Shkaktarët që ndikojnë në Djersitjen e Tepërt
A ju ka shkuar ndonjëherë në mëndje përse disa persona nuk djersiten fare ndërsa disa të tjerë djersiten shumë? Ose përse disa persona kanë erë të keqe nga djersitja dhe disa të tjerë jo?
Ky artikull do ju njoftoj me shkaktarët e djersitjes së tepërt, mungesës së saj, dhe arsyes se pse disa persona mbajnë erë të keqe.
Problemet me djersitjen
Njerëzit djersiten në mënyrë që të rregullojnë temperaturën e trupit. Kur njerëzit djersiten, djersitja liron nxehtësinë e trupit dhe ftohë atë, duke rregulluar temperaturën e brendshme në trup.
Nxehtësia largohet nga trupi atëherë kur ai mbulohet me djersë. Kjo bën pjesë në një nga adaptimet evolutive në të cilën ka kaluar trupi i njeriut dhe na ndihmon ne që të përshtatemi me ndryshimet që ndodhin në mot.
Megjithatë për disa njerëz djersitja është më e mërzitshme se sa e dobishme. Egzistojnë disa lloje të çrregullimeve të djersitjes të cilat mund të shkaktojnë shumë probleme tjera te personat që vuajnë nga ato.
Djersa e disa personave mban erë shumë të keqe dhe te disa persona ajo mund të jetë edhe me ngjyrë. Këtu do të përmendim disa nga çrregullimet e djersitjes dhe si ndikojnë në jetët e personave që vuajnë nga ato.
Anhidroza: Përse disa njerëz nuk djersiten?
Anhidroza është paaftësia e trupit të djersitet ose të bie djersën deri në sipërfaqen e lëkurës edhe kur ajo është nën ndikim e faktorëve të tjerë. Për këtë arsye disa persona nuk djersiten asnjëherë.
Anhidroza mund të shkaktohet si pasojë e shumë faktorëve që kanë mundur të ndikojnë në lëkurën apo trurin tuaj. Disa nga faktorët që shkaktojnë anhidrozën janë: displazia ektodermale, pandjeshmëra e pjesshme me anhidrozën, sindroma Ross.
Faktorët e tjerë janë më të rrallë. Në shumicën e rasteve personat që kanë anhidrozën do të japin shenja edhe të ndonjë çrregullimi tjetër trupor. Si p.sh displazia ektodermale e anhidrozës është e lidhur me një çrregullim gjenetik e cila shkakton edhe ndryshimin e formës normale të dhëmbëve, hundës dhe ballit.
Pandjeshmëria e pjesshme me anhidrozën është një çrregullim tjetër. Personat me këtë sëmundje nuk mund të ndjejnë dhimbje apo nxehtësinë.
Në disa raste, paaftësia e ndjersitjes ndodh vetëm te disa pjesë të caktuara të trupit. Kjo quhet hipohidroza, dhe zakonisht ndodh si pasojë e ndonjë lëndimi të gjëndrave të djersitjes. Si p.sh vetëm një djegie e lëkurës apo thejshtë një operacion kirurgjik mund të shkaktojë hipohidrozën.
Ky lloj i anhidrozës nuk është i rrezikshëm mirëpo, vetë anhidroza mund të jetë mjaft kërcëunese. Paaftësia e një personi për tu mos djersitur, është edhe paaftësia e trupit të balancoj temperaturën e brendshme.
Personat që kanë anhidrozën duhet të jenë të kujdesshëm ndaj temperaturave të larta për shkak se trupi i tyre nuk mund të bëjë vetë stabilizimin e temperaturës.
Hiperhidroza: Përse disa njerëz djersiten shumë?
Një nga problemet më të zakonshme me djersitjen është djersitja e tepërt, termi mjekësor i së cilës është hiperhidroza.
Hiperhidroza është sëmundje e cila shkakton që personat që vuajnë nga ajo të prodhojnë djersë më shumë se që ka trupi nevojë për të rregulluar temperaturën e brendshme.
Ka dy lloje kryesore të hiperhidrozës: hiperhidroza primare dhe hiperhidroza sekondare e cila gjeneralizohet si hiperhidroza.
Ka disa shkaktarë të djersitjes së tepërt, dhe ato shpjegojnë se pse disa persona zhvillojnë hiperhidrozën më vonë, mirëpo shkaktrët e hiperhidrozës primare nuk dihen saktësisht. Hiperhidroza primare përfshin njerëzit të cilët djersiten shumë vetëm në pjesë të caktuara të trupit.
Këta janë personat që kanë vazhdimisht duar, këmbë dhe sqetulla të djersitura. Kjo sëmundje zakonisht fillon të shfaqet në fund të fëmijërisë apo gjatë adoleshencës dhe zgjat gjithë jeten. Fatmirësisht ka shumë metoda për trajtimin e kësaj sëmundje.
Ju mund të trajtoni këtë sëmundje me ilaçe të thjeshta që mund të keni edhe në shtëpi, botox, apo edhe në disa raste me operacione kirurgjike. Ju gjithashtu mund të përdorni edhe pilula për zvogëlimin e djersitjes.
Hiperhidroza nuk konsiderohet e rrezikshme, dhe me trajtimin e duhur ajo mund të menaxhohet mjaft lehtë. Megjithatë hiperhidroza dhe ankthi janë shumë të lidhura me njëra tjetrën.
Kjo është për shkak se shumica e njerëzve që vuajnë nga ky çrregullim ndihen në siklet dhe nuk kanë aftësi të shoqërohen me njerëz për shkak të sasië së madhe të djersës që ata prodhojnë. Kjo bënë që personat që vuajnë nga ky çrregullim të ndihen më të detyruar të menaxhojnë dhe të trajtojnë problemin e tyre. Personat të cilët vërejnë simptoma të hiperhidrozës duhet të kontrollohen te mjeku menjëherë.
Hiperhidroza sekondare ndodh zakonisht në pjekuri dhe mund të jetë shenjë e ndonjë problemi tjetër shëndetsorë. Shkaktarë tjetër të hiperhidrozës mund të jenë edhe ilaçet e ndryshme.
Bromhidroza: Përse disa njerëz mbajnë erë të keqe kur djersiten
Bromhidroza është çrregullim djersitjes. Personat të cilët kanë këtë çrregullim mbajnë erë të keqe kur djersiten. Bromhidroza zakonisht ndodh si pasojë e bakterieve që zbërthejnë proteinat dhe acidet në djersën pa erë dhe prodhojnë acid izovalerik dhe androsteron të cilat mbajnë erë të keqe.
Pjesët të cilat mund të mbajnë erë më të keqe pas djersitjes janë sqetullat, ijet dhe pjesa e gjoksit. Kjo është për shkak se këto janë pjesët e vetme të trupit që përmbajnë gjëndra apokrine të djersëve. Këto gjëndra ndodhen në rrënjët e qimeve dhe janë shkaktarët e djersëve me ngjyrë.
Korinobakteria ndodhet në sqetulla dhe mendohet se është faktori kryesor që shkakton erën e keqe pas djersitjes. Në disa raste, gjëndrat ekrine të cilat ndodhën në të gjithë trupin, dhe prodhojnë djersën pa erë, nganjëherë te disa persona prodhojnë edhe djersë me erë, dhe kjo ndodh zakonisht nëse personi konsumon ushqime si hudhrat apo alkoolin.
Bromhidroza nuk është e rrezikshme mirëpo ajo mund të shkaktoj problem në formimin e lidhjeve dhe shoqërimin me njerëz. Kjo zakonisht është e shoqëruar nga hiperhidroza dhe së bashku ato mund të krijojnë një situatë shumë të sikletshme për disa persona.
Era e keqe që vjen si pasojë e bromhidrozës mund të jap shenja se personi që vuan nga ajo nuk është tërheqës. Këta persona mund të trajtojnë dhe kontrollojnë problemin e tyre duke përdorur parfume apo erëheqës që ndihmojnë me djersitjen.
Antiprespirantët e ndryshëm përmabjnë jone të metalit, dhe përbërës antimikrobial, duke përfshirë antimikrobial zeolit dhe fosfat kalciumi që ndihmojnë në largimin e bakterieve që shkaktojnë erën e keqe.
Kromhidroza: Përse disa njerëz kanë djersë me ngjyrë
Edhe djersitja me ngjyrë ka një emër mjekësor dhe ajo është kromhidroza. Këtë çrregullim mund ta shkaktojnë shumë faktorë. Një nga faktorët kryesorë është kromhidroza apokrine.
Djersitja me ngjyrë vjen si pasojë e një pigmenti që quhet lipofusin dhe është prezente në djersën apokrine të një personi. Djersa mund të jetë ngjyrë e kaltër, e zezë, e verdhë, ose e gjelbër. Ky çrregullim trajtohet me xhel kapsaicin i cili mendohet se ndihmon në lirimin e acetilkolinës (një substancë kemikale).
Ka shumë probleme me të cilat personat që vuajnë nga ky çrregullim ballafaqohen, mirëpo të gjitha këto probleme mund të menaxhohen me ndihmën dhe përkujdesjen me ilaçet e duhura.