e ngjashme me ngjyrën e lëkurës tuaj. Personat me ngjyrë më të çelët të lëkurës mund të provojnë hije më rozë të faqeve. Ndërsa ngjyra e kaftë dhe e kuqe janë ngjyra që rrinë më mirë te personat me lëkurë më të errët.
Lapsi i buzëve duhet të ketë ngjyrë të njëjtë me buzëkuqin që përdorni
Lapsi i buzëve që përdorni duhet të jetë i të njëjtës ngjyrë më buzëkuqin tuaj, shumë njerëz nuk nënvizojnë buzët e tyre mirëpo lapsi ndihmon në qëndrimin më të gjatë të buzëkuqit në buzë.
Maskara kundër ujit nuk është gjithmonë e rehatshme
Përbërja e maskarave kundër ujit mund të thaj qerpikët tuaj duke të cilët si pasojë e kësaj rrezikohen të binë dhe të dëmtohen, pa përmendur se heqja e kësaj maskare bëhet mjaft vështirë dhe gjithashtu mund të dëmtoj më tutje qerpikët tuaj.
Mos përdorni më produktet të cilave ju ka dalë afati i përdorimit
Produktet e vjetra të kozmetikës janë shumë të rrezikshme për t’u përdorur për shkak se ato mund të shpien deri të alergjitë, puçërrat apo irritimet. Edhe nëse keni hargjuar shumë para në këto produkte ju përsëri nuk duhet t’i përdorni ato pas skadimit të afatit.
Furçat e grimit janë shumë të rëndësishme
Dhe kjo është për shkak se ato do të japin rezultate më të mira në shpërndarjen e grimit. Pastroni ato gjithmonë në mënyrë që të mos prishen dhe të mos rrezikoni veten nga infeksionet apo aknet. Pastroni brushat rregullisht me ujë të vakët dhe detergjent, dhe lini ato të thahen.
Përdorni një bronzer
Megjithëse të gjthë dëshirojnë të përdorin bronzer për të theksuar linjat e tyre të fytyrës, ju duhet të keni kujdes gjatë përdorimit të tij. Përdorni shumë pak produkt dhe aplikoni atë në nofullën tuaj, skajet e ballit dhe pjesën e faqeve për një shkëlqim natyral.
Këshillë gjatë aplikimit të buzëkuqëve
Buzëkuqët janë produktet më të mira për të krijuar iluzionin e buzëve të trasha mirëpo, keni kujdes ngjyrat e mbyllta të buzëkuqit ju japing buzëve tuaja një dukje më të hollë se sa buzëkuqët me ngjyrë më të çelët.