Lart

A Ka Efekt Haloterapia (Terapia me Kripë)?

Terapia me kripë përfshinë frymëmarrjen në ajër të kriposur. Thuhet se ky lloj i terapisë mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, si asmën, bronhitin kronik, dhe alergjitë. Thuhet se ajo mund të ndihmojë edhe në:

  • Efektet anësore të prijes së duhanit si, kollitjen, problemet në frymëmarrje dhe gulçimin
  • Trajtimin e depresionit dhe ankthit
  • Shërimin e disa sëmundjeve të lëkurës si tharjen e lëkurës, infeksionet në lëkurë dhe aknet

Origjina e terapisë me kripë fillon në epokën e mesjetës, mirëpo studiuesit kanë filluar tani vonë të merren më dobitë që mund të ketë kjo lloj e terapisë.

A Ka Efekt Haloterapia (Terapia me Kripë)

Metodat e terapisë me kripë

Terapitë me kripë ndahen në dy metoda, të lagësht dhe të thatë, varësisht se si administrohet kripa.

 

Metoda e thatë

Metoda e thatë e terapisë me kripë zakonisht bëhet në dhomat që nuk kanë lagështi. Temperaturat janë të ftohta nga 20 gradë celsius ose më poshtë. Seancat zgjasin 30 deri në 45 minuta.

Gjeneratori që ndodhet në dhomë shpërbën kripën në copëza të vogla dhe liron ato në ajrin e dhomës. Pasi që ju të merrni frymë në këtë ajër, copëzat e kripës janë të supozuara të ju ndihmojnë në largimin e toksinave, dhe alergjive në trupin tuaj. Mendohet se ky proces ndihmon në eliminimin e mukusit dhe zvogëlimin e pezmatimeve.

Copëzat e kripës hyjnë në trupin tuaj njësoj si bakteriet, dhe ndihmojnë në eliminimin e shumë problemeve në lëkurë.

Kripa gjithashtu prodhon jone negative. Kjo teoritikisht shkakton trupin tuaj të liroj më shumë serotonin, një nga hormonet që është përgjegjëse për lumturinë. Shumë njerëz përdorin llampat me kripë të Himalajeve në mënyrë që ti shfrytëzojnë të gjitha dobitë e joneve negative në shtëpi, mirëpo nuk ka asnjë provë se këto llampa kanë me të vërtet dobi.

 

Metoda e lagshtë

Terapia me kripë gjithashtu bëhet me tretjen e kripës në ujë. Metodat e lagështa të terapisë me kripë përfshijnë:

  • Turgullitjen e ujit me kripë në gojë
  • Pirjen e ujit me kripë
  • Pastrimin e trupit me ujë me kripë
  • Përdorimin e ujit me kripë për të çliruar hundët
  • Relaksi në siperfaqen e ujit me kripë

Çfarë thonë studimet mbi terapinë me kripë?

Shkenca akoma nuk ka arritur në studimin e plotë të terapisë me kripë, mirëpo megjithatë ka disa studime mbi të. Të gjitha studimet japin shpresë mbi efektet që mund t’i ketë terapia me kripë, mirëpo ato prap janë jobindëse.

Studimet thonë se:

  • Në studimin e vitit 2007, personat me sëmundje kronike të veshkëve kanë pasur përmirësime pas terapisë me kripë. Mirëpo, megjithatë instituti i veshkëve nuk rekomandon atë pasi që udhëzimet mjekësore akoma nuk janë vendosur.
  • Sipas një rishikimi të vitit 2014 këto studime tregojnë se ato nuk janë perfekte.
  • Sipas një sutdimi të vitit 2013, terapia me kripë nuk ndihmoi në shërimin e veshkëve të personave të prekur nga sëmundja e veshkëve.
  • Sipas studimit të vitit 2014, terapia me kripë ndihmon me alergjitë dhe pezmatimet që ndodhin te personat me asmë ose bronhit.

Thuajse secili studim që është bërë mbi terapinë me kripë është anekdotike. Kjo do të thotë se është i bazuar vetëm në eksperiencat personale të personave që kanë provuar terapinë.

 

Çfarë rreziqe ka terapia me kripë?

Terapia me kripë thuhet se është e sigurtë, mirëpo nuk ka ndonjë studim që konstaton se a është me të vërtetë e sigurt ajo. Terapitë me kripë mbahen në qendra të spa-ve ose në klinika të shëndetit, pa stafe mjekësore që të ju ndihmojnë nëse keni ndonjë shqetësim urgjentë. Mbani mend këtë nëse vendosni të provoni terapinë me kripë.

Edhe pse terapia me kripë njihet që ndihmon në shërimin dhe trajtimin e asmës, ajo gjithashtu mund të ngacmoj dhe irritojë personat që vuajnë nga sëmundja. Ajo mund të përkeqësoj edhe kollin, gulçimin, dhe problemet me frymëmarrje. Disa persona gjithashtu kanë konstatuar se kanë pasur dhimbje kokës gjatë terapisë me kripë.

Terapia me kripë është metodë e trajtimit të sëmundjeve të ndryshme dhe ajo nuk paraqet problem nëse shoqërohet me ilaçe tjera. Tregoni mjekut nëse dëshironi të filloni terapinë me kripë, dhe mos ndaloni marrjen e ilaçeve pa konsultimin e mjekut.

Mbështetësit e terapisë më kripë thonë se terapia me kripë nuk është e rrezikshme për fëmijët dhe as për gratë shtatëzëna. Mirëpo, nuk ka dhe shumë studime që mund të mbështesin këto pretendime. Sipas një studimi në vitin 2008, konsumimi i tretësirave të kripura së paku 3 përqind ndihmon foshnjet me bronhit. Mirëpo akoma nuk ka standardizim të përqindjes së kripës që ju konsumoni në klinika të ndryshme të terapisë me kripë, sasitë e kripës ndryshojnë nga vendi në vend.

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com