fbpx
Lart

Si të Pastroni Veshët?

faqja probleme.me

 

Një shikim

A ju mbyllen ndonjëherë veshët? Dylli i veshëve nganjëherë mund të jetë i tepërt dhe të pengoj në ndëgjim. Mirëpo në të njëjtën kohë ju mund të keni ndëgjuar se përdorimi i shkopinjëve të pambukut për pastrim nuk është edhe shumë i sigurt për veshët tuaj. Këtu kemi shënuar disa këshilla mbi pastrimin e veshëve, çfarë të bëni dhe kur duhet të vizitoni mjekun.

Si të Pastroni Veshët

Simptomat e impaktit

Dylli i veshëve është një përbërës vetë-pastrues të cilin e prodhon trupi juaj. Ai mbledh të gjitha baketriet dhe papastërtitë. Zakonisht dylli largohet vetë gjatë përtypjes apo lëvizjeve tjera që ne bëjmë me nofullën tonë.

Shumë njerëz asnjëherë nuk pastrojnë veshët e tyre. Nganjëherë, dylli mund të mblidhet aq shumë në veshët tuaj sa që të pengoj edhe ndëgjimin. Kur dylli mbërrin këtë nivel, kjo quhet impakt.

tactica seo kosovo

Nëse keni impakt, ju mund të përjetoni këto simptoma:

  •         Dhimbje në veshin e afektuar
  •         Zhurma kumbuese në vesh
  •         Probleme me ndëgjim në veshin e afektuar
  •         Erë të keqe nga veshi i afektuar
  •         Përzierje
  •         Kollitje

Ju jeni më të rrezikuar nga prodhimi i tepërt i dyllit të veshëve nëse përdorni pajisje për ndëgjim, apo pajisje për të bllokuar ndëgjimin e zërave. Personat e moshuar dhe ata të cilët kanë problem me ndëgjimin janë më të rrezikuar nga kjo. Forma e kanalit tuaj të veshëve gjithashtu mund të bëjë pastrimin e dyllit më të vështirë.

 

Mënyra e duhur

Mënyra më e mirë për të pastruar dyllin e mbledhur nga veshët është të vizitoni mjekun. Gjatë vizitës mjeku mund të bëjë pastrimin e dyllit me anën e instrumenteve të veçanta, si me lugë të veçantë apo pajisje thithëse.

Nëse zgjedhni të bëni pastrimin e veshëve në shtëpi, këto janë mënyrat më të sigurta për të bërë atë:

Leckë të lagur

Shkopinjtë e pambukut mund të shtyjnë dyllin më thellë në veshët tuaj, përdorni ato vetëm në pjesët e jashtme të veshit apo më mirë përdorni një leckë për të bërë pastrimin e kësaj pjese.

 

Zbutës të dyllit të veshëve

Shumë farmaci bëjnë shitjen e produkteve të cilat ndihmojnë në zbutjen e dyllit në vesh. Këto pika janë mjaft efektive. Ato mund të përmbajnë:

  •         Vaj mineral
  •         Vaj të bebes
  •         Glicerinë
  •         Peroksid
  •         Hidrogjen peroksid
  •         Saline

Përdorni këto pika sipas udhëzuesit në veshët tuaj, prisni disa minuta dhe pastaj pastroni veshin. Gjithmonë lexoni udhëzuesin në pakon e produktit dhe vizitoni mjekun nëse simptomat tuaja vazhdojnë pas përdorimit të pikave.

 

Shiringat

Ju mund të provoni edhe të pastroni veshët tuaj duke përdorur shiringat. Gjatë këtij procesi ju kujdesshëm do të pastroni veshin tuaj duke përdorur ujë apo përzierje saline. Kjo metodë është akoma më efektive nëse fillimisht përdorni një zbutës të dyllit 15 apo 30 minuta para pastrimit me shiringë.

Ngrohni përzierjen saline para se ta përdorni në mënyrë që të mos keni përizerje në bark.

Si të pastroni veshët

  1. Vizitoni mjekun dhe bëni pastrimin në ordinancë.
  2. Pastroni vetëm pjesën e jashtme të veshit me një leckë të lagur.
  3. Nëse dëshironi të përdorni shkopinjë pambuku, mos i futni ata në kanalet e veshëve.
  4. Ju mund të përdorni zbutës të dyllit për pastrim të veshëve.
  5. Ju mund të bëni pastrimin e tyre me shiringë.

 

Çfarë duhet të shmangni

Shumicës së njerëzve nuk ju duhet të pastrojnë veshët e tyre rregullisht. Dylli do të pastrojë veten. Nëse përdorni gjëra të vogla për pastrimin e veshëve si shkopinjtë e pambukut ju rrezikoni të shtyni dyllin akoma më thellë në vesh. Nëse dylli mblidhet në vesh mund të ndodhë impakti.

Rregulli të cilin do ta ndëgjoni nga shumë mjekë është të mos fusni diçka më të vogël se bëryli juaj në veshë, apo me fjalë tjera mos fusni ne vesh objekte të mprehta si, shkopinjë pambuku apo diçk tjetër që mund të lëndoj apo dëmtoj timpanin e vshëve tuaj.

Ju nuk duhet të pastroni veshët me shiringë nëse:

  •         Keni diabetin
  •         Keni sistem të dobët imunitar
  •         Keni një vrimë në timpanin e veshit
  •         Keni ndonjë gyp në veshin e afektuar.

Qirinjtë për veshë janë diçka tjetër që duhet të shamngni.Këta qirinjë futen në veshin tuaj dhe pastaj ndizen me flakë në mënyrë që të pastrojnë veshin. Flakët jo vetëm se mund të ju lëndojnë, ju rrezikoheni edhe nga vetë shkrirja e qiriut brenda në veshin tuaj.

 

Komplikimet

Nëse ju zhvilloni një bllokim në veshin tuaj dhe nuk trajtoni atë simptomat mund të bëhen më të rënda. Ju rrezikoheni nga irritimi më i madh i veshëve apo në disa raste edhe humbja e ndëgjimit, dylli i cili mblidhet në veshin tuaj në raste shumë të rënda mund edhe të pengoj mjekun nga diagnostifikimi i problemeve tjera që mund të keni në vesh.

 

Kur duhet të vizitoni mjekun

Simptomat e bllokimit të veshëve nga dylli përfshijnë:

  •         Mbylljen e veshëve
  •         Ndëgjimin jo të mirë të zërave
  •         Dhimbjet e veshit

Këto mund të jenë simptoma edhe të ndonjë infeksioni. Mjeku juaj mund të bëjë identifikimin e problemit.

Simptomat e infeksioneve në vesh përfshijnë:

  •         Dhimbje në veshin e mesëm
  •         Veshë të thatë
  •         Ndëgjim jo të mirë

Infeksionet në vesh zakonisht zhvillohen shpejtë. Nëse vëreni se keni dhimbje apo thatësi në veshët tuaj, mos provoni ta trajtoni vetë. Vizitoni mjekun sa më shpejtë në mënyrë që të trajtoni problemin.

Nëse përjetoni impakt nga dylli i veshëve më shumë se një herë në vit, tregoni mjekut. Provoni të pastroni veshët tuaj profesionalisht çdo 6 apo 12 muaj.

 

Si të mbroni veshët tuaj

Përveç përkujdesjes për veshët, ju mund të ndiqni edhe këta hapa që të siguroheni se ju do të keni gjithmonë ndëgjim të mirë:

  •         Mos fusni objekte të vogla në veshët tuaj për shkak se mund të lëndoni me të vërtetë veshin tuaj të mesëm apo të krijoni impakt nga dylli.
  •         Limitoni ekspozimin në zhurma të larta. Përdorni pajisje për mbrojtje nëse patjetër duhet të jeni në një vend me shumë zhurmë.
  •         Mbani pushime periodike nëse jeni duke përdorur vazhdimisht kufjet tuaja, dhe mbani volumin e zërit aq poshtë sa që askush nuk mund të ndëgjoj muzikën tuaj. Mos rrisni volumin e zërit të muzikës as në makinë.
  •         Thani veshët pas notit, në mënyrë që të shmangni mbylljen e tyre. Përdorni një leckë për të pastruar pjesën e jashtme të veshëve dhe lakoni kokën në mënyrë që të eliminoni ndonjë mbetje të ujit në vesh.
  •         Keni kujdes rreth ndryshimeve në ndëgjim që mund të ndodhin si pasojë e përdorimit të disa ilaçeve. Nëse vëreni ndryshime si, probleme me balancin apo tingëllima në vesh kontaktoni mjekun.
  •         Vizitoni mjekun menjeherë nëse vëreni dhimbje të menjëhershme, keni humbur ndëgjimin apo keni lënduar veshët.

 

faqja probleme.me
Shpërndaj
Estetika - Probleme.me
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]