fbpx
Lart

Pse duhet ta Pastroni Trupin e Tharë me Furçë

E shpejtë, efektive, dhe ka shumë dobi – përse njerëzit nuk bëjnë më shpesh pastrimin e trupit të terur me furçë në mëngjes?

Ju mund të mendoni, përse duhet të shtoj edhe diçka më shumë në rutinën time të lodhshme të mëngjesit? Mirëpo jeni të sigurt se 5 minutat që kërkohen për të kryer këtë aktivitet kanë shumë rezultate të mira.

Shikoni mbrapa në orët e biologjisë dhe përgjigjuni këtyre pyetjeve: cili është organi më i madh në trupin tonë? Cili është një nga organet kryesore i cili luan rol shumë të madh në largimin e toksinave nga trupi çdo ditë? Cili organ merr një të tretën e gjakut që qarkullon nëpër trup? Kur trupi është mbushur nga toksinat, cili organ merret me këtë problem? Cili është organi i fundit që merr nutricione në trup, mirëpo megjithatë tregon shenjat e para të mungesës së tyre?

Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve: lëkura!

Pse duhet ta Pastroni Trupin e Tharë me Furçë

Dobitë nga pastrimi i trupit me furçë përfshin:

Ndihmon në qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe ndihmon në reduktimin e dukjes së celulitit. Celuliti është një material toksik i cili mblidhet në qelizat yndyrore të trupit. Dhe në vend që të mbani operacione kirurgjike për largimin e celulitit, në fillim përdorni këtë metodë për eliminimin e toksinave të padashura në trup.

Pastrimi i trupit të terur me furçë ndihmon në largimin e qelizave të vdekura (dhe stimulon prodhimin e qelizave të reja), e cila bën që dukja e lëkurës tuaj të jetë më e butë dhe më e ndritshm. Ajo gjithashtu mund të ndihmoj me qimet që rriten nën lëkurë.

Ai gjithashtu ndihmon qarkullimin e gjakut vaskular dhe thatësisë limfatike. Ai ndihmon trupin në lirimin e toksinave dhe me të trupi juaj e ka më të lehtë qarkullimin e tij. Pastrimi i trupit të terur me furçë ndihmon sistemin neurotik duke stimuluar mbaresat e fijeve nervore. Ai ndihmon me masën muskulore dhe i jep trupit më shumë vend për depozituar yndyrnat.

Pastrimi i trupit të terur me furçë ndihmon trupin në absorbimin e nutricioneve duke eliminuar poret e mbyllura. Dhe në eksperiencën time, pastrimi i trupit me furçë në mëngjes është mënyra më e mirë për të filluar ditën! Duke bërë diçka për veten që në mëngjes ju stimuloni këtë lloj të sjelljes gjatë gjithë ditës.

 

A mund të provoni pastrimin e trupit me furçë në shtëpi?

Lajmi i mirë – ju nuk duhet të vizitoni spa të shtrenjta për të kryer këtë aktivitet; këtë mund ta bëni edhe në banjon tuaj. Krejt çka ju nevojitet është një furçë me fijë natyrale (jo nga najloni apo sintetike). Furçat me bisht të gjatë janë gjithashtu mjaft efikase pasi që mund të mbërrini më lehtë të gjitha pjesët e trupit tuaj.

Udhëzimet janë shumë të lehta:

Filloni në trup të terur para se të pastroheni.

Bëni lëvizje rrethore, lart-poshtë dhe pastaj lëvizje më të buta.

Gjithmonë filloni nga kyçët e këmbëve deri të zemra – pasi që lëngjet limfatike qarkullojnë në trup në drejtimin e zemrës, dhe është e rëndësishme që ju të fërkoni trupin me furçë po në atë drejtim.

Shpina juaj është e vetmja pjesë ku nuk duhet të fërkoni në këtë drejtim por përkundrazi filloni nga qafa deri të pjesa e poshtme e shpinës.

Pasi që të keni përfunduar me kyçët e këmbëve, kaloni furçën në pjesën e poshtme të këmbëve, kofshat, barkun, shpinën dhe krahët. Jeni më të kujdesshëm kur lëkura është më e hollë si në gjoks, dhe asnjëherë mos fërkoni ndonjë pjesë të lënduar të trupit.

Sigurohuni të pastroheni pasi që të keni përfunduar fërkimin me furçë në mënyrë që të eliminoni të gjitha qelizat e vdekura.

Këshillë: ndryshimi i temperaturës së ujit në dush nga të nxehtë në të ftohtë do të ndihmoj edhe më shumë në qarkullimin e lëngjeve trupore dhe gjakut, duke afruar gjakun më shumë në shtresat e jashtme të lëkurës.

Pasi që të pastroheni hidratoni lëkurën tuaj (unë preferoj vajin e kokosit).

Bëni këtë për 30 ditë dhe do të shihni se trupi juaj do jetë mirënjohës! 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]