fbpx
Lart

Dushat e Ngrohtë apo të Ftohtë: Cili është më i Shëndetshëm?

Nëse një dush i nxehtë është çka ju kërkon tupi në mëngjes, nuk jeni vetëm. Të gjtihë njerëzit bëjnë dush me ujë të nxehtë mirëpo a e dini se bërja e dushit me ujë të ftohtë duhet të jetë gjithashtu pjëse e rutinës tuaj?

Ju mund të keni frikë të bëni dush me ujë të ftohtë në mëngjes mirëpo, jepini kësaj një shancë pasi që ju mund të pëlqeni me të vërtetë ndjenjën pasi që të përfundoni dushin.

Pavarësisht nëse jeni një person që dëshironi të bëni dush me ujë të nxehtë apo të ftohtë, ne kemi marrë përspiër të shënojmë disa dobi që vijnë nga bërja e të dy llojeve të dushit.

Dushat e Ngrohtë apo të Ftohtë

Çfarë dobi ka bërja e dushit me ujë të ftohtë?

Dobitë e bërjes së dushit me ujë të ftohtë përfshijnë:

  •         Relaksimin e lëkurës
  •         Zgjimin nga gjumi
  •         Ndihminin e qarkullimit të gjakut
  •         Reduktimin e kalljeve të muskujve nga aktivitet fizike
  •         Ndihmimin e humbjes së peshës
  •         Shkëlqimin dhe rritjen e flokëve

 

Relaksimin e lëkurës

Adam Friedman, MD, thotë se nëse keni lëkurë të irrituar apo keni kruajtje, bërja e dushit me ujë të ftohtë mund të ju ndihmoj në kalimin e ndjenjës për t’u kruajtur.

 

Zgjimin nga gjumi

Nëse bëni dush me ujë të ftohtë ai do të ju zgjoj. Ky zgjim rrit:

  •         Nivelet e oksigjenit
  •         Ritmin e zemrës
  •         Vigjilencën

 

Ndihmimin e qarkullimit të gjakut

Kjo është një nga arsyet më të mëdha përse mjekët rekomandojnë bërjen e dushit me ujë të ftohtë. Përderisa trupi ynë laget nga uji i ftohte, gjaku fillon qarkullimin me të shpejtë për të mbajtur temperaturën konstante të trupit.

Në këtë menyrë, dushi me ujë të ftohtë ka efektin e kundërt të bërjes së dushit me ujë të nxehtë për personat me hipertension dhe sëmundje kardiovaskulare, pasi që bërja e dushit me ujë të ftohtë bën që sistemi i qarkullimit të ndihmoj në reduktimin e infeksioneve dhe parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

 

Reduktimin e kalljeve të muskujve nga aktivitetet fizike

Pasi që uji i ftohtë ka veti rigjeneruese, muskujt tuaj do të relaksohen dhe rigjenerohen pas aktiviteve të rënda fizike.

 

Ndihmimin e humbjes së peshës

Disa qeliza yndyrore, mund të lirojnë nxehtësi duke djegur yndyrnat. Bërja e dushit me ujë të ftohtë ndihmon këtë proces.

Gerrit Keferstein, MD, thotë se këto qeliza ndodhen më së shumti rreth qafës dhe shpatullave tuaja.

 

Shkëlqimin dhe rritjen e flokëve

Dr. Jacqueline Schaffer, MD, thotë se uji I ftohtë shtrëngon dhe ngushton qarkullimit e gjakut duke i jepur lëkurës dhe flokëve tuaj një shkëlqim të shëndetshëm.

Nëse jeni të vendosur se ju asnjëherë nuk të bëni dush me ujë të ftohtë, mendoni përsëri pasi që lista e avantazheve nga bërja e dushit me ujë të ftohtë është shumë e madhe se lista e disavantazheve.

 

Disavantazhet e bërjes së dushit me ujë të ftohtë

  •         Nuk është e këshillueshme të bëni dush me ujë të fothtë nëse jeni ftohur. Pasi që uji i ftohtë sigurisht nuk do të ndihmoj në rritjen e temperaturave të trupit tuaj dhe në disa raste mund të ftohë atë akoma dhe më shumë.
  •         Kjo nuk është ide e mirë edhe nëse ju jeni me grip. Uji i ftohtë nuk është shumë i mirë për sistemin tuaj imunitar.

 

Pse na pëlqen të bëjmë dush me ujë të nxehtë?

Nëse keni problem të relaksoheni apo të flini gjatë natës, është e këshillueshme të bëni një dush me ujë të nxehtë. Kjo do të ndihmojë në relaksimin e muskujve dhe në lirimin e stresit thotë Keferstein.

Disa dobi tjera përfshijnë:

  •         Ndihmimin me problemet me frymëmarrje
  •         Eliminimin e problemeve me lëkurën
  •         Relaksimin e muskujve

 

Ndihmimin me problemet me frymëmarrje

Bërja e dushit me ujë të nxehtë ka qenë një nga metodat e para që është përdorur për të reduktuar kollin dhe simptomat e ftohjes. Nxehtësia e ujit dhe avulli ndihmojnë të:

  •         Hapin kanalet e frymëmarrjes
  •         Eliminojnë gëlbazin
  •         Hapin kanalet e hundës

 

Eliminim e problemeve me lëkurën

Bërja e dushit me ujë të nxehtë ndihmon në hapjen e poreve të lëkurë tuaj, pas të cilës ju mund të bëni më lehtë eliminimin e papastërtive dhe yndyrnave të tepërta në lëkurë.

 

Relaksimin e muskujve

Bërja e dushit me ujë të nxehtë ndihmon në lirimin e tensionit trupor si dhe në largimin e plogështisë së muskujve.

Mirëpo po, bërja e dushit me ujë të nxehtë ka disa disavantazhe. Fatmirësisht nuk është nevoja që ju të hiqni dorë nga ta, ju vetëm duhet të ulni pak temperaturën dhe të përkujdeseni për lëkurën pas përfundimit të dushit.

 

Disavantazhet përfshijnë:

  •         Bërja e dushit me ujë të nxehtë mund të irritojë lëkurën tuaj. Schaffer thotë se uji i nxehtë mund të dëmtoj qelizat e keratinës të cilat ndodhen në mbulesën e parë të lëkurës – epidermën.Kur këto qeliza dëmtohen ju keni lëkurë të thatë.
  •         Bërja e dushit me ujë të nxehtë gjithashtu mund të përkeqësoj problemet që mund të keni me lëkurën si p.sh eczemën.
  •         Bërja e dushit me ujë të nxehtë mund të ju shkaktojë kruajtje. Friedman thotë se nxehtësia mund të shkaktojë që qelizat që përmbajnë histamine të lirojnë përmbajtjen e tyre në lëkurë dhe të shkaktojnë kruajtje.
  •         Nëse vuani nga sëmundje kardiovaskulare apo hipertensioni, bërja e dushit me ujë të nxehtë mund të përkeqësoj këto sëmundje.

 

Cili lloj i dushit është më i mirë?

Ka shumë dobi të cilat vinë nga të dy llojet e dushit, çfarë duhet të bëni? Në një botë ideale thotë Friedman ju duhet të beni dush me ujë të vakët dhe të përkujdeseni për lëkurën me hidratues pasi që të përfundoni dushin.

Një mënyrë tjetër te dushit që mund të provoni është dushi contrast sipas Keferstein, kjo është një teknikë mjaft e vjetër e cila u bë nga Dr. Sebastian Kneipp.

Ky dush bëhet duke ndërruar temperaturën e ujit vazhdimisht rreth çdo minute nga e ftohtë në të nxehtë dhe duke përsëritur atë tre deri në pesë cikle.

Duke bërë dush me ujë të ftohtë enët e gjakut ngushtohen, kjo do të thotë se i gjithë gjaku do grumbullohet në qendrën e trupit, pasi që të ndërroni temperaturën e ujit duke e kthyer atë në të nxhete enët e gjakut do të hapen dhe gjaku do të filloj përsëri qarkullimin e tij, kjo do të ndihmojë që gjaku juaj të qarkulloj në të gjithë muskujt dhe organet e trupit tuaj dhe është shumë i mirë për rigjenerimin e qelizave si dhe për largimin e toksinave të ndryshme nga trupi.

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]