Lart

Efekti i Vajit të Kokosit për Heqjen e Strijave

Vaj i kokosit është një acid mesatar yndyror i cili është i përbërë nga acidi laurik dhe acidi kaprik. Ai ka veti antimikrobiale, antifungale dhe antivirale. Vaji i kokosit absorbohet lehtë në lëkurë ku bënë parandalimin e dëmtimeve të lëkurës. Ai gjithashtu ndihmon në dukjen e lëkurës së thatë dhe të dëmtuar.

Vajrat e kokosit ndryshojnë nga prodhuesit e ndryshëm të tyre. Vaji organik dhe i pastër i kokosit është më i miri për shëndetin e lëkurës tuaj.

Strijat janë shenjat të cilat bëhen si pasojë e zgjatjes së shpejtë të lëkurës apo zgjatjes përtej kapacitetit që ka lëkura. Këto mund të ndodhin te femrat si dhe te meshkujt.

Strijat nuk janë shqetësuese; ato janë shenja natyrale të cilat ju ndodhin shumë njerëzve. Mirëpo, megjithatë disa njerëz preferojnë të bëjnë parandalimin apo reduktimin e dukjes së tyre. Aplikimi i vazhdueshëm i vajit të kokosit vetëm apo edhe me vajra të tjerë do të ndihmoj në parandalimin e tyre. Ato gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e dukjes së tyre.

Vaji Kokosit heq strijat

Ju rekomandojmë këtë artikull:

Vaji i Kokosit dhe Kolesteroli

A funksionon?

Strijat shkaktohen si pasoj e tërheqjes së tepërt të pjesës së parë të lëkurës apo përndryshe dermës. Kur lëkura tërhiqet deri në limitin e saj, ajo dobësohet dhe then kolagjenin në disa fije të vogla përbrenda shtresës së saj. Kjo lejon që enët e gjakut përbrenda lëkurës të shihen. Për këtë arsye disa strija kanë ngjyrë të kuqe apo të vjollce.

Lëkura e thatë është më pak elastike dhe rrezikohet më shumë nga strijat se sa lëkura e njomë dhe e hidratuar. Hidratimi i vazhdueshëm i lëkurës ndihmon në eliminimin apo reduktimin e strijave. Vaji i kokosit ndihmon në hidratimin e lëkurës. Ju gjithashtu duhet të pini shumë ujë dhe të bëni zgjidhje më të mira gjatë konsumimit të ushqimit.

Strijat mund të ndodhin në çdo vend të trupit tuaj, si:

  •         Abdomen
  •         Gjoks
  •         Mollaqe
  •         Kofshë
  •         Krahë

Strijat mund të shkaktohen si pasojë e:

  •         Shtatzanisë
  •         Ushtrimeve të muskujve
  •         Pjekjes së gjoksit gjatë adoleshencës
  •         Shtimit të peshës

Strijat nuk dhëmbin dhe nuk janë aspak shqetësuese. Mirëpo ato nganjëherë mund të krijojnë ndjesi të kruajtjes. Pasi që strijat janë shenja ato mund të eliminohen vetëm me operacione kirurgjike. Mirëpo me kalimin e kohës ato humbin dukshmërinë e tyre bëhen më të bardha dhe më transparente. Reduktimi i dukjes së tyre gjithashtu mund të bëhet edhe me tretmane për hidratim si vaji i kokosit.

Strijat nuk mund të eliminohen me përdorimin e vajit të kokosit apo ndonjë produkti tjetër. Mirëpo vaji i kokosit mund të ndihmoj me dukjen e tyre, ai gjithashtu ndihmon në shërimin dhe parandalimin e tyre.

Nuk ka shumë fakte shkencore të cilat tregojnë se vaji i kokosit ndihmon në reduktimin e strijave mirëpo shumë hulumtime në vajrat esencialë dhe dobitë e tyre për lëkurën thonë se vaji i kokosit është shumë i shëndetshëm për lëkurën tuaj. Sipas këtyre hulumtimeve, vaji i kokosit mund të përshpejtoj shërimin e plagëve dhe rrit prodhimin e kolagjenit në plagë. Ai gjithashtu ndihmon në reduktimin e inflamacioneve.

 

Dobitë e vajit të kokosit dhe si të përdorni atë

Parandalimi

Vaji i kokosit ndihmon në hidratimin e lëkurës tuaj. Hidratimi i lëkurës ndihmon në rritjen e elasticitetit dhe bënë që ajo të jetë më pak e rrezikuar nga formimi i strijave. Acidi laurik që ndodhet në vajin e kokosit gjithashtu ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Provoni aplikimin e vajit të kokosit drej në lëkurë apo aplikoni disa pika në vaskë për zbutjen e lëkurës.

Shërimi

Vaji i kokosit ka veti anti-pezmatuese dhe shpejton procesin e shërimit të strijave të cilat veç janë shkaktuar. Vaji i kokosit gjithashtu ndihmon në kruajtjen që shoqëron strijat.

Përmirëson dukjen e tyre

Vaji i kokosit shumë shpesh përdoret edhe për zbardhjen e lëkurës. Ju mund të provoni të masazhoni atë drejt në lëkurë, apo të përzieni atë me lëng limoni.

Efektet anësore dhe rreziqet e përdorimit të vajit të kokosit

Vaji i kokosit është i sigurt për t’u përdorur. Mirëpo nëse ju jeni alergjik ndaj kokosit atëherë mos përdorni atë. Shumë njerëz të cilët kanë alergji nga arrat dhe lajthitë janë të ndjeshëm ndaj kokosit dhe nuk mund të jenë të aftë të përdorin vajin e tij.

Përmbledhje

Strijat janë të zakonshme dhe shumë njerëzve ju pëlqejnë ato. Ju gjithashtu mund të provoni zgjidhje si vaji i kokosit për të reduktuar dukjen e tyre apo për të parandaluar ato. Mirëpo ju duhet të kuptoni se përdorimi i vajit të kokosit për strija është anekdotike. Megjithëse vaji i kokosit nuk mund të eliminoj plotësisht strijat në trup pasi që ato të formohen, ai mund të ndihmoj në procesin e shërimit dhe përmirësimin e dukjes së tyre.

Ju rekomandojmë këtë artikull:

9 Përfitimet Ushqyese të Qumështit të Arrave të Kokosit

Shpërndaj
Estetika - Probleme.me

Në Probleme.me mund të gjeni gjithçka rreth estetikes dhe kujdesit për lekuren. Mësoni bazat e kujdesit të mirë të lëkurës dhe si të zgjidhni produktet që iu përshtaten llojit të lëkurës suaj. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në estetika@rilinde21.sg-host.com