Metoda Për Eliminimin e Erës së Pakëndshme të Trupit
Era e trupit mund të jetë e pakëndshme dhe e fortë, është një problem të cilin mijëra e mijëra kompani çdo ditë mundohen ta zgjedhin. Përdorimi i parfumeve dhe sprejeve me aromë ofrojnë zgjidhje kohëshkurt të një problemi më të madh. Fatmirësisht, ka mënyra më natyrale dhe të shëndetshme për eliminim e erës së keqe të trupit.
Në mënyrë që të eliminoni erën e pakëndshme, ju duhet të shikoni se sa shpesh hasni në këtë problem. Papastërtia ose higjiena e dobët mund të çojë në një aromë të pakëndshme kur gjëndrat të cilat gjenden nën sqetull, gjenitale, dhe rreth thithkave, bien ne kontakt me bakterie. Gjëndrat që ndodhen në lëkurë në flokë, fytyrë, dhe gjoks poashtu prodhojnë yndyrë, e cila ka vetë një aromë më të lehtë.
Ju mund të përdorni këto 3 metoda për të larguar erën e pakëndshme të trupit dhe për t’a ndaluar ndjersitjen e tepruar.
Rruani sqetullat
Qimet në sqetullat tuaja mund të krijojnë një ambient të lagësht dhe të mbushur me bakterie. Qimet janë poroze, kjo do të thotë se ato absorbojnë shumë lehtë erërat e pakëndshme. Qimet mbajnë erërat e pakëndshme në sqetulla. Rekomandohet t’i rruani sqetullat tuaja në mënyrë që bakteriet të mos mbesin në qimet e sqetullave tuaja duke krijuar erëra të pakëndshme.
Ndërroni këpucët
Të gjithë njerëzit mendojnë se burimi më i madh i erërave të këqija janë sqetullat, mirëpo këmbët janë shkaktarët më të mëdhenjë të erërave të këqija. Duke ndërruar këpucët ju do ajrosni dhe shmangni erërat që vijnë nga kjo pjesë e trupit. Kjo largon të gjitha bakteriet nga këmbet tuaja, dhe çdo person duhet të ndërroj këpucët çdo 800 kilometra.
Përdorni uthull
Uthulla, ndihmon në uljen e niveleve të pH-së dhe ndihmon në pastrimin e një lëkure nga bakteriet. Ky ilaç rekomandohet për shkak se bakteriet i mbyt acidi, dhe me heqjen e bakterieve do ju largohen edhe erërat e pakëndshme. Mënyra më e mirë është të pastroni sqetullat me uthull kur të përfundoni dushin, mirëpo jo menjëherë pasi që keni rruajtur sqetullat. Së pari testoni uthullën në një pjesë tjetër të trupit për të shikuar nëse keni ndonjë reaksion alergjik.