Lart

Vaji i Arganit për Lëkurë

Vaji i arganit merret nga thelbi i bimëve të pemës së arganit në Moroko. Ai më së shumti shitet si vaj, të cilin mund ta aplikoni drejt në lëkurë apo ta injektoni për të pasur dobi tjera për shëndetin. Ai mund të merret edhe në mënyrë orale në formën e një kapsule. Ai mund të gjendet edhe si përbërës i shumë produkteve për flok, trup etj.

Vaji i arganit tradicionalisht është përdorur drejtpërdrejt në lëkurë si dhe është marrur në mënyrë orale për të përmirësuar qëndrueshmërinë e flokëve, lëkurës dhe thonjëve. Ai ka shumë veti dhe vitamin të cilat ndihmojnë m eproblemet që mund të keni me lëkurën.

Vaji i Arganit për Lëkurë

Dobitë që sjell vaji i arganit

Jep mbrojtje nga dielli

Gratë përdorin vajin e arganit për të mbrojtur lëkurën e tyre nga rrezet e diellit, kjo veti e vajit është testuar edhe në një studim të vitit 2013.

Ky studim tregon se aktivitetet antioksiduese në vajin e arganit ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga dielli. Ai mbron atë nga djegiet dhe hiperpigmentimi i lëkurës. Ky vaj gjithashtu mund të ndihmoj në parandalimin e formimit të kancerit në lëkurë duke përfshirë melanomën.

Ju mund të merrni suplemente të vajit të arganit në mënyrë orale apo të aplikoni vajin drejt në lëkurë.

Hidraton lëkurën tuaj

Vaji i arganit është vaji më i zakonshëm i cili përdoret për hidratimin e lëkurës. Për këtë arsye atë shumë lehtë ta gjeni në përbërës të locioneve, sapunëve dhe balsamëve për flokë. Ai mund të aplikohet drejt në lëkurë apo të merret në mënyrë orale me suplemente që përfitoni nga vetitë hidratuese. Kjo është më se shumti falë vitaminës E, i cili është antioksidant i fortë që ndihmon në hidratimin e lëkurës.

Mund të trajtoj sëmundje të ndryshme të lëkurës

Vaji i arganit ka veti shëruese duke përfshirë veti antioksiduese si dhe anti – inflamatore. Këto të dyja ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të sëmundjeve të ndryshme të lëkurës si psoriaza apo rozakea.

Për rezultate më të mira, aplikoni vajin e arganit drejt në pjesën e lëkurës të afektuar nga psoriaza. Rozakea mund të trajtohet edhe duke marrur suplemente të vajit të arganit.

Trajton aknet

Aknet që shkaktohen si pasojë e ndryshimeve hormonale janë të mbushura me sebum. Vaji i arganit trajton prodhimin e sebumit. Kjo ndihmon në trajtimin e akneve si dhe në zbutjen dhe qetësimin e lëkurës tuaj.

Aplikoni vajin e arganit – apo kremat të cilat përmbajnë vaj të arganit – drejt në lëkurë së paku dy herë në ditë. Ju duhet të vëreni shenjat e para të përmirësimit pas katër jave.

Shëron infeksionet në lëkurë

Vaji i arganit tradicionalisht është përdorur edhe për trajtimin e infeksioneve. Vaji i arganit ka veti antibaketrial si dhe antifungale. Kjo bënë që ajo të ketë mundësi të bëjë shërimin e infeksioneve edhe nëse ato janë fungale apo bakteriale.

Aplikoni vaj të arganit në pjesën e afektuar së paku dy herë gjatë ditës.

Shpejton procesin e shërimit të plagëve

Antioksidantët janë me të vërtetë të fuqishëm. Kombinimi i antioksidantëve dhe vitaminës E e cila gjendet në vajin e arganit ndihmon në shpejtimin e procesit të shërimit të plagëve, si prerjet. Ju mund të merrni suplemente të vajit të arganit rregullisht në mënyrë që të përfitoni më shumë nga ky vaj.

Zbutë pezmatimin e lëkurës (atopic dermatitis)

Atopic dermatitis është një sëmundje e zakonshme e lëkurës, nga e cila mund të përjetoni kruajte apo skuqje të lëkurës. Hulumtimet thonë se aplikimi i vajit të arganit në këto pjesë të afektuara mund të ndihmojnë në parakalimin e simptomave. Vitamin E dhe vetit tjera anti – pezmatuese të cilat gjenden në vajin e arganit mund të ndihmojnë në qetësimin dhe zbutjen e lëkurës.

Një studim tjetër ka bërë trajtimin e kësaj sëmundje me suplemente të vitaminës E e cila gjendet në vajin e arganit. Këta pacientë kanë pas marrjes së suplementeve kanë filluar të tregojnë menjëherë përmirësim në simptomat e tyre.

Lufton mplakjen e lëkurës

Vaji i arganit është përdorur shumë herët për parandalimin e rrudhave. Megjithëse kjo është provuar vetëm nga hulumtime anekdotale, një hulumtim tjetër me pjesmarrës të cilën janë në periudhën e pas – menopauzës ka provuar se kjo funksionon. Ky hulumtim ka zbuluar se kombinimi i kapsulave dhe vajit të arganit ka rikthyer mjaft shumë elasticitetin e lëkurës së këtyre pjesëmarrësve.

Ju mund të përfitoni nga ky vaj duke aplikuar atë drejt në lëkurë, duke marrur atë në mnëyrë orale apo suplemente rregullisht.

Zvogëlon prodhimin e yndyrës në lëkurë

Disa nga ne kemi lëkurë më të yndyrshme se të tjerët. Falë vetive për reduktimin e sebumit të vajit të arganit, ju do të mund të kontrolloni prodhimin e yndyrës së lëkurës tuaj.

Një studim ka zbuluar se aplikimi i vajit të arganit dy herë gjatë ditës, ka reduktuar dukshëm aktivitetin e sebumit dhe yndyrës në lëkurë brenda vetëm 4 jave.

Vaji i Arganit për Lëkurë

Parandalon dhe redukton strijat

Strijat janë shumë të zakonshme gjatë shtatëzanisë, dhe ato mund të formohen te çdokush. Një sutdim i vitit 2016 se kremat të cilat përmbajnë vaj të arganit përmirësojnë elasticitetin e lëkurës, dhe kjo ka ndihmuar në parandalimin e strijave para se ato të formohen.

Aplikoni vajin e arganit në pjesën e afektuar së paku dy herë në ditë. Bëni këtë veçanërisht nëse ndiheni të rrezikuar nga strijat apo veq keni filluar të shihni formimin e tyre.

Efektet anësore dhe rreziqet

Vaji i arganit është i sigurt për shumicën e njerëzve. Megjithëse disa njerëz, mund të përjetojnë disa efektë anësore.

Nëse përdoret drejt në lëkurë, vaji i arganit mund të irritojë atë. Kjo mund të shkaktojë çarje apo akne në lëkurë. Kjo është më e zakonshme te personat të cilët kanë alergji nga lajthitë. Megjithëse vaji i arganit vjen nga një pemë ai mund të shkaktojë këto efekte anësore te njerëzit me alergji. Për të shmangur këtë, testoni vajin e arganit në një pjesë të vogël të lëkurës.

Kur ai mirret në mënyrë orale, vaji i arganit mund të shkaktojë probleme me traktin digjestiv duke përfshirë përzierje në bark, gaz apo diarea. Ai gjithashtu mund të humb oreksin tuaj dhe të ju shkaktoj fryerje. Disa njerës të tjerë mund të përjetojnë efekte anësore si çarje apo akne në lëkurë.

Në raste shumë të rralla, disa njerëz mund të përjetojnë efekte më të rënda anësore nga marrja e vajit të arganit në mënyrë orale. Këto përfshijnë ngatërrimin, probleme gjatë gjumit, parehati, emocione të fuqishme, depression dhe agjitacion. Nëse përjetoni një nga këto simptoma, ndaloni menjëherë marrjen e vajit të arganit.

Vaji i arganit për shumicën e njerëzve është i sigurt për t’u përdorur në mënyrë orale apo edhe drejt në lëkurë. Ai ka dobi mjaft të mëdha për lëkurën duke kosnideruar vetitë shëruese dhe vitaminat që përmban.

Mirëpo nëse ju keni përdorur vajin e arganit për disa jvë dhe akoma nuk keni vërejtur asnjë ndryshim në problemin që dëshironi të trajtoni, vizitoni mjekun. Ai mund të rekomandoj mënyra tjera për trajtim – duke përfshirë edhe udhëzimin për blerjën e ndonjë ilaçi të caktuar.

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com