Lart

Si të Përmirësoni Elasticitetin e Lëkures

 

Në një mënyrë apo në tjetrën të gjithë nga ne kemi shikuar veten në pasqyrë dhe kemi vërejtur se lëkura jonë nuk është siç ka qenë më parë. Rrudhat, çarjet dhe problemet e tjera në lëkurë janë shenjat e para të cila tregojnë se lëkura jonë është duke humbur elasticitetin. Mplakja është shkaktari kryesor i humbjes së elasticitetit të lëkurës, mirëpo ka edhe faktorë tjerë të cilët ndikojnë në këtë.

Nëse ju jeni duke menduar nëse kremat për rritjen e prodhimit të kolagjenit ndihmojnë në rikthimin e elasticitetit të lëkurës tuaj atëherë vazhdoni të lexoni. Në këtë udhëzues do të kuptoni se sa e vjeç është me të vërtetë lëkura juaj, çfarë është kolagjeni dhe pse është kaq i rëndësishem dhe për cilët përbërës duhet të shikoni nëse dëshironi të blini krem shtrëngues.

Elasticiteti Lëkurës

Testi për elasticitetin e lëkurës

Një mënyrë e mekullueshme për të testuar elasticitetin e lëkurës tuaj:

  1. Pushoni dorën tuaj jo-dominante në një sipërfaqe të fortë.
  2. Me gishtin tuaj tregues dhe gishtin e madh pickoni lëkurën e dorës tuaj dhe mbani atë për pesë sekonda.
  3. Lironi lëkurën dhe shikoni se sa kohë i duhet asaj të rikthehet në gjendje normale.

Kolagjeni dhe fijet e elastinës ndihmojnë në mbajtjen e mbështjellësve të lëkurës. Mirëpo më kalimin e kohës trupi ynë pakëson prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, dhe për këtë arsye mbështjellësit fillojnë të dëmtohen.

Ky është një proces natyral i mplakjes dhe secili nga ne me kohen do të humbas elasticitetin e lëkurës mirëpo nëse ju jeni 30 vjeç dhe keni lëkurën e një personi 60 vjeç atëherë ne kemi shënuar disa nga shkaktarët e reduktimit të prodhimit të kolagjenit.

 

Përse lëkura humb elasticitetin?

Ne kemi folur për shkaktarin kryesor për humbjen e elasticitetit, mirëpo nëse ju jeni në mesin e të tridhjetave apo tuaj dhe lëkura juaj është duke u lëshuar atëherë shkaktarët e kësaj janë zgjidhjet tuaja të jetesës.

 

Ekspozimi në diell

Deri tani ju keni kuptuar se dielli është armiku #1 i lëkurës. Po, të gjithë ne dëshirojmë të dukemi se në kemi qënë në pushime, mirëpo ekspozimi i vazhdueshëm në diell mund të dëmtoj lëkurën tuaj.

Kur ju ekspozoni lëkurën tuaj në rrezet UV për një kohë të gjatë, lëkura juaj prodhon një sasi jo normale të elastinës, e cila shkakton dëmtimin e kolagjenit dhe me të dëmtimin e lëkurës duke u shfaqur rrudhat.

 

Pirja e duhanit

Nëse ju pini duhan dhe jeni duke shikuar për një arsye më tepër për lënë atë, ja ku është: pirja e duhanit dëmton shumë lëkurën tuaj, duke bërë që ajo të mplaket shumë më shpejtë se sa personat që nuk e pinë duhanin.

Studimet thonë se personat të cilët pinë duhanin jepin shenjat e para të mplakjes në të 30at si rrudhat, linjat dhe varjet e lëkurës. Lajmi i mirë është se kjo mund të ngadalësohet nëse ju lini duhanin menjëherë; studimet thonë se personat të cilët akoma pinë duhanin kanë vija dhe rrudha meë të thella ne lëkurë se sa ata që e kanë lënë atë.

 

Lëkurë e dehidratuar

Një nga shkaktarët më të mëdhenj të dëmtimit të lëkurës është dehidratimi. Në kohën kur ne fillojmë pjekurinë, trupi ynë është i përbërë nga 60% ujë, për këtë arsye ne nuk duhet të çuditemi nëse zbrazja e këtij uji nga trupi ka pasoja.

Kur lëkura juaj është e dehidratuar dhe ju do të shihni fillimin e rrudhave dhe çarjeve. Lajmi i mirë është se ju mund të bëni hidratimin e lëkurës tuaj nga brenda-jashtë (duke pirë ujë dhe duke hidratuar atë me krem) dhe të zevëndësoni lëngjet të cilat janë humbur.

 

Ndryshimet hormonale

Fatkeqsisht me kalimin e kohës edhe nivelet e estrogjenit bien. Estrogjeni rrit glukosaminoglukanin (GaG), të cilat së bashku me elastinën dhe kolagjenin krijojnë një nga komponentët e domosdoshëm për shëndetin e lëkurës.

GaG apo ndryshe sheqernat acidike janë substance të cilat mbushin hapësirën në mes elastinës dhe kolagjenit. Ka shumë lloje të GaG, dhe ato më të zakonshmet janë keratin sulfati, acidi hialuronik, heparina etj.

Disa gra të cilat janë në kohën e menopauzës zgjedhin përdorimin e kremave apo serumeve të cilat përmbajnë acid hialuronik, që ka peshë molekularë të njëjtë me ujin, dhe është shumë e mirë për të hidratuar lëkurën.

 

Kremat pro-kolagjen

Kremat dhe locionet janë mënyra shumë të mira për të rikthyer pak elasticitetin e lëkurës. Ju mund të gjeni këto krema nën emërtimin e kremave për prodhimin e kolagjenit apo locionet shtrënguese. Ka shumë produkte për lëkurën të cilat mund të ju ndihmojnë të shtrëgojnë lëkurën tuaj si dhe të ndihmojnë në prodhimin e kolagjneit.

 

Çfarë është kolagjeni?

Ju tani dini se mplakja, ekspozimi i tepruar në diell dhe zgjedhjet tjera të jetesës janë disa nga shkaktarët e dëmtimit të kolagjenit, dhe ju mund të mendoni se çfarë është kolagjeni saktësisht?

Lëkura juaj është e përbërë nga kolagjeni; në fakt, kolagjeni është proteina më e rëndësishme në trupin tuaj. Kolagjeni ndihmon në mbajtjen e qelizave të lëkurës, eshtrave, muskujve dhe ligamenteve.

Nëse ju merrni kolagjenin në mënyrë orale apo aplikon atë drejt në lëkurë si krem, serum apo locion kolagjeni do të përmirësoj elasticitetin e lëkurës tuaj dhe do të ndihmoj në zvogëlimin e dukjes së rrudhave dhe vijave në fytyrë.

 

A funksionojnë kremat pro-kolagjen?

Kremat nuk janë mrekullira, megjithëse ato japin rezultate shumë të mira, ato nuk mund të krahasohen me procedurat kozmetike për largimin e rrudhave dhe rikthimin e elasticitetit. Dermatologët thonë se kremat pro-kolagjen japin rezultate shumë të mira nëse ato përdoren rregullisht.

 

Për çfar përbërës duhet të shikoj në një krem për prodhimin e kolagjenit?

Produktet të cilat ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit funksionojnë duke zënë hapsirën e lirë në mes të mbështjellësve të lëkurës tuaj. Ka shumë lloje të kolagjenit, mirëpo lloji më i rëndësishëm, lloji 1, është ai që është përgjegjës për elasticitetin e lëkurës tuaj.

Nëse jeni duke shikuar për një produkt i cili ndihmon në prodhimin e kolagjenit, sigurohuni se ai produkt përmban llojin 1 të kolagjenit. Gjithashtu shikoni për krema të cilat punojnë mirë me përbërësit tjerë të cilët luftojnë rrudhat si, acidi hialuronik, antioksidantët dhe vitamina C.

 

Përmirësimi i elasticitetit të lëkurës në mënyrë natyrale

Nëse jeni të interesuar për rikthimin e elasticitetit të lëkurës tuaj, gjëja më e mirë që mund të bëni është të kombinoni produktet të cilat përdorni në fytyrë me ndryshime tjera në mënyrën e jetesës. Ka disa hapa të cilat mund t’i ndiqni për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës tuaj dhe për t’i dhënë kremave për prodhimin e kolagjenit një shancë më të mirë për rezultate më të mira.

 

Bëni aktivitete fizike rregullisht

Nëse ka pak kohë që keni humbur shumë peshë, shancat janë se lëkura juaj ka filluar të varet. Kjo ndodh nëse trupi juaj humb shumë yndyra shumë shpejt para se lëkura të ketë kohë për t’u tkurrur gradualisht. Në këtë rast, mënyra më e mirë për të rikthyer dukjen e lëkurës tuaj është të ushtroni rregullisht. Ushtrimet fizike ndihmojnë në qarkullimin e lëngjeve trupore si dhe në prodhimin e kolagjenit.

 

Përdorni krem kundër diellit

Ekspozimi i lëkurës në diell dëmton mjaft shumë lëkurën tuaj, për këtë arsye përdorni krem kundër diellit edhe nëse ju do t’i ekspozoheni diellit për një kohë të shkurtër, provoni edhe vënien e një kapele për të mbrojtur fytyrën tuaj.

 

Gjumi

Një gjum i mirë gjatë natës do ndihmoj në shëndetin e lëkurës tuaj, duke i jepur asaj një shancë për të luftuar radikalet e lira, dhe për të përmirësuar prodhimin e kolagjenit. Të rriturit e moshës 26 deri 64 vjeçare është e rekomanduar të flejnë për 7 deri në 9 orë.

 

Ushqehuni shëndetshëm

Sheqeri i rafinuar krijon molekula në qarkullimin e gjakut të cilat kontribojnë në  dëmtimin e kolagjenit dhe elastinës, për këtë arsye ndërroni çokollatat me dredhëza apo pemë tjera të cilat janë të pasura me vitamin C.

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com