Si t’i Eliminoni Rrudhat Poshtë Syve
Pavarësisht sa vjeç jeni, kur vëreni rrudhën e parë poshtë syve ju mund të tronditeni. Shumë njerëz me fat nuk ju shfaqen shenjat e para të mplakjes deri sa ata të janë në vitët e 40 apo 50, mirëpo të tjerët vërejnë këto shenja që nga të 30at apo 20at dhe kjo mund të jetë mjaft zhgënjyese!
Nuk është asnjëherë shumë herët për të parandaluar dhe reduktuar rrudhat – dhe kjo nuk do të thotë se jeni pesimist, mirëpo do të thotë se ju dëshironi të kujdeseni për lëkurën tuaj. Ka shumë mënyra me të cilat ju mund të provoni të parandaloni rrudhat – nga mbrojtja nga dielli e deri të konsumimi I ushqimit të shëndetshëm.
Sa më herët që filloni përkujdesjen për lëkurën tuaj, aq më mirë. Mirëpo mos harroni se nuk është asnjëherë shumë vonë për të filluar të kujdeseni për lëkurën – ka shumë mënyra për të reduktuar dukjen e rrudhave.
Kremat kundër rrudhave
Ka qindra e qindra krema kundër rrudhave të cilat ju mund të përdorni, të cilat do ju japin rezultate të jashtzakonshme për reduktimin e rrudhave. Mirëpo këto funksionojnë në mënyra të ndryshme . disa nga këto krema bëjnë reduktimin e rrudhave duke mbushur linjat në lëkurë dhe rrudhat, ndërsa kremat tjera ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit. Disa nga këto mund të japin rezultate të menjëhershme ndërsa disa të tjera japin rezultate me kalimin e kohës.
Lista e përbërësve të këtyre kremave mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar, për këtë arsye ne kemi shënuar krejt çka duhet të dini nëse dëshironi të blini një krem kundër rrudhave”
Kremat kolagjene & kremat pro-kolagjen
Kolagjeni është një proteinë natyrale. Ai gjendet në lëkurën tonë dhe i jep asaj elasticitetin dhe qëndrueshmërinë. Lëkura e një bebeje është e mbushur me kolagjen, mirëpo me kalimin e kohës, ritmi me të cilin prodhohet kolagjeni zvogëlohet.
Kjo është si pasojë e procesit të mplakjes, mirëpo edhe si pasojë e zgjedhjeve tona. Si p.sh pirja e duhanit dhe rrezitja në diell reduktojnë prodhimin e kolagjenit. Për këtë arsye, kolagjeni përmendet në shumë krema kundër rrudhave. Fatkeqsisht, nuk është kaq e thjeshtë.
Molekulat e kolagjenit janë të mëdha, dhe si pasojë e kësaj ato nuk absorbohen nga lëkura. Për këtë arsye kolagjeni të cilin aplikoni drejt në lëkurë nuk mund të zevëndësoj kolagjenin që prodhon vet trupi. Mirëpo megjithatë ai përsëri hidraton lëkurën tuaj duke zvogëluar ritmin e harxhimit të ujit nga brenda.
Në anën tjetër, kremat pro-kolagjen funksionojnë duke zevëndësuar kolagjenin që është humbur. Kremat pro-kolagjen kanë më shumti përbërës nga deti. Këto krema japin rezultate të mira mirëpo atyre ju duhet më shumë kohë për të funksionuar. Rezultatet që vinë nga përdorimi i këtyre kremave është më afat gjatë se sa rezultatet që vinë nga kremat kolagjene.
Retinoidet
Retinoidet janë komponime kimike të cilat janë të njëjta me vitaminën A. Ato kanë funksion mjaft të rëndësishëm si, rregullimin e prodhimit të qelizave, rritjen e indeve skeletore dhe aktivizimin e gjeneve që luftojnë tumorin. Këto funksione të ndryshme gjithashtu ndihmojnë edhe me luftimin e akneve, kancerit të lëkurës dhe psoriazës. Ato mund të krijohen në mënyrë sintetike dhe janë mjaft efektive në reduktimin e rrudhave.
Retinoidet ndihmojnë në lirimin e hapsirës për qelizat e reja. Mirëpo ato, mund të thajnë me të vërtetë shumë lëkurën tuaj. Ato reduktojnë zbërthimin e kolagjenit dhe bëjnë shtresën e lëkurës tuaj më të trashë – duke parandaluar dhe zbutur rrudhat. Disa retinoide mund të përdoren vetëm me udhëzimin e mjekut, ndërsa disa të tjera mund të blihen në krema. Këto produkte mund të përmbajnë acid retinoik, retinol, apo retin-A.
Nëse ju jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën tuaj me gji atëherë konsultoni mjekun para se të përdorni ndonjë produkt që përmbanë retinoid. Disa retinoid mund të shkaktojnë lëndime serioze embrionit apo fetusit, si dëmtime në sistemin neurotik, kardiovaskular apo dëmtime tjera. Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën tuaj me gji dhe jeni të shqetësuara për rrudhat, kosnideroni mënyra tjera për eliminimin e tyre.
Vitaima E
Vitamina E është një komponim kimik dhe një antioksidant i fuqishëm. Kjo do të thotë se ai mund të luftoj radikalaët të cilët kontribojnë në mplakjen e lëkurës.
Antioksidantët mund të reagojnë me radikalët në molekulat e trupit, duke parandaluar reaksionin zinxhiror i cili shpie deri te dëmtimi i këtyre molekulave. Ata bëjnë neutralizimin e radikaleve pa dëmtuar indet tuaja dhe me këtë ndihmojnë në reduktimin e shpejtësisë me të cilën shfaqen rrudhat.
Vitamina E gjithashtu ndihmon në luftimin e pezmatimeve dhe është hidratuese. Kjo do të thotë se blerja e produkteve të cilat përmbajnë vitaminë E është një zgjidhje e mirë për personat me lëkurë të ndjeshme.
Zgjedhja e një kreme kundër rrudhave
Ka shumë opsione të ndyrshme nga të cilat mund të zgjedhni nëse dëshironi të blini krem kundër rrudhave. Këtu kemi shënuar disa rekomandime për të blerë produktin më të mirë.
- Jo komedogjenike – nëse ju akoma jeni të rrezikuar nga aknet dhe pikat e zeza në fytyrë, zgjedhni një krem e cila është jo komedogjenike pasi që ajo nuk do të bëjë bllokimin e poreve tuaja.
- Krem për sy – lëkura përreth syve tuaj është më delikate se sa në pjesët e tjera të trupit. Përdorni një krem e cila është posaçërisht për lëkurën poshtë syve dhe do të shihni rezultate shumë të mira.
- Mbrojtje nga dielli – ju mund të provoni edhe të parandaloni rrudhat, dhe këtë mund ta bëni duke përdorur rregulisht krem kundër diellit me SPF.
Si të eliminoni rrudhat poshtë syve
Megjithëse metodat që mund të provoni në shtëpi për eliminimin e rrudhave poshtë syve janë më pak efektive se kremat që mund të blini në dyqan, ato përsëri japin rezultate të mira. Shumica e ushqimeve që ne kosnumojmë përmbajnë antioksidant dhe megjithëse ne mund të marrim dobitë që ofrojnë ato me anën e një diete, ato gjithashtu mund të absorbohen nga lëkura.
Këto metoda janë shumë të mira pasi që ato na lejojnë edhe të relaksohemi. Këtu kemi shënuar disa nga mënyrat më të mira për të eliminuar rrudhat poshtë syve:
Xheli i aloe verës
Aloe vera është një bimë e cila njihet për vetitë e saj shëruese, mirëpo ju ndoshta nuk e keni ditur se ajo ndihmon gjithashtu në reduktimin e rrudhave. Ju mund të merrni xhelin e aloe verës drejt nga bima. Thjesht merrni një nga gjethet e saj dhe shtrydhni xhelin. Aplikoni atë në rrudhat tuaja. Ju mund ta përdorni atë edhe si maskë dhe të pastroni atë pas ca minutash, apo mund ta lini në fytyrë gjatë gjithë natës. Ju mund të përzieni xhelin e aloe verës edhe me kapsulë të vitaminës E në mënyrë që të keni rezultate më të mira.
Mask nga avokado
Avokadot janë të mbushura me antioksidant, vitamina dhe yndyra tjera të shëndetshme. Ato janë sidomos të pasura me vitaminë C dhe E, të cilat bëjnë reduktimin dhe parandalimin e rrudhave. Ato bëjnë mrekullira nëse i konsumoni, mirëpo kanë po ashtu efekt të mrekullueshëm nëse i aplikoni drejt në lëkurë. Ju mund të preni një copë nga avokado dhe të aplikoni atë poshtë syve tuaj apo mund të shtypni ato dhe të aplikoni pastën e fituar në lëkurë. Pastroni atë me ujë të vakët.
Vaj i kokosit
Si avokadot, edhe vaji i kokosit është i pasur me vitamin E si dhe nutricione tjera të cilat ndihmojnë në riparimin e indeve të dëmtuara. Vaji i freskët i kokosit është një vaj mjaft hidratues të cilin mund të përzieni me përbërës të tjerë dhe të krijoni një maskë për fytyrë kundër rrudhave. Ju mund të aplikoni atë edhe në lëkurën rreth syve tuaj, mirëpo është më mirë të aplikoni atë para se të flini për shkak se mund t’I jap lëkurës tuaj një shkëlqim të tepërt.
Trangujt
Trangulli përdoret thuajse gjithmonë në spa për shkak se ka veti shumë të forta hidratuese. Kjo do të thotë se ai ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe reduktimin e rrudhave. Kjo metodë për parandalimin e rrudhave nuk kushton shumë dhe mund ta përdorni rregullisht! Thjeshtë shtypni ¼ e një trangulli, deri sa ai të bëhet në formë paste dhe aplikoni atë drejtë në lëkurën poshtë syve. Lini atë për disa minuta dhe pastaj pastroni me ujë të vakët.
Maskë nga të bardhët e vezëve
Të bardhët e vezëve janë plot me proteina dhe kolagjen natyral. Kur këta përbërës kombinohen ata janë shumë të shëndetshme për lëkurën tuaj, dhe sidomos në shtrëngimin e poreve. Për të krijuar këtë maskë, ju duhet të ndani të bardhët nga dy vezë dhe të rrahni ato deri sat ë krijohet një përzierje e trashë. Aplikoni përzierjen në lëkurën poshtë syve dhe në pjesët e tjera të cilat janë më të rrezikuara nga rrudhat. Lini atë të qëndroj në lëkurë për disa minuta dhe pastroni atë me ujë të vakët.