Lart

Si të Depiloheni në Shtëpi

Të gjithë e dimë se heqja e qimeve me anën e dyllit është mënyra më e mirë për një lëkurë të butë dhe pa qime për një kohë të gjatë.

Mirëpo heqja e qimeve me dyll mund të mos jetë shumë e papërshtatshme dhe e shtrenjtë. A keni menduar ndonjëherë të bëni heqjen e qimeve me dyll në shtëpi? Heqja e qimeve me dyll në shtëpi nuk është dhe aq e komplikuar dhe pasi që të mësoheni me të mund të bëhet një metodë shumë e mirë për heqjen e qimeve.

Megjithëse heqja e qimeve me dyll në shtëpi është e thjeshtë, ju përsëri duhet të jeni të vëmendshëm gjatë gjërave që bëni. Këto këshilla do të jenë mjaft ndihmuese nëse dëshironi të shmangni qimet e rritura brenda në lëkurë, djegiet dhe mavijosjet e lëkurës.

Si të Depiloheni në Shtëpi

10 këshilla për heqjen e qimeve në shtëpi

Bëni gati pajisjet për heqjen e qimeve me dyll

Blini pajsijet për heqjen e dyllit dhe mblidhni të gjitha materialet e dyllit si fletat për heqje, pluhur talk, krem për trup dhe krem për dhimbje. Zgjedhni dyllin që dëshironi të përdorni me kujdes.

Largoni qelizat e vdekura me krem pas çdo seance të heqjes së qimeve

Largimi i qelizave të vdekura nga trupi ndihmon në zbutjen e qimeve dhe lëkurës dhe ndihmon në hapjen e lëvozhgës së qimes, e cila bënë që procesi të mos shkaktoj shumë dhimbje. Largimi i qelizave të vdekura gjithashtu ndihmon në shmangjen e qimeve që rriten brenda lëkurës. Këmbët janë vendi i parë ku rriten qimet brenda lëkurës.

Përdorni pudër të bebes para heqjes së qimeve me dyll

Pasi që të keni përfunduar largimin e qelizave të vdekura, aplikoni pudër të bebave në pjesën të cilin dëshironi të bëni heqjen e qimeve së pari. Pudra e bebes do të largojë ndonjë yndyrë të tepërt në lëkurë, e cila do të bëjë heqjen e qimeve më të lehtë.

Bëni heqjen e qimeve kur ato janë në gjatësi të përshtatshme

Në mënyrë që dylli të ngjitet në qimet tuaja, dhe të bëni heqjen e pjesës më të madhe të tyre sigurohuni se ato kanë gjatësi të përshtatshme, ato nuk duhet të jenë shumë të shkurta mirëpo as shumë të gjata. Sigurohuni se qimet tuaja nuk janë më të shkurtëra se ¼ e një centimetri dhe jo më të gjata se ¾ e një centimetri.

Ju mund të shkurtoni qimet tuaja edhe para se të filloni heqjen e tyre me dyll. Unë bëjë heqjen e qimeve me dyll një herë 3 javë. Kjo është koha e duhur për mua, mirëpo kjo ndyrshon nga një person në tjetrin. Nëse jeni duke bërë heqjen e qimeve me dyll për herën e parë, shikoni se për sa kohë qimet arrijnë gjatësinë e përshtatshme për t’u hequr prap me dyll.

Pa djersë, pa lagështi

Pastroni dhe thani pjesën në të cilën dëshironi të hiqni qimet me dyll. Mos aplikoni krem, krem hidratues apo deodorant në ditën kur dëshironi të bëni heqjen e qimeve. Yndyrnat dhe lagështia nuk do të lejojnë kapjen e mirë të qimeve për heqje.

Shikoni temperaturën e dyllit

Nëse zgjedhni të përdorni dyll të ftohtë, ju nuk duhet të shikoni temperaturën. Mirëpo, shumica e grave preferojnë dyll të fortë. Dylli i fortë duhet të nxehet para se të aplikohet. Aplikimi i dyllit kur ai është në temperaturën e duhur është esenciale. Nëse dylli është shumë i ftohtë ai nuk do të shpërndahet si duhet dhe nëse është shumë i nxehtë, do të irritojë lëkurën. Temperatura e duhur është ajo që mund të duroni.

Si të Depiloheni në Shtëpi

Hiqni qimet në drejtimin e duhur përderisa ngrihni lëkurën

Përderisa jeni duke aplikuar dyllin në drejtimin nga rriten qimet ju duhet të tërhiqni letrën e dyllit në drejtimin e kundërt. Mbani letrën e dyllit pranë, dhe ngrihni lëkurën kur dëshironi të tërhiqni letrën. Mos hezitoni kur tërhiqni letrën e dyllit. Shtrëngoni dhëmbët dhe tërhiqni atë shumë shpejt! Përndryshe qimet nuk do të hiqen nga rrënja.

Eksperienca ime: shumë ekspert thonë se nuk duhet të bëni me dyll dy herë pjesën e njëjtë të lëkurës. Ata preferojnë qimet e mbetura të hiqni me pincetë. Mirëpo unë zakonisht përdori dy letra me dyll të ftohtë për të hequr qimet në lëkurën mbi buzën e lartme, dhe gjithmonë përdori nga dy. Ju mund të provoni këtë edhe vetë dhe të shikoni nëse funksionon për ju. Unë nuk preferoj përdorimin e pincetave për heqjen e dy tri qimeve të mbetura.

Pasi që të hiqni qimet pastroni dyllin e mbetur me vaj

Hiqni mbetjet e dyllit me ujë të ftohtë (uji i nxehtë do ju shkaktoj dhimbje!). Ju mund të përdorni vaj ulliri apo vaj të bebes për të eliminuar dyllin e mbetur. Vaji i bebes ndihmon edhe në hidratimin dhe zbutjen e lëkurës.

Këshillë: nëse përdorni vaj të bebes për të eliminuar dyllin e mbetur në lëkurë, ju mund të kaloni plotësisht hapin e 9të. Duke përdorur këtë vaj ju do të bëni pastrimin dhe hidratimin e lëkurës njëkohësisht.

Hidratoni

Dhe tani hidratimi. Përdorimi i një hidratuesi është hapi i fundit. Ju mund të përdorni çfarëdo hidratuesi që dëshironi.

Disa këshilla tjera

Nëse jeni duke hequr qimet me dyll në shtëpi për herë të parë, atëherë kërkoni ndihmën e ndokujt. Mirëpo nëse ju keni hequr qimet me dyll edhe më herët dhe nuk ju pengon dhimbja atëherë ju mund të bëni tërheqjen e letrës së dyllit vetë pa hezitim.

Nëse do të bëni heqjen e qimeve me dyll në pjesën gjenitale ateherë juve do të ju duhet ndihmë për të arritur të gjitha pjesët në mënyrë që të bëni heqjen e të gjitha qimeve. Në këtë situatë, e dashura juaj mund të ju ofroj ndihmë.

Këshillat e përmendura për heqjen e qimeve me dyll në shtëpi mund të ndiqen nga femrat si edhe meshkujt.

 

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com