Rëndësia e Heqjës së Qelizave të Vdekura nga Trupi
Lëkura në trupin tuaj është më e trashë se sa lëkura në fytyrën tuaj dhe për shkak të kësaj asaj i duhet përkujdesje më e veçantë nëse ju keni akne. Mirëpo megjithatë gjatë heqjes së qelizave të vdekura të lëkurës ju gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm.
Nëse lëkura juaj është e ndjeshme, është më mirë për ju të bëni heqjen e qelizave të vdekura më rrallë dhe gjithashtu të qëndroni larg përbërësve për heqjen e tyre si sheqeri, kripa dhe kafeja.
Cilat janë dobitë që vinë nga heqja e qelizave të vdekura të lëkurës?
Kjo gjithashtu mund të ndihmoj me riprodhimin e qelizave të reja. Qelizat e vdekura në lëkurë mblidhen përderisa qeliza të reja janë duke u krijuar nën to dhe kjo bënë që ato të jenë të mbyllura dhe të bllokuara nga vaji, papastërtia dhe materiet tjera. Kur poret tuaja mbyllen, trupi juaj mund të filloj prodhimin e tepërt të yndyrave e cila do të bëjë lëkurën tuaj mjaft të yndyrshme dhe nga kjo të shpie edhe deri te aknet, pikat e zeza dhe pikat e bardha në fytyrë, apo trupin tuaj!
Lejon që produktet tjera të pastrojnë më thellë lëkurën
Kur qelizat e vdekura qëndrojnë në lëkurë, ato mund të pengojnë tonerët dhe kremat hidratuese në kryerjen e punës së tyre. Kjo mund të shpie edhe deri te dehidratimi i lëkurës e cila do të bëjë akoma më të lehtë për qelizat e vdekura të qëndrojnë në sipërfaqen e lëkurës tuaj! Për të shmangur këtë ju duhet të bëni heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, dhe pastaj hidratimin me krem.
Heqja e qelizave të vdekura të lëkurës gjithashtu ndihmon në:
- Pastrimin e lëkurës
- Zvogëlimin e prodhimit të yndyrës
- Përmirësimin e dukjes së lëkurës
- Hidratimin e lëkurës
Çfarë janë aknet e trupit, dhe çfarë i dallon ato nga aknet në fytyrë?
Aknet në trup zakonisht shkaktohen nga kombinimi i lagështisë dhe fërkimit. Nëse ka fërkim në mes të lëkurës tuaj dhe materialit të rrobave që vishni, veçanërisht në temperature të larta, paraqiten aknet. Si pasojë e kësaj mbështjellësi i parë i lëkurës tuaj bie dhe djersa dhe bakteriet mblidhen ku si pasojë bëhet hidratimi i tepërt i poreve tuaja. Kjo mbyllë lëkurën tuaj me sebum të tepruar dhe qeliza të vdekura të lëkurës, duke shkaktuar akne të pezmatuara.
Si ndihmon heqja e qelizave të vdekura nga lëkura?
Heqja e rregullt e qelizave të vdekura nga trupi është më se e rëndësishme për trajtimin e akneve në trup dhe poreve të pezmatuara! Ju duhet të bëni heqjen e mbështjellësit të lëkurës tuaj i cili është i mbuluar nga qelizat e vdekura në mënyrë që produktet që përdorni për trajtimin e akneve të funksionojnë. Kjo do të ndihmoj në parandalimin e grumbullimit të bakterieve, djersës dhe papastërtisë në lëkurën tuaj.
Çfarë është keratoza pilaris dhe a mund të bëhet qetësimi i tij me heqjen e qelizave të vdekura nga trupi?
Keratoza pilaris është një sëmundje e zakonshme e lëkurës. Kjo shfaqet me anën e gungave të vogla në lëkurë; dhe megjithëse shfaqen më së shumti në duar apo ije ato mund të shfaqen kudo! Keratoza pilaris nuk janë aknet – edhe pse këto shkaktohen po ashtu nga bllokimi i poreve.
Ato zakonisht shkaktohen si pasojë e tharjes së lëkurës e cila shpie deri te grumbullimi i papastërtive në sipërfaqen e lëkurës duke bërë mbylljen e poreve. Kjo mund të trajtohet edhe me mënyrat të cilat trajtoni puçërrat e vogla, pikat e zeza dhe pikat e bardha në fytyrë! Heqja e qelizave të vdekura të lëkurës me krem është esenciale për eliminimin e këtyre gungave. Përsëri, heqja e qelizave të vdekura ndihmon në eliminimin e të gjitha shkaktarëve të cilët shpien deri te mbyllja e poreve.
Edhe nëse ju mund të përdorni përbërës më të ashpër për eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës si kafenë apo sheqerin, është më mirë të bëni heqjen e tyre me anën e disa përbërësve më të butë. Heqja e tepruar e qelizave të vdekura në lëkurë me krem mund të irritojë lëkurën tuaj dhe të përkeqësoj gungat nën lëkurë.
Këtu kemi shënuar pikat kryesore të cilat në shpresojmë se keni mësuar nga ky artikull!
- Heqja e qelizave të vdekura në trup është po aq e rëndësishme sa heqja e qelizave të vdekura në fytyrë
- Heqja e qelizave të vdekura bënë regjenerimin e qelizave të lëkurës si dhe ndihmon në paranadalimin e akneve në trup, keratozës pilaris dhe mbylljes së poreve
- Heqja e qelizave të vdekura të lëkurës ndihmon kremat hidratuese në kryerjen e punës së tyre
- Lëkura e trupit tuaj është më e trashë se sa lëkura e fytyrës tuaj, dhe për këtë arsye ju lejon ju të përdorni përbërës më të ashpër për heqjen e qelizave të vdekura si kafe, kripë apo sheqer.
- Mirëpo, nëse keni lëkurë të ndjeshme apo keratoz pilaris bëni heqjen e qelizave të vdekura me përbërës më të butë.