Mënyrat Më të Mira Për Pastrimin e Poreve në Shtëpi
Mënyrat më të mira për pastrimin e poreve nuk janë shumë të shtrenjta apo të komplikuara – ato vetëm duhet të jenë efektive. Këtu janë mënyrat më të mira për pastrimin e poreve në shtëpi.
Ndaluni dhe caktoni se cili është qëllimi juaj:
- A jeni duke u munduar të trajtoni puçërrat dhe pikat e zeza? A jeni duke vërejtur rrudha apo njolla në fytyrë?
- Këto probleme janë të ndryshme në lloje të lëkurave të ndryshme dhe të gjitha duhet të trajtohen ndryshëm nga njëra tjetra.
- Ka shumë mënyra për pastrimin e poreve në shtëpi të cilat mund të përdoren edhe me produktet të cilat e zbusin dhe njomin lëkurën tuaj.
Këto këshilla do ju ndihmojnë të filloni pëkujdesjen e lëkurës
Mësoni truqet për llojin e lëkurës tuaj
Ju nuk mund të zvogëloni poret tuaja. Sado që do të dëshironim t’i besonim reklamave, madhësia dhe dukja e poreve nuk mund të ndryshohet. Poret janë hapje të vogla të lëkurës të cilat mund t’i krahasojmë me vrimat në sfungjer, të cilat absorbojnë papastërti dhe kemikale.
Yndyra e tepërt mund të mblidhet në pore, duke i lejuar bakteriet të ushqehen në të dhe duke shkaktuar akne apo pore të cilat duken të stërmëdha dhe të irrituara.
Ka shumë mënyra të ndryshme për pastrimin e poreve në shtëpi, varur nga lloji i lëkurës tuaj.
E yndyrshme. Nëse lëkura juaj është e yndyrshme, ajo do të ketë një shkëlqim jo të mirë dhe do ju jap një ndjesi të rëndë.
Lëkurat e këtij llojin kanë zakonisht pore më të mëdha dhe më të dukshme. Rezistoni dëshirës për të pastruar fytyrën çdo orë për të eliminuar yndyrën e tepërt.
Limitoni pastrimin vetëm gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, përndryshe poret tuaja do të prodhojnë më shumë yndyrë e cila do të përkeqësoj situatën.
Përdorni një ujë të lehtë për pastrim i cili nuk do të shkaktojë yndyrë të tepërt në lëkurën tuaj, mirëpo sigurohuni se uji nuk është i vrazhdë. Përdorimi i rregullt i 10 përqind të benzoil peroksidit është shumë i vrazhdë për shumë lloje të lëkurave dhe kjo mund të shpie edhe deri te problemet tjera me lëkurë.
Përdorni një ujë me përbërës kundër akneve për pastrimin e fytyrës tuaj. Ju mund të përdorni edhe një toner pasi që të pastroni fytyrën, mirëpo përsëri kujdesuni për përbërësit e ashpër.
Edhe lëkura e yndyrshme ka nevojë për hidratues dhe mbrojtje SPF, asnjëherë mos kaloni këtë hap. Nëse juve ju duhen më shumë medikamente atëherë përdorni një krem nate me acide alfa-hidroksile të cilat ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura nga poret tuaja.
Lëkurë e thatë. Ky lloj i lëkurës është e kundërta nga lëkurat e yndyrshme, dhe zakonisht është e thatë dhe e shtrënguar, veçanërisht pas pastrimit.
Ky lloj i lëkurës duhet të pastrohet dhe trajtohet me krema hidratuese të cilat nuk do të eliminojnë vetë yndyrën e lëkurës. Nëse dëshironi të përdorni një toner, sigurohuni se ai nuk është i vrazhdë dhe nuk përmban alkool.
Ju mund të përdorni edhe krema më të rënda nëse keni lëkurë të thatë mirëpo ato gjithmonë duhet të kenë SPF për mbrojtje nga dielli.
Edhe më shumë se lëkurat tjera, lëkurave të thata ju shfaqen më shpejt rrudhat si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell.
Lëkurë normale. Këta persona kanë lëkurë të butë dhe të njëtrajtshme pa yndyrë të tepërt apo tharje të tepërt.
Këta mund të kenë një apo dy puçërra si pasojë e ndryshimeve hormonale, mirëpo kjo nuk është problem i madh. Personat me lëkurë normale duhet të pastrojnë fytyrën e tyre me një ujë të butë pastrimi, dhe me ujë të vakët.
Përdorni toner vetëm nëse keni nevoj për eliminimin e qelizave të vdekura dhe pastaj aplikoni krem SPF për mbrojtje nga dielli. Çdo hidratues mund të aplikohet në lëkura normale, dhe ju mund të hulumtoni për atë që ju pëlqen juve.
Sigurohuni të përkukjdeseni për produktet që vendosni në fytyrë, pasi që lëkura normale shumë lehtë mund të kalojë në kategori tjetër.
E përzier. Pavarësisht kategorizimit të industrisë së grimit, lëkurat “normale” janë ato më të zakonshmet.
Nëse keni lëkurë të yndyrshme vetëm në ball, mjekër dhe rreth hundës tuaj, dhe lëkurë të thatë në faqe dhe në lëkurën rreth syve atëherë ju keni lëkurë të përzier. Ka shumë produkte të cilat mund të përdoren për këtë lloj të lëkurës, mirëpo juve megjithatë do të ju duhet të hulumtoni se çka punon më së miri për pjesët e ndryshme të fytyrës tuaj.
Zgjedhni produkte të cilat janë të lehta, në mënyrë që at të mos shkaktojnë irritim të mëtutjeshëm të pjesëve të yndyrshme apo atyre të thata. Ju mund të trajtoni fytyrën tuaj edhe me ndonjë produkt që përmban acide glikolike për largimin e qelizave të vdekura apo me tretmane kundër puçërrave në pjesët e yndyrshme.
Dhe si të gjitha llojet e tjera të lëkurës, ju duhet të përdorni SPF çdo ditë.
Pastroni poret në tre hapa
- Hapi i parë është të pastroni lëkurën me një ujë të lehtë për pastrim i cili është veçanërisht për llojin e lëkurës tuaj. Përdorni ujë të vakët, jo të nxehtë për pastrim.
- Përdorni avull për të relaksuar fytyrën tuaj. Ju mund të lejoni që avulli nga dushi të kryej këtë punë apo mund të vendosni fytyrën tuaj pranë një ene me ujë të nxehtë. Bëni këtë për disa minuta.
- Ju mund të shtoni edhe disa metoda për pastrimin e akneve, të cilat mund të bëhen me produktet të cilat keni në shtëpi.
Mask nga tërshëra. Kjo është shumë e mirë veçanërisht për personat të cilët janë më të rrezikuar nga aknet. Përzieni ½ e një gote nga tërshëra e gatuar ( këtë mask nuk mund ta krijoni me përbërës tjerë) dhe një lugë nga vaji i ullirit. Aplikoni këtë në fytyrë dhe prisni 15 minuta. Pastroni atë me ujë të ftohtë. Kjo do ju bëjë të ndjeheni shumë mirë, mirëpo nuk do të “mbyll” poret tuaja.
Vezë dhe mjaltë. Për lëkurë të thatë, përzieni një të verdhë të vezës, një lugë mjaltë, dhe një lugë vaj ulliri. Leni përizerjen në fytyrë për 15 minuta dhe pastaj pastroni atë.
Avokado. Avokadot kanë vajra natyral të cilët janë shumë të mirë për hidratim. Shtypni gjysmën e një avokadoje dhe aplikoni atë në fytyrë. Përderisa jeni duke pritur 15 minuta, ju mund të bëni guacamole me gjysmën tjetër. Pastroni avokadon me një leckë të lagur dhe pastaj pastroni fytyrën mirë.
Soda e bukës. Ju mund të bëni një pastë me sodë buke dhe ujë, apo me një ujë të lehtë pastrimi dhe të përdorni atë si një mask për eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Pastroni atë.
Pluhur misri. Përzieni pluhur misri dhe ujë në mënyrë që të krijoni një pastë dhe aplikoni atë në fyryën tuaj. Prisni të thahet dhe pastaj pastroni atë me ujë. Kjo është shumë e mirë për personat me lëkurë të yndyrshme dhe ata të cilët janë më të rrezikuar nga aknet.
Këtu kemi shënuar disa këshilla të cilat do të ju ndihmojnë në mbajtjen e shëndetit të lëkurës tuaj:
- Mos prekni fytyrën tuaj me duar shumë shpesh, dhe mundohuni të mbani telefonët dhe pajisjet tjera të cilat mund të kenë bakterie larg nga fytyra juaj.
- Kjo do të ju ndihmoj poreve tuaja të mos mbyllen nga papastërtia dhe baketriet.
- Sigurohuni se syzet dhe syzet e diellit janë gjithmonë të pastërta dhe nuk kanë yndyrë pasi që ato duhet të prekin fytyrën tuaj.
- Pastroni grimin para se të flini, dhe përdorni produkte të cilat nuk kanë yndyrë dhe janë jo-komedogjenike.
- Nëse keni ndonjë puçërr apo çarje të lëkurës, mos provoni menjëherë të trajtoni atë me produkte të shtrenjta, kjo vetëm mund t’i përkeqësoj ato.
- Pastrimi i fytyrës nga e gjithë ydnyra natyrale do të shkaktojë irritim të mëtutjeshëm dhe rrezik nga puçërrat dhe çarjet e lëkurës.
- Përkujdesuni për lëkurën tuaj, dhe provoni disa mënyra për pastrimin e poreve në shtëpi disa herë në javë.
- Fytyra juaj do të jetë mirënjohëse.
A jeni shumë të informuar rreth përkujdesjes për lëkurën?
Lëkura është një organ i cili merr frymë, dhe çka ju nuk mund të dini për përkujdesjen e saj mund të jetë ajo çka nuk ju lejon juve të keni një lëkurë fantastike. Nëse informacionet tuaja për përkujdesjen e lëkurës janë shumë të pakta, atëherë ju duhet të rishikoni gjithçka.