Lart

Përse Kemi Erë të Trupit

Çdo person mban erë të trupit. Era e trupit e cila quhet bromhidroza është një dukuri normale e proceseve fiziologjik. Mirëpo ju mund të eliminoni atë.

Përse djersa mban erë?

Djersa nuk ka erë, era që ne nuhasim pasi që të djersitemi vjen nga bakteriet të cilat ndodhen në vendet ku ju jeni duke u djersitur. Bakteriet më së shumti qëndrojnë në vendet e lagështa si sqetullat tuaja. Kur djersiteni, bakteriet zbërthejnë disa proteina të caktuara të cilat pastaj lirojnë acide dhe me to edhe erë. Kështu që ne nuk mund të themi se bakteriet mbajnë erë.

Përse Kemi Erë të Trupit

Gjëndrrat të cilat shkaktojnë erë

Bakteriet nuk janë të vetmet të cilat shkaktojnë erë, gjëndrrat luajnë po aq rol të rëndësishëm. Ju keni dy lloje të gjëndrrave të djersitjes në trupin tuaj gjëndrrat ekrine dhe apokrine. Gjëndrrat ekrine gjenden në të gjitha pjesët e trupit tuaj, përkatësisht në dermë, ato qojnë djersën drejt mbi shtresën e lëkurës. Djersa ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit. Djersa e cila prodhohet nga gjëndrrat ekrine ka përbërje të madhe të kripës për këtë arsye bakteriet nuk mund ta zbërthejnë atë dhe ajo nuk ka erë.

Gjëndrrat apokrine gjenden në disa pjesë të caktuara të trupit, si sqetullat tuaja, zonën gjenitale, dhe në qimet e pubisit. Gjëndrrat apokrine nuk ndihmojnë në rregullimin e temperaturës. Këto gjnëdrra prodhojnë djersë nëse temperatura e trupit tuaj rritet dhe nëse ju jeni në stres.

Djersa e cila prodhohet nga gjëndrrat apokrine mban erë për shkak të përmbajtjes së lartë proteinike. Për këtë arsye pjesët e trupit të cilat mbajnë më së shumti erë janë sqetullat dhe zona gjenitale. Kjo gjithashtu shpjegon edhe pse fëmijët nuk kanë erë edhe nëse djersiten. Gjëndrrat apokrine nuk janë aktive deri në pubertet, për këtë arsye era e keqe fillon pas pubertetit.

Faktorë tjerë të erës së keqe

Përveç gjëndrrave apokrine dhe bakterieve të cilat shkaktojnë erën e keqe, ka edhe disa faktorë tjerë të cilët ndikojnë në krijimin e këtij problemi.

Mbipesha. Rrudhosja e lëkurës mund të mbajë më shumë djersë dhe bakterie, duke bërë që ju të mbani më shumë erë.

Konsumimi i ushqimeve pikante. Këto ushqime nuk ndikojnë në prodhimin e djersës, mirëpo ato mund të kalojnë deri në lëkurë, duke i jepur trupit tuaj një erë jo të këndshme.

Djersitja e tepërt. Një sëmundje e cila quhet hiperhidrozë mund të jetë shkaktar i prodhimit të tepërt të djersës. Kjo mund të ndodh edhe pas menopauzës. Mirëpo disa njerëz prodhojnë më shumë djersë se të tjerët.

Sëmundjet e ndryshme. Diabeti, problemet me veshkë apo mëlçi, problemet me gjëndrrat tiroide dhe sëmundjet e tjera gjenetike mund të jenë gjithashtu shkaktarë të erës së trupit. Në disa raste erërat e trupit mund të jenë shenja më serioze të ndonjë problemi. P.sh erërat e forta të trupit mund të jenë shenja të problemeve me veshkë apo mëlçi. Nëse vëreni një ndryshim të menjhershëm në erën e trupit tuaj, kontaktoni mjekun.

Stresi. Stresi bënë që gjëndrrat tuaja apokrine të punojnë vazhdimisht. Mbani në mend se këto janë gjëndrrat të cilat prodhojnë djersë me erë të keqe. Për këtë arsye ju mund të vëreni një erë të keqe të trupit nëse do të jepni ndonjë prezantim apo jeni nën ndikimin e stresit.

Gjenetika. Disa njerëz kanë natyralisht erë të trupit.

Pse Kemi Erë të Trupit

 

Këshilla për zvogëlimin e erës së trupit

Era e trupit mund të jetë e turpshme, mirëpo në shumicën e rasteve nuk sinjalizon ndonjë problem më serioz me shëndetin. Ju mund të bëni disa gjëra për të reduktuar erën e keqe të trupit si:

Pastrohuni së paku një herë në ditë. Përdorni sapunë apo xhel për pastrim dhe pastroni trupin veçanërisht në pjesët kur prodhohet më shumë djersa. Nëse ndodheni në vende shumë të nxehta juve do të ju duhet të pastroheni dy herë gjatë ditës dhe gjithmonë pastrohuni menjëherë pasi që djersiteni.

Pastrohuni me sapunë antibakterial. Nëse ju pastroheni çdo ditë dhe përsëri keni erë të trupit atëherë provoni të pastroheni me sapunë antibakterial. Këta sapun ndihmojnë në reduktimin e numrit të bakterieve në trupin tuaj dhe me bakteriet do të largohet gjithashtu edhe era e keqe e trupit.

Përdorni produktet e duhura për sqetulla. A e dini se produktet e sqetullave kanë dallim? Deodorantët bëjnë sqetullat tuaja një vend jo të përshtatshëm për bakteriet. Ato gjithashtu ndihmojnë në maskimin e erërave të këqija me aromë. Antiprespirantët ndihmojnë në bllokimin e gjëndrrave që prodhojnë djersë.

Nëse ju nuk djersiteni shumë mirëpo trupi juaj megjithatë mban erë atëherë ju duhet të përdorni deodorant, ndërsa nëse ju djersiteni atëherë mund të provoni produktet të cilat janë antiprespirantë dhe deodorant. Nëse ju mbani erë shumë të keqe të trupit atëherë shikoni për produkte të cilat kanë shumë përbërës aktiv.

Vishni rroba të lehta. Rrobat të cilat janë të lehta si, rrobat e pambukut janë më të mira se poliestër, niloni dhe rejoini në kontrollimin e erave të këqija. Shmangni rrobat të cilat mbërthejnë erërat e këqija në lëkurën tuaj.

Reduktoni konsumimin e ushqimeve pikante. Ushqimet të cilat kanë era të forta si kërri, hudhra, erëzat djegëse, brokoli dhe qepët mund të ju shkaktojnë prodhim të tepërt të djersës. Mirëpo edhe alkooli mund të jetë shkaktarë i erës së djersës tuaj. Nëse ju hani rregullisht këto lloje të ushqimeve, provoni reduktimin apo edhe krejtësisht eliminimin e tyre dhe shikoni nëse kjo do të ndihmoj në largimin e erës së keqe të trupit.

Bëni heqjen e qimeve. Gjëndrrat apokrine ndodhën më së shumti në vendet të cilat janë të mbuluara nga qimet, sqetullat dhe zonën gjenitale. Qimet mbështjellin djersën dhe krijojnë një ambient shumë të përshtatshëm për bakteriet. Heqja e qimeve ndihmon shumë në largimin e erës së keqe, dhe po ju duhet të konsideroni të hiqni qimet e sqetullave përherë. Nëse ju nuk preferoni heqjen e qimeve atëherë mund të provoni vetëm shkurtimin e tyre. Kjo mund të ndihmoj me erërat e këqija.

Ilaçe për trajtimin e erës së trupit

Nëse keni provuar gjithçka për eliminimin e erërave të këqija dhe nëse akoma nuk keni vërenjtur ndonjë ndryshim, kontaktoni mjekun. Ju mund të keni ndonjë problem tjetër që duhet trajtuar si (infeksion fungal). Ose ndoshta ju duhet një kujdes më i veçantë për menaxhimin e erës së trupit.

Disa opsione janë:

Antiprespirantët/deodorantët e udhëzuar janë më të fuqishëm dhe më efektiv se ata që mund të blini në dyqan.

Antibiotikët, topikal apo oral, mund të ndihmojnë në reduktimin e bakterieve në lëkurë.

Botoxi bllokon impulset të cilat iniciojnë prodhimin e djersës nga gjëndrrat. Kjo nuk është një trajtim permanent i erës dhe duhet të përsëritet disa herë në vit.

Trajtimi me llaser mund të zvogëloj apo të shkatërroj gjëndrrat e djersës.

Operacionet krirugjike mund të bëjnë eliminimin e plotë të gjëndrrave.

Këshillë nga Probleme.me

Ju duhet të kuptoni se trupi juaj mund të jetë natyralisht më aktiv në prodhimin e djersës. Çdo person nganjëherë ka erë të keqe. Ju asnjëherë nuk mund të eliminoni atë plotësisht dhe në shumë raste erën e trupit më shumë e vëreni ju se sa të tjerët. Nëse era e trupit tuaj është duke ndërhyrë në jetën tuaj atëherë kontaktoni mjekun, ka shumë metoda për menaxhimin e saj.

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com