Lart

Dobitë që Sjellë Avullimi i Fytyrës

Koncepti i përdorimit të avullit për shëndet dhe bukuri ka filluar që nga kohët e romakëve, dhe ndoshta edhe më herët. Mirëpo çuditërisht nuk është diçka të cilën e përdorin shumë njerëz. Avullimi i fytyrës ka shumë dobi, është efektiv, i shpejtë dhe relaksues.

Avullimi i fytyrës në mënyrë tradicionale është bërë me afrimin e fytyrës në një enë me ujë të nxehtë, mirëpo tani ka shumë pajisje që mund të përdorni për avullimin e fytyrës.

Pajisjet për avullim lirojnë nano-avull, të cilët mund të pastrojnë lëkurën tuaj 10 herë më thellë se sa avullimi nga ena. Kjo bjen më shumë dobi për lëkurën tuaj se sa avulli nga uji i nxhetë i enës.

Ne do të ju njoftojmë rreth dobive që sjell avullimi i fytyrës dhe pse përdorimi i pajisjeve për avull është i domosdoshëm për një lëkurë të shëndetshme, pavarësisht nëse jeni të rinjë, të moshuar, mashkull apo femër.

Dobitë që Sjellë Avullimi i Fytyres

Pastrimi i thellë i lëkurës

Poret tuaja natyralisht hapen nëse janë të ekspozuar në nxehtësi. Ky është një reaksion normal i cili ndodh për të ndihmuar trupin të ketë një temperaturë konstante dhe është pjesë e një procesi i cili quhet rregullim termik. Me hapjen e poreve, lëkura juaj fillon të prodhoj edhe djersë e cila ndihmon në eliminimin e baketrieve në pore. Avulli gjithashtu ndihmon në zbutjen e mbledhjeve dhe pikave të zeza në poret tuaja.

Të gjitha këto procese dëshmojnë se avulli ndihmon në pastrimin e lëkurës tuaj. Ai ndihmon në eliminimin e papastërtisë dhe mbledhjeve thellë në poret tuaja të cilat mund të shpien deri te njollat apo pikat e zeza, dhe duhet përmendur se pikat e zeza janë shumë të vështira për t’u eliminuar.

Avullimi i fytyrës është një metodë shumë e mirë për personat me akne, pasi që ai ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës si dhe në pastrimin e thellë të tij, pa nevojën e përdorimit të kemikaleve të ashpra. Ju mund të shtoni edhe vaj nga çaji i pemës në mënyrë që ti jap lëkurës tuaj një aromë. Me mbajtjen e higjienës dhe mabjtjen e një diete të shëndetshme ju do të vëreni ndryshime ne aknet tuaja mjaft shpejtë.

 

Hidraton lëkurën tuaj

Siç përmendëm më herët, shumë pajisje të avullit prodhojnë nano-avull, e cila mund të pastrojë lëkurën tuaj 10 herë me thellë se sa avullimi i fytyrës në mënyrë tradicionale. Kjo është për shkak se grimcat e këtyrë pajsijeve janë më të vogla se sa grimcat nga avulli normal. Duke pastruar lëkurën tuaj këto grimca bëjnë edhe hidratimin e saj nga brenda.

 

Ndihmon në qarkullimin e gjakut

Një element tjetër i rregullimit termik siç përmendëm më herët, është edhe ndryshimi në enët e gjakut kur ato i ekspozohen nxehtësisë. Avullimi i fytyrës ngroh trupin tuaj e cila shkakton zgjerimin e enëve të gjakut. Kjo do të thotë se avullimi ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe me të zvogëlohet shtypja e tij.

 

Ndihmon në porceset qelizore

Duke ndihmuar në qarkullimin e gjakut, avullimi i fytyrës mund të ndihmoj edhe funksionet tjera qelizore. Përmirësimi i qarkullimit të gjakut do të thotë edhe përmirësimi i ritmit në të cilin oksigjeni dhe nutricionet kalojnë në qeliza. Kjo gjithashtu do të thotë se mbetjet në qeliza eliminohen në mënyrë më efikase. Duke përmirësuar efikasitetin e këtyre proceseve, ju jeni duke përmirësuar vetë shëndetin e lëkurës tuaj.

Një funksion i cili ka dobi më të mëdha, është rritja e prodhimit të kolagjenit. Kolagjeni është një protein e cila ndodhet në indet brenda lëkurës tuaj. Ai ndihmon në elasticitetin e lëkurës tuaj dhe me këtë bënë parandalimin e rrudhave. Duke rritur prodhimin e kolagjenit, ju mund të ngadalësoni dhe nganjëherë edhe reduktoni shenjat e para të mplakjes!

 

Jep rezultate më të mira të tretmeneve për lëkurë

Duke pastruar lëkurën tuaj, duke rritur efikasitetin e proceseve qelizore dhe qarkullimit të gjakut, avullimi i fytyrës gjithashtu ndihmon në marrjen e rezultateve më të mira nga përdorimi i tretmaneve për fytyrë. Kjo bëhet për shkak se këto produkte reagojnë thellë në lëkurën tuaj, e cila do të jetë një vend i pastër nëse bën avullimin e fytyrës. Ju do të keni rezultate më të mira nëse para aplikimit të ndonjë produkti për lëkurë, të bëni avullimin e fytyrës.

 

Relaksimi

Avullimi i fytyrës është një aktivitet mjaft relaksues. Pajisjet për avullimin e fytyrës nuk janë të zhurmshme, dhe ju mund të uleni dhe të relaksoheni përderisa jeni duke u përkujdesur për lëkurën tuaj. Provoni të mbani nga një seancë të avullimit të fytyrës para se shkoni të flini. Kjo do ju ndihmoj të relaksoheni, dhe të bëni një gjumë të rehatshëm.

Nëse zgjedhni të përdorni një pajisje aromatike për avullim, ju mund të shtoni edhe pak aromë gjatë seancave tuaja të avullimit të fytyrës. Disa vajra esencialë mund të ju ndihmojnë të bëni një gjumë të rehatshëm gjatë natës si livando e cila ndihmon me gjumin dhe redukton ankthin. Vajra tjerë esenciale që mund të përdorni janë ylang-ylang, portokall i egër dhe temjan. Edhe nëse avullimi i fytyrës nuk do të ndihmonte me gjumin, ai përsëri do të ishte një metodë shumë e mirë për t’u relaksuar. Një seancë në mëngjes mund të ju ndihmoj për të reduktuar ankthin apo stresin.

 

Ç’bllokimin e sinusëve

Besoj se të gjithë janë informuar rreth dobive që vinë nga bërja e një dushi të nxehtë kur jeni të ftohur. Avullimi i fytyrës është një mënyrë shumë e mirë për të zbutur simptomat e bllokimit të hundëve dhe sinusëve. Ju mund të përdorni edhe vajra tjerë esencialë nëse dëshironi ç’bllokim më të shpejtë të sinusëve si: mentol, eukalipt dhe kamfur.

 

Përmbledhje

Me të gjitha këto dobi, është shumë e çuditshme përse njerëzit nuk përdorin më shumë pajisje për avullimin e fytyrës! Nga luftimi i akneve dhe shenjat e mplakjes deri të ndihma me gjumin gjatë natës, avullimi i fytyrës mund të ju ndihmoj në shumë mënyra.

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com