25 këshilla për rruarje të lehtë
Nëse doni një trup pa qime si unë, kjo do të thotë se do të performoni pak punë në largimin e qimeve në këmbë, sqetulla dhe pjesë të tjera që nuk mund t’i përmendim të paktën një herë në ditë. Sigurisht, një nga metodat më të lira dhe më të lehta për të larguar ato qime që nuk mund t’i shikoni është t’i rruani, por para se të merrni briskun e rrojës dhe të filloni, nidiqni kët 25 këshilla për një rruajtje për të ndihmuar që procesi të jetë sa më i lehtë:
1.Eksfolioni në fillim për të ngritur qimet dhe për t’u përgaditur për një rruajtje më të mirë
Eksfolimi para rruajtjes është një hap i rëndësishëm pregaditor që mund të ndihmoj në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës kështu që nuk do të bllokojnë briskun dhe pengojnë një rruajtje më të afërt. Mundeni të përdorni edhe brusha për pastrimin e fytyrës për eksfolimin e këmbëve që të mund t’i fërkoni mirë para se të ballafaqohen me briskun.
2. Ridefinoni kuptimin e fjalës rruajtje: përdorni mënyra të tjera për të fituar këmbë dhe sqetulla pa qime.
Vetëm se jemi rritur me idenë se mënyra e vetme për të larguar qimet është me brisk rroje ose Nair, mund ta ndryshojmë atë logjikë. Eksploroni opsione të tjera për largimin e qimeve, si depilimi ose me penjë.
3.Blini një brisk të ri rroje pas tre përdorimeve
Nëse zgjidhni rrugën e brisqeve të rrojës, kujtohuni t’i hidhni ata sa më shpesh që mundeni, duke u munduar që të përdorni vetëm një për jo më shumë se tre herë.
4. Përdorni kondicioner të flokëve si zëvendësim për krem rroje kur nuk keni mundësi
Hidhni kondicioner të flokëve në trup ose locione të tjera që keni afër, në mënyrë që brisku të rrëshqasë me butësi.
5.Shkoni njëherë poshtë, pastaj lartë
E kemi dëgjuar shumë herë: Shkoni me tufën. Por me të vërtetë, kush e bënë atë? Shumica prej nesh hidhemi në vaskë apo dush dhe rruajmë këmbët duke shkuar nga lart. Kjo nuk është problem për ato që nuk kanë lëkurë sensitive. Për ato që kanë, ekspertët sugjerojnë që të rruhen në fillim tatposhtë dhe pastaj tatpjetë, nëse rruajta përpjetë nuk shkakton probleme.
6. Jeni të kujdesëshëm kur përdorni brisk të ri dhe të mprehtë
Kur filloni të blini të gjithë ata brisqe të rinjë rroje, sigurohuni të përdorni dorën lehtësisht me një majtë të mprehtë në mënyrë që të parandaloni pritjet.
7. Sfidoni ekpertët: provoni një rruajtje të thatë për të parë se si reagon lëkura
Do të ndëgjoni mantrën shpesh duke thënë: Kur mos rruani lëkurën e thatë! Mirëpo, nëna ime rruante sqetulat e saj që ishin kompletisht të thatë, dhe sqetullat e saj dukeshin më të pastërt se të mitë. Mësimi është se metoda të ndryshme funksionojnë ndryshe për njerëz të ndryshëm, kështu që mos u frikësoni të provoni gjëra që ekpertët thojnë që nuk funksionojnë.
8. Kurr mos lëvizni briskun anash në lëkurë
Përderisa se ana poshtë dhe lartë e lëvizjes së briskut shkakton kontraversi, është një gjë që nuk duhet të bëni me brisk, dhe kjo është lëvizja e briskut anash në lëkurë. Vetëm nëse doni prerje të dhimbshme.
9. Evitoni plagët
Sigurohuni se jeni duke u rruar rreth plagëve të cilat nuk janë shëruar ende për të parandaluar dëmtim të mëtejshëm,
10. Përkulni gjunjët për të pasur një rruajtje më të afërt
Ulja në vaskë dhe përkulja e gjunjëve është një mënyrë për të zgjatur lëkurën dhe për të pasur një rruajtje më të mirë afër atyre vendeve të ngushta.
11.Mbulojeni briskun me mbrojtësin plastik kur nuk jeni duke e përdorur
Ka një arsye se pse brisqet vinë me ato mbrojtëse mbi to. Duke i vendosur në to kur nuk jeni duke i përdorur mund të ndihmojë që të mos lejojë pluhurin të hyjë tek brisqet që mund të interferojnë me rruajtjen.
12. Mos u frikësoni të përdorni produkte për rruajtje të dizajnuar për mëshkuj
Edhe pse tretmanet mund të jenë dizajnuar për mjekërr, mund të funksionojn për femra gjithashtu.
13. Mbajeni të thjeshtë: Përdorni 5 maja për më pak tërheqje dhe ndukje
Brisqet me vetëm një majë janë të vjetra, kështu kemi dëgjuar. Këto ditë, do të gjeni brisqe më pesë maje, lakuese për femra që munden seriozisht të ndihmojnë në zbutjen e rruajtes tuaj të ardhëshme.
14.Shkoni me të vjetrën në këmbët tuaja: Përdorni një brisk të sigurtë
Përdorimi i këtyre brisqeve jo vetëm që të shpëton para, por gjithashtu, por mund të ndihmojë në parandalimin e qimeve të brendshme dhe acarimin e lëkurës.
15.Bëjeni çdo ditë, ose aq sa dikton rritja juaj e qimeve
Sa më shpesh që rruheni, më shumë do të përmirsoshesh në rruarjen e lakimeve dhe nuancave të ndyshme. Rruarja është një art kështu që praktika e bënë përfekten.
16. Trajtoni sqetuallt e errëta me përbërës natyral
Trangujt, fetat e patateve dhe lëngu i limonit, nëse fërkohen në sqetulla që janë errësuar nga rruarja mund të ndihmojë të ndriçojë natyralisht atë zonë. Ose mund të zgjidhni të mos rruani sqetullat – që mund të shkaktojë qime të trasha nën lëkurë, dhe filloni t’i depiloni për të larguar qimet nga rrënjët.
17. Përdorni retmane të after-shave
Trajtoni irritimin me after-shave si vaji për bebe, fasha të ftohta, gjel aloe vera dhe mjaltë.
18. Krijoni kremë shtëpiak për rrojë
Në të njëjtën mënyrë që mund të përdorni sheqer për eksfoliom të këmbëve dhe trupit, një krem për rrojë shtëpiak si gjalpë shea,vaji i kokosit dhe vajrat esenciale si jojoba, rozmaria apo mendra.
19. Vendosni mjete për rrojë çdo kund
Bëjeni të lehtë dhe mbushuni me brisqe dhe rimbushni majat që t’i keni në dispozicion dhe gati. Unë mundohem të mbajë të gjithë brisqet në tualet ashtu si çantën e stërvitjes – dhe nganjëherë edhe çantën, për t’i pasur aty kur më duhen.
20. Shkoni përtej sqetullës
Në vend se të rruani hapsirën e vogël nën krahë, lëvizni briskun poshtë apo lartë përtej sqetullës nëse qimet janë duke u rritur në atë hapsirë gjithashtu.
21. Tërhiqni lëkurën
Përderisa nuk irritoni lëkurën, tentoni të tërhiqni lëkurën më të lëshuar në mënyrë që të ndihmonë majën të lëvizë më lehtë.
22. Përdorni rrëshqitje të vogla
Sidomos kur jeni tek hapsirat e vogla dhe të vështira si gjunjët, përdorni rrëshqitje të vogla për të evituar prerjet.
23. Përdorni brisqet me shirita për hidratim
Si një hap tjetër për hidratim, përdorni brisqet që vinë me shirita me aloe mbi majë për më shumë mbrojtje nga djegja e briskut.
24. Largoni sapunin për rruajtje!
Sapuni mund të jetë shumë tharës për ta përdorur si një solucion ditor për rruatje, kështu që përodreni vetëm si mjetë të fundit – ose nëse është i dizajnuar specifikisht si sapun për rruarje.
25. Shkoni me atë që ju pëlqen dhe provoni diçka permanente
Nëse jeni me të vërtetë gati për të larguar probleme të caktuara që vinë me rruarjen, siç janë puqrrat e briskut, qimet e rritura brenda lëkurës, plus lëkura e errët dhe e irrituar – provoni largimin me laser të qimeve. Sigurisht, mund të jetë i kushtueshëm; mirëpo përdoruesit raportojnë se largimi i qimeve me laser mund të bëjë lëkurën më të butë, edhe më shumë në ton dhe të butë. Mund të kushtojë para dhe kohë për të kryer trajtimet, por kështu është edhe rruarja.