Lart

9 Mënyrat më të Mira për Trajtimin e Skuqjes së Lëkurës

Skuqjet e lëkurës zakonisht shkaktohen si pasojë e alergjive, në të cilat lëkura juaj irritohet dhe kruhet, dhe më vonë shfaqen edhe puçërrat e vogla apo ndryshimet në ngjyrën e lëkurës.

Kjo mund të ndodh në çdo pjesë të trupit. Kjo zakonisht shkaktohet nga problemet si pzoriaza, alergjitë, ekzema, pickimi nga insektet, aknet djersa etj. Irritimi nga shampot e flokëve, sapunët apo detergjentët mund të jenë gjithashtu shkaktarë të skuqjes së lëkurës.

Këto mund të shkaktohen edhe si pasojë e infeksioneve fungale apo bakteriale, nëse keni ndonjë skuqje të lëkurës që nuk mund të trajtoni vetë, kontaktoni mjekun.

Mënyrat Mira Trajtimin Skuqjes Lëkurës

Mënyrat më të mira për trajtimin e skuqjeve:

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ndihmon në trajtimin dhe përmirësimin e lëkurës pasi që është i pasur me vitamin E dhe antioksidant. Ai ndihmon duke zbutur lëkurën dhe duke reduktuar kruajtjen. Vendosni një kombinim të vajit të ullirit dhe mjaltës në pjesën e skuqur të lëkurës tuaj.

Përsëritni këtë metodë të trajtimit për disa ditë deri sa skuqja të largohet. Ju mund të shtoni edhe pak pluhur turmerik dhe të aplikoni përzierjen dy apo tri herë në ditë. Turmeriku ka dobi antibakteriale dhe anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në zbutjen e skuqjeve dhe trajton kruajtjen.

 

Soda e bukës

Soda e bukës është shumë e dobishme në tharjen e pjesëve të skuqura të lëkurës dhe  ndihmon në reduktimin e kruajtjes dhe inflamacionit. Shtoni pak sodë buke në ujë dhe aplikoni përzierjen në pjesën e skuqurçdo ditë. Aq efektive është edhe soda e bukës e përzier me vaj kokosi. Mos leni sodën e bukës të qëndroj shumë në lëkurën tuaj pasi që kjo mund të përkeqësoj atë.

 

Tërshërë

Nëse ju keni nevojë për të trajtuar skuqjet e lëkurës atëherë tërshëra është një mënyrë shumë e mirë për të bërë këtë pasi që ka veti zbutëse dhe ndihmon në luftimin e pezmatimeve. Kjo më së shumti ndihmon në trajtimin e skuqjeve të cilat shkaktohen si pasojë e ekzemës, lijës së ujit, djegies nga dielli apo alergjive. Përzieni një gotë tërshërë me ujë të ngrohtë për 15 deri në 20 minuta. Për të trajtuar skuqjet që paraqiten në fytyrë, aplikoni një përzierje me masë të barabartë të tërshërës, jogurtit dhe mjaltës.

 

Aloe vera

Falë vetive të saj antibakteriale, antifungale, dhe anti-inflamatore aloe vera është një metodë e shkëlqyeshme për trajtimin e shumë problemeve që mund të ju paraqiten në lëkurë duke përfshirë edhe trajtimin e skuqjeve të lëkurës si dhe zbutjen e saj. Nëse nuk keni xhel të freskët të aloe verës atëherë ju mund ta blini atë apo ekstraktin e tij në dyqan.

 

Trajtimi me akull

Trajtimi me akull është shumë i përshtatshëm në reduktimin e skuqjeve të lëkurës, sidomos për skuqjet të cilat shkaktohen nga nxehtësia, pickimi i insekteve, bimët ngacmuese etj. Kjo ndihmon në reduktimin e enjtjes, inflamacionieve dhe kruajtjes dhe është  veçanërisht e domosdoshme pasi që skuqjet fillojnë të kalojnë në puçërra të vogla. Futni akujt në një qese të plastikës dhe vendosni atë në pjesën e afektuar për disa minuta. Ju gjithashtu mund të lagni një leckë me ujë të ftohtë dhe të vendosni atë në pjesën e skuqur për 10 minuta.

Këshillë: mos vendosni akujt drejt në lëkurën tuaj!

 

Uthull të mollës

Uthulla organike e mollës është një metodë tjetër shumë e mirë për të trajtuar skuqjet e lëkurës dhe të reduktoj kruajtjen. Acidi acetik që ndodhet në uthull ndihmon në infeksionet apo alergjitë që ndodhin në lëkurë. Lagni një top pambuku dhe vendosni atë në pjesën e skuqur. Nëse uthulla e mollës shkakton irritim të mëtutjeshëm të lëkurës, lagni pjesën me ujë para se të aplikoni uthullën. Nëse ajo përsëri irriton lëkurën tuaj mos e përdorni më.

9 Mënyrat më të Mira për Trajtimin e Skuqjes së Lëkurës

Kamomilë

Kamomili është shumë efektiv në trajtimin e skuqjeve të lëkurës. Aai ndihmon me kruajtjen, zbut lëkurën, redukton inflamacionet dhe ndihmon në shërimin falë vetive anti-irrituese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antifungale. Lagni një leckë në çaj kamomili dhe vendosni atë në vendin e skuqur – përsëritni këtë dy apo tri herë në ditë. Kamomili mund të aplikohet edhe i përzier me dy lugë vaj kokosi apo ndonjë lloj tjetër të vajit.

 

Kalendula

Kalendula është mjaft efektive në zbutjen e skuqjeve, irritimeve e lëkurës, ulçerën, ekzemën, lëkurën e thatë, mavijosjet dhe plagët falë vetive të saj anti-inflamatore, antifungale dhe antibakteriale. Aplikoni vajin kalnedulës në pjesën e afektuar dhe mbani atë për disa orë, përsëritini këtë së paku dy herë në ditë deri sa të filloni të shihni përmirësim. Shtoni vaj të kalnedulës në vaskën tuaj dhe qëndroni në të për 15 minuta.

 

Koriandra

Koriandra është një metodë shumë efektive për trajtimin e skuqjeve dhe irritimeve të lëkurës falë dobive të saj anti-irrituese, anti-inflamatore dhe antiseptike. Aplikoni një pastë nga gjethet e koriandrës në pjesën e afektuar dhe përsëritni këtë një apo dy herë në ditë. Ju gjithashtu mund të provoni të shtoni një lugë të farave të koriandrës në ujë, dhe të pini këtë çaj një herë në ditë deri sa pjesa e afektuar të shërohet. Lëngu i koriandrës mund të pihet edhe direkt.

 

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com