fbpx
Lart

11 Mënyra Për tu Kujdesur për Dhëmbët

faqja probleme.me

 

Përkujdesuni për dhëmbët tuaj

Përkujdesja e dhëmbëve është diçka që duhet të bëni gjatë gjtihë jetës. Edhe nëse keni dhëmbë të mirë dhe të shëndetshëm, ju duhet të ndiqni hapat e drejt për përkujdesjen dhe parandalimin e problemeve që mund të shfaqen te ta. Kjo përfshin përdorimin e produkteve të duhura për higjienën orale, si dhe kujdesin gjatë zakoneve tuaja.

 

11 Mënyra Për tu Kujdesur për Dhëmbët

  1.   Mos flini pa pastruar dhëmbët

Të gjithë e dimë se ne duhet të pastrojmë dhëmbët së paku dy herë në ditë. Mirëpo megjithatë shumë nga ne neglizhojmë pastrimin e dhëmbëve para se të biem në gjum. Pastrimi i dhëmbëve para se të flini ndihmon në largimin e bakterieve dhe mikrobeve të cilat janë mbledhur gjatë gjithë ditës në gojë.

 

  1.     Pastroni dhëmbët si duhet

Mënyra se si pastroni dhëmbët është gjtihashtu shumë e rëndësishme – në fakt nëse ju nuk dini sit ë pastroni dhëmbët ajo është njejt si të mos i pastroni ato fare. Pastroni dhëmbët duke bërë lëvizje rrethore me duart tuaja. Mos largimi i mbetjeve të ushqimit në gojë mund të shpie edhe deri të sëmundjet e mishit të dhëmbëve.

tactica seo kosovo

 

  1.     Mos harroni gjuhën tuaj

Mbetja ushqimore mund të grumbullohet edhe në gjuhën tuaj. Jo vetëm se kjo mund të shpie deri të era e keqe e gojës, mirëpo mund të shpie edhe deri te problemet e tjera me shëndetin. Me kujdes pastroni edhe gjuhën tuaj me furçë sa herë që pastroni dhëmbët.

 

  1.     Përdorni pastë fluoride të dhëmbëve

Kur flasim për pastë dhëmbësh, ka elemente më të rëndësishme për të shikuar se sa mund të zbardh pasta dhëmbët tuaj dhe se çfarë shije ka ai. Pavarsësisht se çfarë paste zgjidhni të bleni sigurohuni se ajo përmban fluor.

Megjithëse shumë njerëz mendojnë se fluori nuk është i mirë për shëndetin e tyre, ai ka veti mjaft higjienike orale të cilat duhet t’i përmbaj një pastë dhëmbësh. Fluori lufton prishjen e dhëmbëve duke eliminuar mikrobet që mund të shpien deri te prishja e dhëmbëve.

 

  1.     Pastroni dhëmbët edhe me penjë

Shumë njerëz harrojnë se ne duhet patjetër të pastrojmë dhëmbët tanë edhe me penjë. “Pastrimi me penjë nuk bëhet vetëm për të eliminuar mbejtet ushqimore që kanë ngecur në dhëmbët tuaj, ai gjithashtu duhet të bëhet për shkak se stimulon mishin e dhëmbëve, redukton rrezikun e prishjes së dhëmbëve si dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve.”

Ju duhet të pastroni dhëmbët tuaj me penjë një herë në ditë.

 

  1.     Mos lejoni që problemet gjatë pastrimit me penjë të ju ndalojn të pastrojnë dhëmbët

Pastrimi me penjë mund të jetë mjaft i vështirë sidomos te fëmijët dhe të moshuarit që vuajnë nga artriti. Në vend që të dorëzoheni shikoni për produkte që mund të ju ndihmojnë me pastrimin me penjë.  Ju mund të gjeni këto produkte edhe në barnatore.

 

  1.     Përdorni mouthwash

Reklamat për mouthëash zakonisht nënkuptojnë se ato janë të domosdoshme për mbajtjen e higjienës orale, mirëpo shumë njerëz nuk i përdorin ato për shkak se nuk din si duhet përdorur. Schwartz thotë mouthëash ndihmon në tri mënyra: ai redukton nivelet e acidit në gojën tuaj, pastron vendet që është më vështirë për t’i pastruar me furçë, si dhe ri-mineralizon dhëmbët. “Mouthwash ndihmon në balancimin e gjërave brenda në gojë,” thotë ai. “Unë mendoj se te fëmijët dhe personat më të moshuar të cilët e kan më të vështirë të pastrojnë dhëmbët me furçë, mouthwash është mjaft ndihmues.”

Pyesni mjekun tuaj nëse ka rekomandime specifike për llojin e mouthëash-it që jut ë blini. Disa produkte të veçanta janë më të mira për fëmijët dhe për personat me dhëmbë të ndishëm.

 

  1.     Pini më shumë ujë

Uji vazhdon të jetë pija me e mirë për mbajtjen e shëndetit të dhëmbëve tuaj. Schwartz rekomandon prijen e ujit pas çdo ushqimi që hani. Kjo mund të ndihmoj në balancimin e acideve pas disa ushqimeve që konsumoni.

 

  1.     Konsumoni shumë pemë dhe perime

Ushqimet që përgatiten shpejt janë mjaft të shishme mirëpo, jo dhe aq të shëndetshme për dhëmbët tuaj. Konsumimi i pemëve është zgjidhja më e mirë që mund të bëni për dhëmbët tuaj. “Unë ju them prindërve të mësojnë fëmijët e tyre të konsumojnë ushqime më të forta dhe të përtypin mirë e mirë ato që në moshën e re,” thotë Schwartz. “Mos coptoni ushqimet, vëni në funksion nofullat tuaja!”

                                     

  1. Limitoni konsumimin e ushqimeve acidike dhe karbohidrateve

Sheqeri kthehet në acid brenda në gojën tuaj, dhe acidet nuk janë aspak të mira për gojën tuaj. Acidet mund të shpien deri te prisha e dhëmbëve dhe kariesi, duke prishur mbështjellësin e dhëmbëve. Frutat, çaji dhe kafja gjithashtu kontribojnë në prishjen e mbështjellësit të dhëmbëve. Megjithëse ju nuk duhet të ndaloni rreptësisht konsumimin e këtyrë ushqimeve mos harroni se ato nuk janë edhe aq të mira për shëndetin e dhëmbëve tuaj.

 

  1. Vizitoni dentistin se paku dy herë në vit

Aktivitetet ditore gjithashtu ndikojnë në higjienën dhe shëndetin e dhëmbëve tuaj. Edhe personat të cilët nuk harrojnë asnjëherë të pastrojnë dhëmbët e tyre me furçë dhe me penjë duhet të vizitojnë dentistin rregullisht. Ju duhet të vizitoni dentistin së paku dy herë në vit. Jo vetëm se dentisti mund të eliminoj kalkulusin dhe të shikoj nëse keni ndonjë prishje të dhëmbëve, ai gjithashtu mund të vërej shenjat e para të njdonë problemi para se ai të paraqitet.

Disa kompani sigurimi mbulojnë edhe një pjesë akoma më të madhe të vizitave te dentisti. Nëse kjo vlen për ty, atëherë mos prisni. Kjo këshillë është akoma më e vlefshme nëse ju keni pasur më herët probleme më shëndetin e dhëmbëve.

faqja probleme.me
Shpërndaj
Estetika - Probleme.me
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]