Lart

Higjiena Personale

Nëna kishte të drejtë: Mbajtja e pastërtisë do të thotë të kujdesësh për veten! 

Mbajtja e pastërtisë, si larja e duarve, larja e dhëmbëve me furçë dhe pastrimi i tyre me penjë ndihmojnë në eliminimin e bakterieve, virusëve dhe sëmundjeve. Përveç kësaj, mbajtja e higjienës na bënë të ndihemi mirë për veten.

Mbajtja e higjienës ndihmon në vetëbesimin tonë si dhe ndikon në shëndetin tonë mendor.

Personat të cilët nuk kujdesen për mbajtjen e higjienës dhe kanë erë të keqe të trupit, gojës, ose dhëmbë të prishur përveçse duken të pa shëndetshëm ata mund të jenë edhe viktima të diskriminimit.

Higjiena personaleMbajtja e higjienës

Mbajtja e higjienës përfshin pastrimin dhe kujdesin për shëndetin. Nëse doni të zvogëloni rrezikun e marrjes së ndonjë infeksioni dhe të ngrisni nivelin tuaj të pastërtisë dhe shëndetit tuaj, ju mund të ndjekni këta hapa të thjeshtë:

  • Bëni dush rregullisht

Pastroni flokët dhe trupin tuaj shpesh. Nuk do të thotë se duhet të bëni dush çdo ditë. Trupi juaj vazhdimisht ndërron lëkurën. Lëkura e vdekur duhet të pastrohet. Nëse lëkura e vdekur lihet ashtu si është ju rrezikoni të zhvilloni ndonjë sëmundje.

  • Preni thonjtë

Duke prerë thonjtë e duarve dhe këmbëve tuaja ju zvogëloni rrezikun e infektimit të lëkurës. Nëse ju mbani këmbët tuaja të pastërta dhe të thara ju zvogëloni rrezikun e zhvillimit të kërpudhave në këmbë.

  • Pastroni dhëmbët me furçë dhe me penjë

Idealisht ju duhet të pastroni dhëmbët pas çdo ushqimi që hani, mirëpo nëse kjo nuk është e mundur atëherë ju më së paku duhet të pastroni ata dy herë në ditë me furçë dhe çdo ditë me penjë. Pastrimi i dhëmbëve zvogëlon rrezikun e mbledhjes së bakterieve që mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve apo sëmundje të mishit të dhëmbëve. Pastrimi i dhëmbëve me penjë ndihmon në mbajtjen e shëndetit të mishit të dhëmbëve.

Bakteriet të cilat shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve shumë lehtë mund të përcillen deri te zemra juaj dhe të shkaktojnë probleme me enët e gjakut.

Mishi jo i shëndoshë i dhëmbëve mund të shpie edhe deri te lirimi i dhëmbëve tuaj të shëndoshë. Për përkujdesjen e duhur të një buzëqeshjeje të shëndoshë dhe të pastër ju duhet të vizitoni dentistin çdo 6 muaj.

  • Pastroni duart

Larja e duarve përpara se të ushqeheni, pasi keni qenë në tualet, pasi që keni teshtirë apo kollitur, ose pasi që keni hedhur mbeturinat është më se e domosdoshme. Mbani gjithmonë me vete produkte për pastrimin e duarve si dezinfektues për çdo rast nëse ndodheni në një vend ku nuk mund t’i lani duart me ujë dhe sapun.

  • Flini mirë

Flini së paku 8-10 orë çdo natë, në mënyrë që të jeni të relaksuar dhe të gatshëm të filloni ditën në mëngjes. Mungesa e gjumit mund të ju bëjë të ndiheni të plogësht dhe kjo gjithashtu mund të ndikojë në dobësimin e sistemit tuaj imunitar.

Higjiena Personale

  • Mbajtja e higjienës

Pakujdesja për higjienën mund të shpie edhe deri te problemet tjera. Dikush që nuk mban pastërtinë apo higjienën e trupit mund të duket në depresion. Kur njerëzit janë në depresion ata injorojnë veten. Ju mund t’i ndihmoni këta njerëz duke folur me ta për dobitë që vijnë nga mbajtja e higjienës dhe shëndetit.

Jeni të sinqertë mirëpo edhe të ndjeshëm ndaj këtyre bisedave. Përkundër përpjekjeve që bëni ju, mikut apo mikeshës suaj mund t’iu duhet edhe ndihma profesionale. Ju duhet të inkurajoni ata të shkojnë të vizitojnë ndonjë këshillues apo mjek nëse higjiena e tyre nuk përmirësohet.

  • Mbajtja e higjienës ndihmon në shëndetin personal

Për shumicën e njerëzve mbajtja e higjienës është pjesë e jetës saqë ata nuk mendojnë fare për atë. Ata pastrohen, pastrojnë dhëmbët, kontrollohen te dentisti dhe mjeku, pastrojnë duart para se të ushqehen dhe gjithmonë mbajnë produkte të pastërtisë me vete.

Në mënyrë që të mbani shokët dhe shoqet tuaj të shëndetshëm, ndihmoni ata të mbajnë higjienën e tyre!

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com