Si të Eliminoni Strijat e Bardha
Strijat janë vija me ngjyrë të cilat shfaqen si pasojë e shtimit të peshës apo rritjes. Ato janë çarje të lëkurës, mirëpo nuk janë shenjë të ndonjë problemi me shëndetin.
Strijat në fillim duken të kuqe apo të vjollce dhe me kohën kalojnë në ngjyrë të bardhë. Diferenca në ngjyrë tregon sa të vjetra janë strijat. Megjithëse ato asnjëherë nuk do të shërohen plotësisht, tretmanet e ndryshme ndihmojnë në reduktimin e dukjes së tyre. Mirëpo strijat shërohen vetë edhe pa ndihmën tuaj.
Strijat e reja të cilat kanë ngjyrë të kuqe (striae rubra) janë më të lehta për t’u trajtuar. Ato janë të kuqe për shkak të enëve të gjakut të cilat ndodhen brenda lëkurës. Prezenca e këtyre enëve lejojnë që strijat e kuqe të trajtohen më shpejtë.
Ndërsa strijat e bardha (striae alba) janë më të vjetra dhe më të vështira për t’u trajtuar. Me kalimin e kohës enët tuaja të gjakut do të tkurren dhe prodhimi i kolagjenit do të jetë më i vështirë. Rezultatet nga tretmanet mund të mos jenë edhe aq të mira se sa kur jeni duke trajtuar strija të kuqe, mirëpo përsëri ka opsione të cilat ju ndihmojnë në shpejtimin e shërimit të tyre.
Eliminimi i strijave të bardha
Bëni largimin e qelizave të vdekura të lëkurës
Një metodë e thjeshtë për të trajtuar strijat e bardha është largimi i qelizave të vdekura të lëkurës rregullisht. Kjo ndihmon në largimin e tepricave të lëkurës së dekur dhe ndihmon në elasticitetin e lëkurës së re.
Largimi i qelizave të vdekura me metoda të tjera për trajtim do ju japin rezultate më të mira në reduktimin e dukjes së strijave. Largimi i qelizave të vdekura të lëkurës gjithashtu ndihmon që tretmanet tjera ta kenë më të lehtë të depërtojnë në lëkurë dhe të punojnë më shpejtë.
Tretmanet e drejtpërdrejta në lëkurë
Kremat dhe tretmanet tjera ndihmojnë në reduktimin e dukjes së strijave të bardha. Disa nga këto krema mund të blini edhe vetë, ndërsa disa të tjera duhet të blini me udhëzimin e mjekut.
Nëse aplikohen rregullisht, këto krema ndihmpojnë në zbardhjen e ngjyrës së strijave mirëpo mbani në mend se këto nuk do të eliminojnë strijat plotësisht. Para se të përdorni ndonjë krem konsultohuni me mjekun. Disa krema mund të ju shkaktojnë reaksione alergjike apo edhe mund të mos jenë efikase në trajtimin e strijave tuaja.
Mikrodermabrazioni
Mikrodermabrazioni është një procedurë e cila ndihmon në reduktimin e dukjes së strijave të bardha. Kjo procedurë funksionon duke targetuar mbështjellësin e epërm të lëkurës (epidermën) dhe duke stimuluar lëkurën të shtrëngoj kolagjenin dhe fijet elastike të tij.
Në këtë procedurë, kristale të vogla për largimin e qelizave të vdekura aplikohen në pjesën e afektuar dhe duke përdorur një pajisje në formë shkopi, kristalet ngadalë lëvizin dhe kujdesshëm eliminohen duke bërë heqjen e qelizave të vdekura nga epiderma. Për rezultate më të mira kjo procedurë duhet të përsëritet për një periudhë kohore.
Pas procedurës lëkura juaj mund të ndihet e shtrënguar dhe e thatë. Ju mund të përjetoni pak skuqje nga heqja e qelizave të vdekura dhe zakonisht duhen 24 orë për lëkurën tuaj të shërohet. Edhe psë është efektive, kjo procedurë nuk garanton eliminimin e plotë të strijave.
Mikropenetrimi
Mikropenetrimi targeton dermën, shtresën e mesme të lëkurës tuaj ku krijohen strijat. Në këtë procedurë, gjilpëra të vogla futen në lëkurën tuaj për të stimuluar prodhimin e kolagjenit. Prodhimi i kolagjenit dhe elastinit ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe përmirëson dukjen e strijave.
Në mënyrë që të keni rezultate të mira, ju duhet të kryeni këtë procedurë më shumë se një herë brenda disa muajve. Mikropenetrimi ka treguar sukses në reduktimin e dukjes së strijave sidomos te pacientët me ngjyrë më të errët të trupit.
Terapia me llaser
Terapia me llaser është një opsion i zakonshëm për trajtimin e strijave të bardha. Në këtë procedurë llaserët depërtojnë në lëkurë dhe stimulojnë rigjenerimin e saj. Kjo gjithashtu bënë shpejtimin e shërimit të indeve në lëkurën tuaj.
Terapia me llaser stimulon prodhimin e melaninës e cila aktvizion qelizat për pigment në lëkurën tuaj. Kjo bënë që strijat të marrin ngjyrën e njëjtë me trupin tuaj. Megjithëse është efektiv, ju duhet të mbani më shumë se një seancë të terapisë me llaser për të parë rezultate të mira.
Ka mënyra të ndryshme të përdorimit të terapisë me llaser për të trajtuar strijat dhe problemet tjera me lëkurën. Diskutoni opsionet tuaja me dermatologun.
Operacionet kirurgjike
Nëse procedurat tjera nuk janë të sukseshmë atëherë ju mund të provoni të bëni operacion kirurgjik. Operacionet kirurgjike janë të shtrenjta mirëpo ato me të vërtetë funksionojnë dhe bëjnë eliminimin e strijave plotësisht nga trupi juaj. Mirëpo, ju duhet të kuptoni se operacioni mund të shkaktojë shenja tjera në trupin tuaj.
Procedura e cila quhet abdominoplastikë është operacion kirurgjik i cili jo vetëm se bënë eliminimin e strijave nga abdomeni juaj, ai gjithashtu bënë edhe eliminimin e lëkurës së tepërt dhe yndyrës. Kjo procedurë i jep lëkurës dhe abdomenit tuaj një dukje më të rrafshët dhe më të mirë. Ju duhet të dini se operacionet kirurgjike vinë edhe shumë rreziqe shëndetsore. Para se të vendosni në kryerjen e këtij operacioni, diskutoni me mjekun tuaj.
Përmbledhje
Strijat janë probleme të zakonshme të lëkurës. Strijat e bardha të lëkurës janë më të vështira për t’u trajtuar se strijat më të reja. Mirëpo, përsëri ka shumë opsione për të reduktuar dukjen e këtyre strijave.
Edhe nëse ju trajtoni strijat tuaja, ka mundësi që ato nuk do të zhduken plotësisht. Nëse keni pyetje apo ndonjë shqetësim për disa tretmane të caktuara apo për efekte anësore, konsultohuni me dermatologun.