Sa Shpesh duhet të Pastroheni
Nëse një dush i ngrohtë në mëngjes, pastrimi i dhëmbëve dhe krehja e flokëve është rutina juaj e mëngjesit, atëherë ju duhet të rishikoni bërjen e dushit në mëngjes, kjo mund të jetë e tepërt për lëkurën tuaj.
Sa shpesh duhet të pastroheni
Përgjigja më e drejtë është se bërja e dushit në mëngjes varet nga faktorë tjerë. Bërja e dushit në një kohë të caktuar nuk është mirë për të gjithë njerëzit. Mirëpo dermatologët thonë se ne pastrohemi më shpesh se sa duhet.
Dermatologët thonë se është edhe më mirë të pastrohemi një ose dy herë në javë apo një herë në dy ose tre ditë. Pse ky ndryshim? Lëkura dhe mënyra e jetesës së njerëzve nuk është e njëjtë për të gjithë. Për këtë arsye ju duhet të konsideroni situatën në të cilën ndodheni.
Pastrohuni brenda disa dite
Shumë njerëz mund të pastrohen çdo dy apo tre ditë dhe nuk do mbajnë erë të keqe, mirëpo foshnjet dhe fëmijët nuk duhet të pastrohen çdo ditë. Me kalimin e kohës ju duhet të filloni të mësoheni të mos pastroheni aq shpesh.
Pastrimi nuk do ju bëjë më të shëndetshëm, dhe ju nuk duhet të pastroheni shumë shpesh për të eliminuar bakteriet, pasi që trupi i njeriut ka gjithmonë bakterie, dhe nga to më së shumti bakterie të padëmshme. Nuk është e nevojshme të pastroheni çdo ditë.
Disa njerëz duhet të pastrohen çdo ditë
Këtu ka disa përjashtime. Nëse bëni aktivitete fizike çdo ditë, jetoni në një vend me temperatura të larta, puna ju kërkon të djersiteni, mbani erë të keqe shpejtë, ju duhet të pastroheni çdo ditë për të eliminuar djersën dhe papastërtitë në trup.
Duart duhet të pastrohen disa herë në ditë
Edhe nëse ju nuk pastroheni çdo ditë, ju përsëri duhet të pastroni duart tuaja disa herë gjatë ditës. Duart janë magnetët e mikrobeve. Bakteriet të cilat i keni në duar ju mund t’i bartni në sytë, gojën apo hundën tuaj. Pastrimi i duarve do ju mbaj juve të shëndetshëm, sidomos gjatë kohës së gripeve. Pastrimi i trupit çdo ditë nuk është i nevojshëm për arsye se ju nuk përdorni gjunjët tuaj për të fërkuar sytë.
Pastroni fytyrën çdo ditë
Si duart tuaja edhe fytyra duhet të ketë një përkujdesje të veçantë. Edhe në ditët kur ju nuk bëni dush ju duhet t ëpastroni fytyrën tuaj me një ujë të lehtë pastrimi para se të bini në gjum. Pastrimi i fytyrës nga grimi, papastërtitë dhe yndyra e tepërt është shumë e rëndësishme në mbajtjen e shëndetshme të saj.
Ndjeni nevojën për t’u pastruar çdo ditë
Nëse jeni duke ndjenjur nevojën të pastroheni vazhdimisht, çdo ditë apo disa herë në ditë, aq shumë sa që ajo ju paraqet problem edhe gjatë aktiviteteve tuaja ditore ju mund të keni një çrregullim obsesiv mendor. Konsultohuni me mjekun. Ka shumë metoda të trajtimit të cilat mund të ju ndihmojnë.
Çfarë ndodh nëse pastrohem shpesh
Nëse jeni mësuar të pastroheni çdo ditë, ju mund të mos pëlqeni mendimin të mos pastroheni brenda një apo dy dite. Mirëpo, dushi çdo ditë mund të shkaktojë më shumë dëm se sa mendoni. Problemi më i madh me bërjen e dushit çdo ditë është largimi i yndyrnave natyrale të lëkurës nga trupi.
Lëkura e trupit të njeriut është e mbështjellur me një mbulesë të yndyrës që quhet sebum. Kjo ndihmon në hidratimin e lëkurës si dhe mbron atë. Pastrimi i tepërt bën largimin e kësaj yndyre në trup dhe si pasojë lëkura juaj thahet. Kjo gjithashtu mund të irritojë lëkurat e ndishme dhe të shkaktojë eczemën.
Mirëpo, megjithatë nuk është mirë të pastroni as flokët çdo ditë. Pastrimi i tepërt i flokëve mund të shpie deri te tharja e tyre, kjo ndodh sidomos te personat me flokë natyralisht të thatë apo kaçurrela. Pastrimi i tepërt gjithashtu mund të ndikojë negativisht në lëkurën e flokëve tuaj duke tharë atë dhe apo të shkaktojë kruajtje.
Dhe nëse mendoni se bërja e dushit çdo ditë ju ndihmon në largimin e bakterieve, kjo nuk është aspak e vërtetë. Pastrimi largon mbulesën natyrale të lëkurës e cila quhet mantel acidik. Manteli acidik ka një përbërje të vogël acidike dhe bërja e dushit çdo ditë sidomos duke përdorur xhela apo sapun alkalinë të pastrimit, ndërron nivelin e pH-së në lëkurën tuaj, dhe kjo bënë që ajo të jetë më e rrezikuar nga baketriet dhe infeksionet.
Ka disa teori se të gjitha metodat e pastrimit që në përdorim për të larguar bakteriet dhe papastërtitë në trupin tonë po bëjnë që ne të jemi më të rrezikuar nga alergjitë, asma, sëmundjet e sistemit imunitar dhe gjithashtu edhe sëmundjet si diabeti. Kjo quhet “hipoteza e higjienës”, në të cilën bëhet dobësimi i sistemit imunitar ndaj këtyrë sëmundjeve si pasojë e të gjitha metodave të pastrimit që ne vazhdimisht përdorim.
Rreziqet nga kalimi i disa ditëve pa u pastruar
Ne përmendëm se shumë njerëz pastrohen më shumë se ç’duhet, mirëpo kjo nuk do të thotë që ju duhet të neglizhoni të gjithë ciklin e pastrimit të lëkurës tuaj. Megjithatë ka kohë në të cilat ju kaloni disa ditë pa u pastruar. Si p.sh nëse jeni në kamping, apo jeni sëmurë dhe gjëja e fundit që ju shkon në mendje të bëni është të largoheni nga shtrati dhe të pastroheni.
A ka rreziqe të kalosh disa ditë pa u pastruar? Pa përmendur erën e keqe, ju mund të jeni duke rrezikuar veten nga aknet dhe pikat e zeza në fytyrë. Ju keni shumë gjëndra yndyrore në fytyrë, dhe këto do të krijojnë akoma shumë yndyrna nëse ju kaloni disa ditë pa u pastruar.
Neglizhimi i dusheve nëse jeni djersitur është ka rreziqe akoma më të mëdha se grumbullimi i papastërtive, yndyrnave dhe bakterieve në lëkurë. Djersitja mund të irritojë lëkurën, duke mbajtur atë të njomë për një kohë mjaft të gjatë ju jeni të rrezikuar nga zhvillimi këpurdhave, bakterive apo infeksioneve në lëkurën tuaj. Nëse kalon një kohë e gjatë pa u pastruar ju jeni më të rrezikuar nga një sëmundje e cila quhet dermatitis neglecta, si pasojë e së cilës shfaqen njolla të kafta në trup.
Këto zhvillohen si pasojë e grumbullimit të qelizave të vdekura në lëkurë, papastërtise, djersës dhe bakterieve. Fatmirësisht kjo ndodh vetëm nëse kaloni disa javë apo muaj pa bërë dush.
Si të pastroheni
Nëse ju jeni vazhdimisht aktiv dhe duhet të pastroheni vazhdimisht atëherë kjo është në rregull. Ka disa hapa të cilat mund t’i ndiqni për të mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të hidrautar. Ju mund të ndiqni këta hapa edhe nëse ju nuk pastroheni shpesh mirëpo megjithatë lëkura juaj është e thatë.
Pastrohuni me ujë të vakët
Uji shumë i nxehtë bënë largimin e të gjitha yndyrnave natyrale të lëkurës. Ju nuk duhet të ftohni veten duke u pastruar me ujë te ftohtë mirëpo nëse gjatë dushit ju krijoni shumë avull, ju duhet të mësoheni të pastroheni me ujë më të ftohtë se aq.
Mos rrini shumë gjatë në dush
Qëndrimi në dush mund të jetë relaksuese, mirëpo sa më shumë që qëndroni në dush aq më shumë do të largohen yndyrnat natyrale të trupit.
Përdorni sapun apo xhela për pastrim të cilët nuk thajnë lëkurën tuaj
Si ndihet lëkura juaj pas pastrimit? Nëse lëkura është shumë e shtrënguar, e thatë apo ju kruhet ka ardhur koha të blini produkte të reja të pastrimit. Ju gjithashtu mund të blini në hidratues për të njomur lëkurën tuaj pas dushit.
Mos fërkoni fortë lëkurën tuaj
Nëse jeni duke përdorur sfungjer të veçantë për pastrimin e trupit tuaj atëherë keni kujdes me atë. Nuk është nevoja të pastroni trupin tuaj aq fortë saqë ai të skuqet, pasi që kjo vetëm do të irritojë lëkurën tuaj. Ju gjithashtu mund të bëni pastrimin e trupit vetëm me duart tuaj ato janë mjaft për të larguar djersën dhe papastërtinë e trupit.
Përdorni sapunët për pastrim vetëm në disa pjesë të caktuara të trupit
Kjo është ndoshta gjëja më e mirë që mund të bëni nëse keni lëkurë të thatë. Përdorni sapunët për pastrim vetëm në pjesët të cilat mbajnë erë të kqe si, nganjëherë duart, fytyra, sqetullat, gjëndrën seksuale, dhe prapanicën. Pjesës tjetër të trupit nuk i duhet pastrimit me sapun.
Hidratoni lëkurën menjëherë pasi që kryeni dushin
Hidratoni lëkurën tuaj menjëherë pas dushit me anën e hidratuesve të trupit që mund të blini në dyqan. Produktet pa aromë janë më të mirat nëse keni lëkurë të ndishme.
Pastroni sfungjerët
Sfunjgerët apo produktet tjera që përdorni për pastrimin e trupit janë vendet më të mira ku mund të rriten dhe grumbullohen bakteriet dhe përgatituni t’i ndërroni ato çdo muaj. Pas përdorimit vendosni ato në një vend të thatë.
Këshillë nga Probleme.me
Kalimi i disa ditëve pa u pastruar nuk do të dëmtoj shëndetin tuaj, dhe përkundrazi është akoma më e mirë për lëkurën tuaj. Ju nuk duhet të pastroheni çdo ditë nëse nuk bëni aktivitiete fizike dhe nuk djersiteni, thjesht mbani duart dhe fytyrën tuaj gjithmonë të pastër. Në këtë mënyrë ju do të ndiheni gjithmonë të pastër edhe nëse nuk zgjidhni të bëni dush çdo ditë.