8 Mënyra për Parandalimin e Djegies nga Dielli
Vera është këtu dhe me të edhe dielli. Temperaturat vetëm se kanë kaluar nga 30 gradë, sulmet nga nxehtësia dhe dhimbjet vetëm se kanë filluar të shpien shumë njerëz në spital. Me rritjen e temperaturës edhe lëkura juaj rrezikohet nga dielli dhe rrezet ultravjollcë.
Ekspozimi në diell, djegia e lëkurës, dhe mplakja e saj shkaktohen si pasojë e rrezeve ultravjollcë. Megjithëse ju nuk mund të ndaloni ekspozimin në diell, ju mund të mbroni veten nga këto rreze të dëmshme.
Në këtë raste ju nuk duhet të mbështeteni vetëm në kremat kundër diellit, dhe dermatologët rekomandojnë përdorimin e metodave shtëpiake për parandalimin e dëmtimeve që shkaktohen nga dielli. Djegia nga dielli nuk përfshin vetëm skuqjen dhe irritimin e lëkurës tuaj.
Nëse ju qëndroni në rrezet UV për një periudhë të gjatë kohore ajo mund të ndryshoj edhe ADN tuaj, duke shkaktuar probleme të ndryshme me shëndetin duke përfshirë edhe kancerin.
Problemi është se problemet nga djegia e diellit mund të paraqiten edhe me vite më vonë, në formë të pikave të zeza, rrudhave, mplakjes dhe njollave.
Disa metoda për të parandaluar djegien e lëkurës si p.sh trajtimin e djegies së lëkurës duke pastruar atë me sodë buke apo duke vendosur akull dhe kastraveç në pjesën e djegur.
Këtu janë disa këshilla dhe metoda për të mbrojtur veten nga djegia e diellit:
Trajtoni lëkurën tuaj me një maskë nga domatja dhe portokalli
Për të eliminuar djegien nga dielli, fërkoni fytyrën tuaj me këtë mask: Shtoni një lugë qumësht apo dy lugë tërshërë dhe dy lugë nga lëngu I domates, pak portokall dhe fara. Përzieni përbërësit deri sat ë krijohet një pastë e trashë. Aplikoni atë në fytyrë dhe mbani deri sa të thahet.
Fërkoni fytyrën kur jeni duke pastruar atë. Domatja dhe portokalli do të ndihmoj në zbardhjen e lëkurës tuaj dhe qumështi do të ndihmoj ti japë shkëlqim.
Qumësht gjalpe
Aplikoni qumësht gjalpe pasi që ju keni ekspozuar diellit për një kohë shumë të gjatë. Kjo jo vetëm se do të ndihmoj në largimin e dhimbjes mirëpo edhe do të ndihmoj në ndriçimin e lëkurës tuaj.
Gjethe neem
Gjethet neem janë gjithashtu mjaft efektive. Merrni një grusht gjethe neem dhe vendosni ato në një enë me ujë duke përzier atë për një orë në një temperaturë të vogël. Mabni përzierjen në enë gjatë gjithë natës dhe në mëngjes, kulloni ujin duke bërë një pastë nga gjethet. Ujin e kulluar përdorni për të pastruar fytyrën. Gjethet neem përmabjnë sulfur organik i cili ndihmon në shërimin e lëkurës.
Aloe vera
Aplikimi i aloe verës ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe shërimin e djegies. Aloe vera përmban zink i cili veti anti-inflamatore.
Papaja
Papaja mund të aplikohet në lëkurën tuaj në lloj të maskës, mirëpo sigurohuni të bëni pastrimin e saj pas 20 minutave. Papaja përmban enzime të cilat ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Shtoni edhe lëng limoni nëse dëshironi të shmangni nxirjen e lëkurës.
Pemët si bananet, mollët, papaja dhe portokallët mund të përzihen dhe të aplikohen në fytyrë. Mbani atë për 20 deri në 30 minuta. Papaja ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura ndërsa bananet ndihmojnë në shtrëngimin e lëkurës. Molla përmban pectin dhe ndihmon në rregullimin e lëkurës ndërsa portokalli është i pasuruar me vitamin C. Kjo ndihmon në rikthimin e balancit të acideve alkaline.
Lëngu i limonit
Lëngu i limonit ndihmon në parandalimin e nxirjes së lëkurës. Ju mund të aplikoni lëngun duke përzier atë me mjaltë apo miell dhe duke lënë atë në pjesën e djegur për 10 deri në 15 minuta.
Ujë kokosi dhe sandalwood
Sandalwood ndihmon në pastrimin e thellë të lëkurës ndërsa uji i kokosit është i njohur për shkëlqimin që i jep lëkurës. Përzieni ujin e kokosit me një lugë nga sandalwood dhe aplikoni përzierjen në lëkurën tuaj duke mbajtur atë 20 minuta. Kjo është metoda më e mirë për lëkurat e errëta.
Kastravec, ujë trëndafili dhe lëng limoni
Kastraveçi dhe uji i trëndafilit ndihmon në zbutjen e lëkurës. Për rezultate më të mira, merrni një lugë nga lëngu i kastravecit, lëngu i limonit dhe uji i trëndafilit dhe përzieni mirë në një enë. Përzierjen aplikoni në fytyrë dhe pastroni pas 10 minutash. Kjo ndihmon në përmirësimin e shëndetit të lëkurës tuaj.
Maskat nga qumështi
Për ti jepur një lëkure të lodhur shëlqimin që i nevojitet, maskat nga qumështi janë më efektivet. Thjesht aplikoni qumësht të përzier me glicerinë nmë të gjithë fytyrën tuaj. Relaksohuni për 15 minuta dhe pastroni atë me ujë. Tretmani ndihmon në zbuten e lëkurës si dhe në kthimin e balancit të Ph-së në lëkurë duke mbrojtur atë nga rrezet e dëmshme të diellit. Ju gjithashtu mund të provoni të përzieni qumështin me pak turmerik.
Aplikoni përizerjen në fytyrë dhe prisni deri sa ajo të thahet. Përdorni këtë tretman çdo ditë për të parë rezultate më të mira.
Ka ardhur koha të përkujdeseni për lëkurën tuaj dhe të mposhtni nxehtësinë e verës!