Lart

Trajtime Shtëpiake për Skuqjen e Syve

Në shumë raste, sytë e skuqur shërohen vetë me kalimin e kohës (1-2 javë). Sytë e skuqur ose konjuktivi është lloj i infeksionit që mund të ju prek më shumë se një herë.

Nëse jeni prekur nga ky infeksion ju duhet të vizitoni oftamologun menjëherë nëse:

  • Keni dhimbje ose probleme me shikim
  • Bëheni të ndjeshëm ndaj dritës
  • Simptomat tuaja kanë zgjatur me javë dhe vetëm po përkeqsohen
  • Gjëndrat në syrin tuaj janë duke prodhuar shumë mukus
  • Keni simptoma tjera të infeksionit si, temperaturë apo dhimbje


Nëse fëmija juaj ka marrë infeksionin është e këshillueshme që mos t’i dërgoni ata në shkollë deri sa infeksioni të kaloj, për shkak se ky lloj “infeksioni” përhapet shumë lehtë. Sigurohuni dhe mësoni fëmijët tuaj si ta ruajnë veten nga fëmijët që kanë sytë e skuqur.

Trajtime Shtepiake per Skuqjen e Syve

Çfarë mund të bëni në shtëpi për të trajtuar sytë e skuqur?

Nëse përdorni thjerrëza optike, mos i përdorni ato gjatë infeksionit dhe sigurohuni që ti pastroni ato para se ti vendosni prap në sy ose më mirë blini thjerrëza të reja optike.

Ju nuk duhet të vëni grim përderisa keni infeksion në sy dhe është e këshillueshme të blini produkte të reja të grimit pasi që infeksioni të largohet.

Nëse njëri ose dy sytë tuaj janë të skuqur dhe të irrituar, ata mund të jenë shkaktuar si pasojë e ndonjë alergjie, infeksioni bartës apo si pasojë e bakterieve. Nganjëherë është shumë lehtë të vëreni se cili është shkaktari i syve tuaj të skuqur, mirëpo nganjëherë dallimin mund ta bëjë vetëm mjeku.


A është qumështi i gjirit ilaç i mirë për të trajtuar sytë e skuqur?

Disa faqe të internetit rekomandojnë qumështin e gjirit për të shëruar sytë e skuqur te fëmijët. Mirëpo nuk ka fakte shkencore që tregojnë se ky lloj i ilaçit është shërues dhe në fakt ai mund të përkeqësoj gjendjen tuaj se sa ta përmirësoj atë. Infeksionet e syve te fëmijët janë shumë serioze, ato mund të shpien edhe deri te verbimi. Vizitoni mjekun menjëherë nëse fëmija juaj ka infeksion në sy.


Personat të cilët thonë se qumështi ndihmon në shërimin e syve të skuqur, mendojnë se qumështi shëron infeksionet dhe zbut pezmatimet. Mirëpo një nga studimet e pakta që janë bërë rreth këtij “ilaçi” thotë se qumështi nuk ndihmon fare me infeksionet dhe përkundrazi rrezikon të ekspozoj sytë tuaj në bakterie tjera.

Për këtë studim, u mblodh qumësht nga 23 nëna të shëndosha. Qumështi u testua për efektet e tij dhe u pa se ai kishte vetëm bakterie tjera në të. Qumështi i gjirit pati efekte vetëm në eliminimin e disa lloje të bakterieve tjera dhe nuk performoi më mirë se antibiotikët dhe bakteriet e reja që gjendeshin në qumësht mund të rrezikonin të zhvillonin ndonjë infeksion tjetër më serioz në sy.

Ka shumë këshilla jo të mira për shërimin e syve të skuqur në internet. Mos fusni asgjë në syrin tuaj pa miratimin e mjekut. Ushqimet dhe ekstraktet tjera nuk janë sterile dhe mund të përkeqsojnë gjendjen tuaj nëse i përdorni ato në sy.

Sytë e skuqur që merren nga bartësit e tjerë janë njësoj si gripet. Nuk ka ndonjë trajtim të caktuar për virusin dhe duhet ta lejoni të shërohet vetë. Sytë e skuqur duhet të largohen pas një ose dy jave pa ndonjë trajtim të caktuar.

Sytë e skuqur që shkaktohen nga ekspozimi në bakterie prodhojnë më shumë mukus se sytë e skuqur që shkaktohen nga alergjia ose virusët. Sytë e skuqur që shkaktohen nga ekspozimi në bakterieve mund të trajtohen me antibiotikët që ju udhëzon mjeku.


Për t’i trajtuar simptomat e syve të skuqur ju mund të:

  • Merrni ibuprofen ose ilaçe tjera që mund të gjeni në shtëpi për dhimbje
  • Përdorni pika të syrit
  • Vendosni një leckë me ujë të ngrohtë në sy dhe mbani atë për disa minuta.
  • Merrni një leckë, zhytni atë në ujë të ngrohtë dhe hiqni shpejt që të mos pikoj.
  • Vendosni leckën në sytë tuaj deri sa ajo të ftohet.
  • Ju mund të përsëritni këtë disa herë në ditë
  • Mos përdorni të njejtën leckë dy herë, pasi që mund të bartni bakterie të ndryshme
  • Nëse keni infeksion në dy sytë, mos përdorni leckën e njëjtë të dytë.


Nëse kapakët e syrit tuaj ngjiten me njëri tjetrin, lecka e lagur do ndihmoj në hapjen e tyre duke lëngëzuar mukusin e ngurtë në sytë tuaj.

Trajtime Shtëpiake për Skuqjen e Syve
Ilaçe për trajtimin e syve të skuqur që shkaktohen nga alergjitë

Nëse infeksionet tuaja shkaktohen si pasojë e alergjive, ju duhet të shikoni se çka po shkakton alergjitë tuaja, pasi që rreziku nga sytë e skuqur asnjëherë nuk mund të zhduket plotësishit.

Sytë e skuqur që shkaktohen nga alergjitë nuk janë ngjitëse. Ju mund të shkoni në punë dhe askush nga kolegët tuaj nuk do të ketë sy të skuqur ditën tjetër.

Për të trajtuar simptomat e syve të skuqur që shkaktohen nga alergjitë ju mund të:

  • Merrni ilaçe kundër alergjive ose pika të syve për alergji.
  • Vendosni një leckë të ftohtë në sytë tuaj dhe mbani atë për disa minuta.
  • Përdorni pika të syve që mund të gjeni në shtëpi.


Nëse keni sy të skuqur mos i ndërmerrni hapat në vijim:

Ju nuk duhet të përdorni Visinë në asnjë mënyrë, pasi që këto pika, mund të irritojnë akoma më shumë sytë tuaj nëse keni infeksion. Ato gjithashtu mund të përkeqsojnë gjendjen e syve.


Sëmundja e syve të skuqur që bartet apo që zhvillohet si pasojë e bakterieve është shumë e lehtë për tu bartur te personat tjerë.

Nëse keni infeksionin vetëm në njërin sy sigurohuni që mos ta bartni atë edhe në syrin tjetër dhe sigurohuni që të mos bartni atë as te personat tjerë.


Si mund të sigurohuni që të mos bartni këtë infeksion?

Higjiena është e mjaftueshme që të siguroheni të mos bartni infeksionin te personat tjerë apo te syri tjetër i painfektuar.

  • Ndërroni këllëfet e jastëkut tuaj çdo ditë.
  • Përdorni një peshqir të ri çdo ditë.
  • Pastroni duart shpesh, veçanërisht pasi keni prekur sytë.
  • Mos vendosni thjerrëza në sy, deri sa të largohet infeksioni.
  • Mos i jepni ndokujt produktet e juaja të syve.
Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com