Si të Trajtoni dhe Parandaloni Rritjen e Qimeve te Pubisit nën Lëkurë
Çfarë janë qimet e rritura të pubisit nën lëkurë?
Qimet e pubisit mund të rriten edhe nën lëkurën tuaj, dhe kjo zakonisht ndodh pasi që të keni bërë heqjen e tyre.
Kur një qime rritet brenda lëkurës, ju mund të vëreni gunga të skuqura të cilat quhen papula apo gunga tjera të cilat janë të mbushura me qelb dhe quhen pustule. Në disa raste, këto gunga mund të marrin edhe ngjyrë më tëerrët. Kjo njihet edhe si hiperpigmentim.
Ju gjithashtu mund të përjetoni dhimbje apo kruajtje nëse keni qime të pubisit nën lëkurën tuaj.
Disa njerëz kanë rrezik më të madh për rritjen e qimeve të pubisit brenda lëkurës. P.sh, njerëzit me qime të trasha dhe kaçurrela janë më të rrezikuar nga rritja e qimeve brenda lëkurës se sa njerëzit me qime të holla. Kjo vlen veçanërisht te qimet e pubisit, të cilat janë natyralisht më të trasha.
Cilët janë shkaktarët e rritjes së qimeve të pubisit nën lëkurë?
Kur ju bëni heqjen e qimeve, ato zakonisht rriten prap.
Shumica e qimeve do të rriten pa shkaktuar ndonjë problem, mirëpo disa qime mund të rriten edhe brenda lëkurës veçanërisht nëse bëni heqjen e qimeve me brisk për rruajtje.
Kur qimet rriten nën lëkurë, trupi fillon të jap shenjat e para të skuqjes, kruajtjes, enjtjes dhe dhimbjes.
Si trajtohen qimet e rritura nën lëkurë?
Në shumicën e rasteve ju nuk duhet të trajtoni qimet të cilat rriten nën lëkurë. Ato zakonisht shërohen vetë pa kërkuar trajtim të caktuar.
Mirëpo nëse qimet tuaja nuk kthehen në vendin e tyre, ju mund të provoni një nga mënyra për trajtimin e tyre.
1. Ndaloni heqjen e qimeve
Ndaloni heqjen e qimeve në atë pjesë të trupit deri sa qimet të cilat janë rritur nën lëkurën të kalojnë mbi të. Heqja e mëtutjeshme e qimeve do të irritojë akoma më shumë lëkurën tuaj. Kruajtja apo ngacmimi i qimeve të rritura brenda lëkurës vetëm se do të rris dhimbjet tuaja. Kjo mund të shpie edhe deri te infeksionet apo shenjat në lëkurë.
2. Aplikoni nxehtësi
Aplikoni nxehtësi në pjesën e qimeve të rritura brenda lëkurës.
Ju gjithashtu mund të fërkoni atë me një leckë të lagur apo me një furçë të butë të dhëmbëve në lëvizje rrethore.
3. Me kujdes tërhiqni këto qime
Kur qimet fillojnë të duken nën shtresën e lëkurës me një pincetë të të sterilizuar tërhiqni ato.
Provoni të mos hiqni qimet plotësisht deri sa pjesa të shërohet ose përndryshe lëkura do të shërohet mbi rrënjën e qimes përsëri. Keni kujdes tërheqja e ashpër dhe lëndimi i lëkurës mund të shkaktojë ndonjë infeksion.
4. Bëni heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës
Me kujdes pastroni dhe bëni heqjen e qelizave të vdekura rreth qimeve të rritura për të ndihmuar në daljen e tyre mbi sipërfaqen e lëkurës.
Nëse kjo nuk funksionon, mjeku juaj mund të ju udhëzoj të merrni një ilaç që do ju ndihmoj në largmimin e qelizave të vdekura më lehtë.
5. Përdorni krem për të qetësuar pezmatimet
Nëse qimet e pubisit të rritura nën lëkurë janë duke u skuqur dhe pezmatohen, atëherë mjeku juaj mund të ju udhëzoj përdorimin e një kreme steroide. Trajtimi me këtë krem ndihmon në reduktimin e enjtjes dhe irritimin të lëkurës rreth rrënjës së qimes.
6. Përdorni retinoide
Retinoidet si, tretinoina (renova, retin – A), mund të përshpejtojnë procesin e pastrimit të lëkurës nga qelizat e vdekura. Ato gjithashtu ndihmojnë në largimin e lëkurës së mavijosur të cilat shkaktohen si pasojë e qimeve të rritura nën lëkurë. Për përdorimin e reitnoideve duhet patjetër udhëzimi i mjekut, dhe duhet të dini se ato thajnë lëkurën tuaj.
Mos përdorni asnjë produkt tjetër me retinoide nëse jeni shtatzënë. Këto ilaçe janë të rrezikshme për foshnjen dhe mund të shkaktojnë defekte nga lindja.
Çfarë ndodh nëse qimet e rritura nën lëkurë infektohen?
Nëse qimet e pubisit të rritura nën lëkurë infektohen, atëherë këto gunga mund të jenë të dhimbshme dhe të mbushura me qelb. Për të trajtuar infeksionin, ju duhet të vizitoni mjekun.
Mjeku juaj mund të ju udhëzoj të merrni një antibiotik. Nëse infeksioni është i rëndë, ju duhet të merrni antibiotikë në mënyrë orale.
Çfar metoda të trajtimit mund të provoj në shtëpi?
Ka disa metoda që mund të bëni në shtëpi të cilat ndihmojnë në trajtimin e gungave dhe parandalimin e rritjeve të qimeve nën lëkurë.
Këto metoda për trajtim me anën e ilaçeve që mund të gjeni në shtëpi janë:
- Bëni heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës me acid saliciklik apo acid glikolik. Këto produkte do ju ndihmojnë në hapjen e rrënjës së qimes në mënyrë që të bëhet më lehtë depërtimi i saj nga lëkura. Mos përdorni këto produkte nëse vetëm keni qime të rritura brenda lëkurës, pasi që ato mund të irritojnë atë.
- Përdorni krem të benzoil peroksidit. Ky përbërës i cili gjenet edhe në ilaçet për luftimin e akneve ndihmojnë në tharjen e pjesës së afektuar dhe në reduktimin e skuqjes.
- Hidratoni. Hidratuesit ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës të cilat zakonisht mbyllin rrënjët e qimeve dhe shkaktojnë rritjen e tyre brenda lëkurës.
Metoda për trajtimi me produkte ushqimore:
- Vaji i çajit të pemës eliminon bakteriet dhe zvogëlon enjtjen. Ky nganjëherë përdoret për të trajtuar aknet, dhe gjithashtu mund të funksionoj për trajtimin e qimeve brenda lëkurës. Përzieni vajin me ujë dhe aplikoni atë duke përdorur topa pambuku.
- Sheqeri është një përbërës shumë i mirë për heqjen e qelizave të vdekura nga lëkura. Përzieni atë me vaj ulliri dhe mjaltë në mënyrë që njëkohësisht të bëni edhe hidratimin e lëkurës. Aplikoni pastën me lëvizje rrethore, dhe pastroni atë me ujë të vakët.
- Soda e bukës ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura nga lëkura si dhe qetëson pezmatimin e gungave. Përzieni 1 lugë sodë buke në një gotë me ujë. Aplikoni atë duke përdorur një top pambuku në lëkurën tuaj dhe pastaj pastroni atë me ujë të ftohtë.
Çfarë duhet të shmangni nëse keni qime të rritura brenda lëkurës?
Këtu kemi shënuar disa gjëra për të shmangur nëse keni qime të rritura brenda lëkurës:
- Provoni të mos ngacmoni qimet e rritura brenda lëkurës pasi që mund të shkaktoni ndonjë infeksion.
- Mos shtrydhni gungat, kjo mund të shpie deri te infeksionet apo shenjat permanente në lëkurë.
- Mos lëndoni lëkurën, nëse dëshironi të eliminoni qimen bëni atë me kujdes.
A mund të parandaloni rritjen e qimeve brenda lëkurës?
Mënyra më e mirë për të parandaluar rritjen e qimeve brenda lëkurës edhe të mos hiqni fare ato, mirëpo kjo nuk është shumë e rahatshme.
Nëse ju vazhdoni të bëni heqjen e qimeve të pubisit, ndiqni këta hapa për të parandaluar rritjen e tyre brenda lëkurës.
1. Përgatitni pjesën e qimeve të pubisit para se të hiqni ato
Trajtimi i lëkurës së qimeve të pubisit para se të bëni heqjen e tyre me brisk për rruajtje mund të zvogëloj rrezikun tuaj e rritjes së tyre brenda lëkurës. Në fillim pastroni lëkurën me një sapun të lehtë. Aplikoni një krem lubrifikues për rruajtje apo një xhel për rruajtje për të përgatitur atë. Pasi që keni përfunduar, thani pjesën mirë e mirë para se të vishni të brendshmet dhe rrobat tjera.
2. Përdorni një brisk me vetëm një teh për rruajtje
Disa brisqe për rruajtje janë të dizajnuar për të zvogëluar rrezikun e rritjes së qimeve brenda lëkurës. Ju mund të përdorni këto apo të blini një brisk me vetëm një teh për rruajtje.
Nëse keni përdorur disa herë briskun për rruajtje atëherë blini një të ri. Brisqet e vjetra për rruajtje nuk bëjnë heqjen e qimeve në mënyrë precize.
3. Konsideroni heqjen e qimeve me llaser
Megjithëse i shtrenjtë, heqja e qimeve me llaser është një zgjidhje shumë e mirë për të parandaluar rritjen e qimeve brenda lëkurës. Heqja e qimeve me llaser, kryen punën e tij duke dëmtuar rrënjën e qimes dhe heqjen e tyre më thellësisht. Në shumë raste kjo bënë që qimet të mos rriten më asnjëherë. Heqja e qimeve me llaser kërkon shumë terminë për trajtim brenda disa jave apo muajve, mirëpo rezultatet janë gjysme – permanente. Heqja e qimeve me llaser nuk është edhe aq efektive në qimet e bardha apo qimet me ngjyrë të çelët.
4. Shikoni për produkte që bëjnë heqjen e qimeve pa brisk për rruajtje
Heqja e qimeve me anën e kemikaleve është një zgjidhje shumë e mirë, mirëpo ato mund të irritojnë lëkurat e ndjeshme. Testoni produktin në një pjesë të lëkurës para se të aplikoni atë në pjesën e qimeve të pubisit. Nëse lëkura juaj nuk ka ndonjë reaksion brenda 24 ore, atëherë jeni të sigurt për aplikimin e tij.
Mbani në mend, lëkura në pjesën gjenitale është shumë më e ndjeshme se sa lëkura e këmbëve apo duarve.
Disa krema të cilat merren me udhëzimin e mjekut ndihmojnë në reduktimin e rritjes së qimeve, veçanërisht nëse përdorni ato pas të bëni heqjen e qimeve me llaser apo me mënyra tjera.
Elektroliza është një metodë për heqjen e plotë të qimeve në lëkurë. Kjo përdor elektrolidet për të shkatërruar rrënjën e qimes. Ashtu si heqja e qimeve me llaser edhe elektroliza kërkon disa termine të trajtimit brenda disa jave apo muajve.
Kur duhet të vizitoni mjekun?
Një apo dy qime të rritura brenda lëkurës nuk janë diçka për t’u shqetësuar. Ju mund të bëni edhe parandalimin e këtyre duke ndjekur hapat e lartshënuar. Ju duhet të vizitoni mjekun nëse:
- Ju zakonisht keni rritje të qimeve brenda lëkurës. Mjeku mund të ju ndihmoj në gjetjen e metodës së duhur për trajtim.
- Ju keni shumë qime të pubisit. Nëse keni sasi apo rritje shumë të shpejtë të qimeve të pubisit, mjekut tuaj mund t’i duhet të ju ekzaminoj për ndonjë problem tjetër me shëndetin që mund të jetë duke shkaktuar këtë.