Sa Shpeshë Duhet t’i Pastroni Flokët?
Yndyra nuk është gjithmonë e keqe
Flokët me yndyrë nuk janë gjithmonë të këqija, sebumi që prodhon lëkura juaj e kokës është e domosdoshme për flokë të shëndetshme dhe shëndritshme. Pastrimi i flokëve me shampo mund të jetë ndoshta vetë shkaku i flokëve jo të mira. Flokët të cilët nuk kanë pak sebum janë shumë vështirë për t’u stilizuar dhe nuk kanë aspak shkëlqim.
Amerikanët janë shumë të obsesionuar pas pastrimit. Nuk është e pazakonshme që njerëzit të pastrojnë flokët e tyre çdo ditë. I gjithë ky pastrim mund të thajë dhe të dëmtoj flokët tuaj. Tani shumë njerëz nuk përdorin më shampo për flokët e tyre apo zbutësit e tjerë për flokë që përmbajnë detergjentë.
Shumica e njerëzve nuk kanë nevojë të pastrojnë flokët e tyre çdo ditë, apo disa herë gjatë javës. Kjo varet edhe nga faktorë të tjerë, mirëpo përgjigja më e thjeshtë që e ka jepur Elizabeth Hughes një dermatologe është se ju duhet të pastroni flokët sa herë që të bëhen me yndyrë apo të duken të papastërta.
Çfarë ndikon në papastërtinë e flokëve tuaj?
Ka disa faktorë që ndikojnë në papastërtinë e flokëve tuaj.
- Yndyra
Yndyra është faktori i parë i cili bënë që flokët tuaj të duken të papastër. Se sa shumë yndyrë prodhon trupi juaj varet nga mosha, gjenet, gjinia dhe mjedisi juaj. Fëmijët dhe të moshuarit nuk prodhojnë aq shumë sebum sa adoleshentët apo të rriturit e moshës 20-30 vjeçare. Megjithëse ju mund të keni pasur një lëkurë të yndyrshme, lëkura juaj mund të thahet me kalimin e kohës.
“Disa njerëz të cilët kanë kualitetin shumë të dobët të flokëve mund të dëmtojnë ato akoma dhe më shumë me pastrimin e tepërt. Këta njerëz është e këshillueshme të pastrojnë flokët e tyre vetëm një herë në javë,” thotë Hughes.
Disa njerëz prodhojnë aq shumë yndyrë sa që duhet të pastrohen çdo ditë, mirëpo kjo nuk përfshin pjesën më të madhe të njerëzve, sipas Hughes. Shumica e njerëzve prodhojnë yndyrë vetëm sa për të pastruar flokët e tyrë disa herë gjatë javës.
- Lloji i flokëve
Flokët e holla dhe të drejta duhet të pastrohen më shpesh se sa flokët kaçurrela apo të thyera. Flokët e drejta mbulohen më lehtë nga sebumi se sa flokët kaçurrela. Sebumi është një faktor i madh i flokëve të shëndetshëm dhe të thyer, ky i ofron hidratim flokëve tuaj në mënyrë që ata të mos dëmtohen.
Flokët e njerëzve afrikano-amerikan janë llojet e flokëve të cilat duhet të pastrohen më së paku. Pastrimi i tepërt sidomos me shampo të fortë mund të dëmtoj flokët tuaj dhe mund të shpie edhe deri te rënia e parakohshme e flokëve. Personat me flokë kaçurrela nuk duhet të pastrojnë flokët e tyre më shumë se një herë në javë sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.
- Djersa
Askush nuk çuditet nëse djersa ndihmon në prishjen e dukjes së flokëve tuaj. Aq më shumë që prodhoni djersë aq më shumë duhet të pastroni apo thjesht shpërlani me ujë flokët tuaj. Djersa mund të shpërndaj sebumin dhe të krijoj një dukje të papastër të flokëve tuaj. Ajo gjithashtu mund të jap erë të keqe flokëve. Hughes rekomandon pastrimin me shampo pas aktiviteteve të rënda fizike.
- Poleni apo papastërtia
Pastrimi i shtëpisë, kujdesi për kopshtin dhe aktivitetet tjera mund të shkaktojnë papastërti në flokët tuaj. Pluhuri, pisllëku apo poleni mund të ngecin në flokët tuaj. Jo vetëm se këto do të prishin dukjen e flokëve tuaj, ato gjithashtu mund të ju shkaktojnë alergji.
- Produktet për stilizim
Produktet për stilizim mund të mblidhen në flokët dhe rrënjën e flokëve tuaj duke shkaktuar irritim dhe dëmtim në flokë. Nëse ju duhet të përdorni vazhdimisht këto produkte atëherë pastroni flokët më shpesh.
A jeni duke pastruar flokët më shumë se ç’duhet?
Shampot janë të krijuara për të larguar yndyrnën e tepërt në lëkurë dhe të pastrojnë flokët, mirëpo nëse ju përdorni shampo më shumë se ç’duhet atëherë ju rrezikoni të dëmtoni flokët tuaj. Shampot bëjnë që flokët tuaj të jenë të thatë dhe pa yndyrë, për të shmangur këtë pastroni flokët me shampoo vetëm në rrënjën e flokëve tuaj. Pjesa e poshtme e flokëve do të pastrohet pasi që të shpërlani shampon nga rrënja e flokëve.
“Unë shoh shumë raste të pastrimit të panevojshëm të flokëve,” thotë Hughes. “Nëse njerëzit nuk do të mbështeteshin kaq shumë në produktet për pastrimin e flokëve, lëkura e tyrë do të ishte shumë më e shëndetshme gjatë procesit të mplakjes. Perosonat e moshës 40-50 vjeçare që janë duke pastruar flokët e tyre sikur të ishin adoleshentë janë me të vërtetë duke bërë një gabim të madh, këtyre do të ju duhet shumë koh për të përmirësuar këtë.”
Zbokthi dhe shampot
Zbokthi mund të jetë një ndër shenjat e para se ju jeni duke pastruar më shumë se ç’duhet flokët tuaj. Flokë të thatë, kruajtje dhe zbokthi të gjitha janë shenja të një rrënje të thatë të flokëve, mirëpo kjo nuk do të thotë se ne asnjëherë nuk duhet të pastrojmë më flokët tanë.
“Disa njerëz mendojnë se yndyra natyrale e flokëve është e mirë për shëndetin e tyre, dhe ata nuk janë gabim, sidomos personat me flokë kaçurrela,” thotë Hughes, “mirëpo juve nuk ju nevojitet të gjithë yndyra që prodhojnë flokët tuaj gjatë gjithë kohës.”
Pastrimi i flokëve mund të bëhet sa herë që ju dëshironi. Disa persona mund të ndiejnë kruajtje nëse nuk pastrojnë flokët, ndërsa në raste më ekstreme ju mund të rrezikoheni nga mbyllja e poreve apo zbokthi.
Opsione të shampo-ve
Shumë magazina dhe bloge kanë shënuar se ju mund të përdorni shampo:
Shampo të thatë
Pavarësisht nga emri, shampo i thatë nuk pastron flokët tuaj. Ai absorbon yndyrën e tepërt dhe parandalon ngjitjen e fijeve të flokëve. Hughes rekomandon përdorimin e këtyre shampove vetëm për personat të cilët nuk janë të aftë të pastrojnë flokët e tyre apo për personat të cilët dëshirojnë të zgjasin kohën deri te dushi i rradhës.
Pastrimi i dyfshitë
Pastrimi i flokëve me produkte të cilat kanë efekt zbutës dhe pastrues, tani po bëhet trend. Prodhimin e këtyre produkteve e kanë filluar kompanitë si L’Oreal dhe Pantene. Këto produkte janë shumë të nevojshëm për personat të cilët kanë flokë të thatë, kaçurrela apo të thyera. Thjesht pastroni lëlurën tuaj të flokëve njësoj si më shampo dhe prisni disa minuta para se të shpërlani atë.
Nëse jeni duke përdorur vetëm zbutës për flokë atëherë sigurohuni që të shmangni produktet tjera për përkujdesjen e flokëve duke përfshirë edhe zbutësit me silikon. Silikoni mund të jë ju jap flokëve tuaj një dukje të butë dhe natyrale mirëpo ai mund të shkaktojë edhe prodhimin më të madh të sebumit apo yndyrës. Mos pastrimi i flokëve nuk do të ndihmoj në dukjen e flokëve tuaj.
Vetëm ujë
Të gjithë personat të cilët pastrohen vazhdimisht vetëm me ujë thonë se uji nuk ka ndonjë efekt negativ, mirëpo kjo nuk është provuar akoma shkencëtarisht
“Unë nuk mendoj se ka diçka që nuk shkon me pastrimin e flokëve vetëm me ujë, përkundrazi ai vetëm do të ndihmoj në largimin e papastërtive, polenit dhe djersës,” thotë Hughes. Mirëpo kjo metodë bënë edhe largimin e dobive të cilat vinë nga përdorimi i zbutësve dhe shampove për flokë.
Metodat më të mira për pastrimin e flokëve
Nuk ka asnjë metodë të caktuar të cilën mund të ndiqni që të keni flokë të shëndetshëm. Sa shpesh dhe me çfarë pastroheni varet e gjitha nga trupi, mënyra e jetesës dhe preferencat tuaja. Sa më shumë që të jeni të eskpozuar në papastërti aq më shumë do të prodhoni yndyrë dhe kjo do ju kërkoj të pastroheni më shpesh.
Nëse mendoni se jeni duke pastruar flokët tuaj më shumë se ç’duhet atëherë provoni të prisni ato nga pak çdo javë kjo do të ndikojë në vethidratimin dhe vetëshkëqlimin e lëkurës tuaj të flokëve.
Shampot dhe zbutësit e tjerë për flokë janë gjithashtu mjaft të mirë. Hughes rekomandon bërjen e ndonjë ndryshimi që dëshironi gjatë rutinës tuaj për pastrimin e flokëve dhe ti jepni asaj së paku një muaj për të funksionuar.
Përmbledhje
Përderisa nuk jeni duke përdorur produkte tjera për pastrimin e flokëve, shampot janë të paraparë të pastrojnë vetëm rrënjën e flokëve tuaj. Pjesa e fundit e flokëve tuaj është më e ndishmja për këtë arsye atyre ju duhet përkujdes i veçantë.