Dushët e Mbrëmjes dhe ato të Mëngjesit
Disa njerëz nuk mund të fillojnë ditën pa bërë dush në mëngjes, ndërsa të tjerët nuk mund të flenë pa bërë dush në mbrëmje, pastaj janë të tjerët që preferojnë të bëjnë dush atëherë kur kanë kohë.
Të gjitha këto mendime, shpien deri të pyetja, a është më mirë të bësh dush në mëngjes apo në mbrëmje? Zakonisht përgjigja e këtyre pyetjeve është më e vështirë për tu konkluduar se sa që mendoni. Kjo pyetje ka disa përgjigjje, ne do t’i shikojmë disa.
Faktori i gjumit
Megjithëse, shumë njerëz preferojnë të bëjnë dush në mëngjes për shkak se ju ndihmon të zgjohen më lehtë, dushet gjatë natës ju ndihmojnë të flini më lehtë.
Kjo ndihmon veçanërisht personat që kanë problem me gjumin. Nëse ne dëshirojmë të japim një përgjigje strikte se a është më mirë të bëjmë dush në mëngjes apo natën sa i përket faktorit të gjumit; atëherë përgjigja është natën.
Studimet thonë se bërja e një dushi të ngrohtë në mbrëmjë ndihmon në ngritjen e temperaturës së trupit për të bërë një gjumë relaksues gjatë natës. Ngritja e temperaturës së trupit dhe pastaj ulja e saj ndihmon me gjumin. Nëse bëni një rutinë, ku çdo natë bëni dush para se të flini, trupi juaj do të mësoj se pas dushit vjen gjumi dhe ju do të ndjeheni natyralisht të përgjumur.
Në anën tjetër, disa persona kanë nevoj të bëjnë dush në mëngjes në mënyrë që të zgjohen plotëisht. Studimet thonë se dushi apo uji luajnë rol të rëndësishëm në zgjimin tonë nga gjumi. Bërja e dushit në mëngjes është relaksuese dhe na bën të ndihemi të pastër dhe të gatshëm për aktvititetet ditore, kjo gjithashtu mund të ndikoj në vetbesimin tonë.
Vendimi: Bërja e dushit në mbrëmje është më e shëndetshme për personat që kanë probleme me gjumin, mirëpo nëse ju keni nevojë për diçka më efektive për të ju zgjuar nga gjumi në mëngjes, ju mund të bëni dush edhe menjëherë pas zgjimit.
Faktori i lëkurës
Nëse flasim dermatologjikisht, nuk ka dallim të madh në mes bërjes së dushit në mëngjes dhe në mbrëmje. Lëkura nuk paraqet problem nëse ju bëni dush gjatë mbrëmjes ose në mëngjes. Nëse keni problem me gjumin, një dush i ngrohtë para se të flini do ju ndihmoj mjaft shumë dhe një gjum relaksues është shumë i mirë për lëkurën tuaj.
Duke lënë përkujdesjen për lëkurën anash, disa njerëz preferojnë më shumë të bëjnë dush gjatë mbrëmjes për shkak se ata nuk kanë dëshirë të flenë me mikrobe dhe papastërti në trupin e tyre.
Kjo është një strategji shumë e mirë për personat të cilët vuajnë nga alergjitë dhe astma, pasi që dushi përpara gjumit largon polenin dhe faktorët tjerë alergjik nga flokët dhe lëkura juaj.
Megjithëse, personat të cilët bëjnë aktvitete fizike në mëngjes, kanë dëshirë të bëjnë dush para se të nisen për punë. Ndjenja dhe era e djersës së tharë është me të vërtetë e padurueshme!
Vendimi: Bërja e dushit në mbrëmje është më e përshtatshme për personat që kanë astmën apo ndonjë alergji tjetër. Përndryshe ju mund të bëni dush kur të dëshironi dhe lëkura juaj nuk do të ketë ndryshim.
Faktori i flokëve
Edhe një herë ne duhet të kemi parasysh se jo të gjithë njerëzit kanë flokët e njëjta dhe se a është më mirë të bëni dush në mbrëmje apo në mëngjes varet nga kjo.
Për personat që kanë flokë të yndyrshme është e këshillueshme të bëjnë dush në mëngjes, përndryshe flokët e tyre do të duken të egër dhe pa volum.
Në anën tjetër, personat me flokë të shëndoshë dhe të fortë, mund të bëjnë dush kur të duan, mirëpo shumica zgjedhin të bëjnë dush në mbrëmjë në mënyrë që t’i shmangin pajisjet e rregullimit të flokëve me nxehtësi.
Flokët e tyre thahen natyralisht dhe nuk kanë nevojë të pastrohen më shumë se një herë në javë. Nëse ju bëni dush në mbrëmje sigurohuni që flokët tuaja të jenë plotësisht të thara, për shkak se fjetja më flokët e lagura mund të zhvillojë mikrobe, zbokth ose edhe probleme tjera me lëkurën e kokës.
Vendimi: Personat me qime të holla të flokut është e këshillueshme të bëjnë dush në mëngjes, përndryshe ju mund të bëni dush kur dëshironi.