fbpx
Lart

Këshilla për Parandalimin e Problemeve Orale

Këshilla për Parandalimin e Problemeve Orale

Higjiena orale mund të ndihmoj në mbrojtjen jo vetëm të dhëmbëve tuaj por edhe në parandalimin e shumë problemeve tjera që mund të keni me shëndetin.

Personat me higjienë të dobët orale mund të kenë:

  • Vetbesim të dobët
  • Më të vështirë të gjejnë një punë
  • Probleme me suksesin në shkollë
  • Parehati orale
  • Probleme në të folur
  • Mungesë të nutricioneve
  • Probleme me gëlltitje

Një infeksion apo kancer i neglizhuar oral mund të shpie edhe deri te vdekja.

Ka disa metoda universale që ju ndihmojnë në mbajtjen e shëndetin oral, si vizitat te dentisiti, pastrimi i dhëmbëve me furçë dhe penjë. Disa njerëz duhet të kenë një rutinë më të veçantë për përkujdesjen orale. Vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë.

Këshilla për Parandalimin e Problemeve orale

Fëmijët

Kariesi i hershëm te fëmijët, është një sëmundje e cila dëmton dhe prish dhëmbët fëmijëve. Kur kjo sëmundje fillon ju mund të vëreni njolla të bardha në mishin e dhëmbëve dhe këto njolla marrin ngjyrë të kaftë me procesin e prishjes së dhëmbëve. Trajtimi i menjëhershëm është i nevojshëm për të reduktuar nivelet e prishjes.

Shkaktari më i madh i kësaj sëmundjeje është sheqeri që mbetet në dhëmbë i cili mund të vie nga qumështi, lëngjet apo ushqimet. Disa këshilla për parandalimin e kësaj sëmundje janë:

  • Mos ushqeni fëmijën tuaj shpesh me qumësht.
  • Mos vini fëmijën tuaj në gjum me shishen e qumështit afë r. Qumështi mund të pikoj në gojën e fëmijës tuaj dhe kjo do të krijoj ambientin perfekt që bakteriet të ushqehen me sheqer.
  • Para se të fillojë dalja e dhëmbëve pastroni dhëmbët e fëmijës tuaj me një leckë të pastër, të butë dhe të hollë së paku dy herë në ditë. 
  • Pasi që dhëmbët e fëmijës tuaj të dalin, filloni të pastroni dhëmbët e tyre me një furçë të lagur, mos përdorni pastë dhëmbësh para se fëmija juaj të jetë në gjendje të pështyej atë. Gëlltitja e pastës së dhëmbëve gjatë daljes së tyre mund të shkaktojë një sëmundje të quajtur fluoroza, e cila ndodh si pasojë e konsumimit të tepërt të fluorit dhe mund të bëjë që dhëmbët e fë mijë s tuaj të duken jo të shëndetshëm. 
  • Ju duhet të mësoni fëmijën tuaj të largohet nga shishja me qumësht që nga mosha 1 vjeçare. Provoni pirjen nga gotat e thjeshta.

Gratë

Gratë kanë shqetësime tjera dentare, të cilat mund të paraqiten gjatë fazave të ndryshme të jetës.

Vitet e adoleshencës

Kur një grua e re fillon ciklin menstrual, këto mund të shoqërohen nga njolla në gojë, apo mish të enjtur të dhëmbëve.

Pjekuria e hershme

Gratë e moshës së gatshme për të mbajtur fëmijë kanë një arsye më shumë për të bajtur higjienën e gojës. Sëmundja periodontale rrit rrezikun e lindjeve parakohore të fëmijëve dhe me peshë të vogël.

Shtatzania

Gjatë shtatzanisë, nivelet e mëdha të progesteronit dhe hormoneve të tjera mund të ç’rregullojnë balancin normal të organizmit tuaj. Kjo mund të shpie deri te smëundjet, shumë apo pak pështymë apo rritje të tumoreve në mishin e dhëmbëve tuaj që  quhen granulomas. Të vjellurat në mëngjes mund të dëmtojnë mbështjellësin e dhëmbëve tuaj. Mënyra më e mirë për të shmangur këto probleme është të mbani higjienën orale. Kontaktoni dentistin apo mjekun për ndonjë shqetësim tjetër që mund të keni me gojë n.

Mos neglizhoni terminet te dentisti gjatë shtatzanisë. Vizitat te dentisti nuk janë të rrezikshme për gratë shtatzëna, dhe ata mund të  parashikojnë ndonjë problem që mund të keni në të ardhmen.

Menopauza dhe pas-menopauza

Kur gratë mbërrijnë menopauzën ulja e nivelit të estrogjenit bënë që ato të jenë më të rrezikuara nga sëmundjet periodontale. Disa njerëz të tjerë mund të kenë edhe sindromën e djegies së gojës. Ky ç’rregullim karakterizohet me një ndenjë të fuqishme të kruajtjes dhe ndryshime në aftiësinë e shijimit tuaj. Kjo sëmundje mund të trajtohet me anën e kremave apo ilaçeve tjera orale.

Të rriturit e shtyrë  në moshë

Me kalimin e kohës, aftësia juaj për të gëlltitur dhe bluar ushqimin dobësohet, veçanërisht nëse nuk keni ndonjë dhëmbë apo keni intervenuar në ta më herët. Ju gjithashtu mund të jeni duke përdorur ilaçe të cilat thajnë gojën tuaj. Kjo mund ta paraqet problem në gëlltitjen e cila mund të shpie edhe deri te mungesa e nutricioneve. Goja e thatë është një vend shumë i përshtatshëm për zhvillimin e bakterieve të cilat shkaktojnë erë të keqe të gojës, sëmundje në mishin e dhëmbëve apo infeksione.

Sipas Qendrës së për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 23 përqind të personave rreth moshës 65 deri në 74 vjeçare mund të kenë sëmundje periodontale. Problem mund të paraqesin edhe sëmundjet si artriti apo mbajtja në mend.

Këshilla për Parandalimin e Problemeve Orale

Rezidentët e disa qendrave për rehabilitim

Rezidentët e disa qendrave për rehabilitim përfshijnë jo vetëm personat e moshuar mirëpo edhe fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufiziura fizike apo mendore. Ata në shumicën e rasteve varen te personat për përkujdesje për higjienën orale dhe kjo nganjëherë është shumë e vështirë.

Pacientë t mund të keqkuptojnë qëllimin e personave për përkujdesje. Si pasojë e kësaj ata mund të shfaqin agresivitet dhe shumë shpesh në këto qendra të rehabilitimin ky hap kalohet.

Në disa raste për të vazhduar mbajtjen e higjienës orale disa personave për përkujdesje do të duhen të qetësojnë pacientët e tyre me medikamente apo metoda tjera.

Njerëzit me SIDA/HIV

Njerëzit me HIV apo SIDA janë më të rrezikuar nga prishjet e dhëmbëve.  Njollat e bardha që shfaqen në gjuhë quhen leukoplakia dhe nganjëherë indikojnë shenjat e para të ndonjë infeksioni nga HIV apo SIDA. Personat me HIV apo SIDA mund të zhvillojnë edhe infeksione tjera fungale në gojë si histoplamoza, aspergiloza dhe kandidiaza orale.

Këshilla mbi mbajtjen e shëndetit oral

Megjithëse shumë njerëz duhet të jenë më të vëmendshëm gjatë mbajtjes së higjienës së tyre orale, këtu janë disa këshilla që mund ju ndihmojnë :

  • Vizitoni dentistin një apo dy herë në vit.
  • Pastroni dhëmbët me pastë fluoride të dhëmbëve së paku dy herë në ditë.
  • Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo tre apo katër muaj.
  • Pastroni dhëmbët me penjë.
  • Pastroni gjuhën në mënyrë që të eliminoni bakteriet dhe të freskoni gojën tuaj.
  • Përdorni mouthë ash.

Ju duhet të vizitoni dentistin nëse:

  • Keni mish të skuqur dhe të enjtur të dhëmbëve
  • Jeni të shumë të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta apo të ulëta
  • Keni probleme me përtypjen
  • Keni vazhdimisht erë të keqe të gojës
  • Keni dhimbje të vazhdueshme të dhëmbëve

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]

Na ndiqni në FacebookPër të Mos Humbur Asnjë Super-Postim të Probleme.me
Bëje Like